top of page


Poete dhe përkthyese
EDLIRA JORGJI DOKO

KA POETË…
Ka poet që këndon lehtë,
ka poet që shtrëngohet kur flet.
Ka poet që ulërin dhimbjen në kockë,
ka poet që kërcen mbi lot.
Ka poet të lidhur me zinxhirë,
ka poet që betohet për liri-në.
Ka poet që mbushet me ajër,
ka poet që mat edhe hapat .
Ka poetë sa të duash,
por rrallë poetë janë poezi më vete.
Frymëzim është
momenti ku flakërojnë vetëtimat,
gjëmon gjoksi,
dhe emocoinet mblidhen një grusht,
një pikë lot.
Momenti kur prekesh nga stuhitë,
stinët, perënditë,
ndërsa qiejtë e toka,
rrokullisen tok përqafuar,
e të rrëmbejnë me frymëmarrje si era.
Një ciklon poetik…
Detet,oqeanet, lumenjtë, liqenet
janë në pëllëmbë të dorës.
Dallgët
shndërrohen ne dhimbje,
e dhimbja bëhet kënaqësi,
loti - gëzim, pikëllimi - këngë,
e puthja - shpresë...
librat e mi
"NUK TË DUA,POR PUTHMË"





bottom of page