top of page

POEZI

BEKUAR TI, UNE, FRUTI YNE

 

bekuar qofshin syte e tu te gjelber
syte e tu ku zhvishet shpirti im
bekuar syte e tu 
qe kaq shume i dua.

 

bekuar qofte kurmi yt i arte
kurmi yt ku derdhen suhite
bekuar kurmi yt
qe kaq shume e llahtaroj.

 

bekuar qofte fjala jote e embel
fjala jote ku gjej paqe
bekuar fjala jote
qe tingellon si nje kambane e gezuar.

 

bekuar qofte heshtja jote
heshtja jote per mijera fjale
bekuar heshtja jote
qe kendon kaq lehte.

 

bekuar qofte dashuria jote
dashuria ku besoj verberisht
bekuar dashuria jote
qe zgjat cik me shume se dy dekade.

 

Bekuar qofsh ti
bekuar qofsha une

dhe fruti i dashurise tone

AMIN!

 

 

 

 

Mos ma shani atdheun -Edlira Jorgji Doko

December 18, 2015

|

Mos ma shani atdheun me fjale te egra,
Me ther, ne shpirt, dhimbja e tij engjellor!
Dikur kaleronte mbi male e fusha pafund,
Dhe per trimeri e fisnikeri s'e kishte shok.

 

Po kaloi nje rryme e rrembeu gjithcka,
Dhe pashe me syte e mi lulet te vyshken,
Dhe endrrat te plaken vetem ne prag,
Ne det te hapur, ne qiejte matane!

 

Nga ajo dite jam duke ndjekur pranveren,
Ku fshihet, ne c'bote eshte pleksur,
Ku fle, netet si i kalon vetem?
Syte e saj, pse jane tretur?

 

Ne kenge, nuk gjej asnje note,
Ne fjale, nuk gjej asnje gezim,
Ne shtegetim, nuk e ndjek dot,
ah e oh ,sa dhemb atdheu im!

 

Ndaj,
Mos ma shani atdheun me fjale te egra,
Me ther, ne shpirt, dhimbja e tij engjellor!

AUTHOR -ELLISSE

bottom of page