

Poete dhe përkthyese
EDLIRA JORGJI DOKO
NJERIU- Edlira Jorgji Doko
Flamuri eshte pashaporta e kombit,
Dhe pashaporta gjak i individit.
Gjaku eshte identitet i kryqezimit,
Dhe identiteti prejardhja e popullit.
Prejardhja eshte historia ne shekuj,
Dhe historia korrja e fitoreve ne lufte.
Fitorja eshte lavdi ne breza,
Dhe lavdia nje trofe, liri, fryme.
Trofeu eshte qielli ne motin blu, me diell,
Dhe liria hena e plot ne stine.
Fryma eshte jeta dhe zjarri dhe toka,
Dhe jeta, nje ender qe jetohet me frike.
Endrra eshte pasioni i njeriut,
Dhe pasioni dashuri ne eter.
Dashuria eshte vuajtje e marre,
Dhe vuajtja trashegimi e vjeter.
Trashegimia eshte stafete e Uneskut,
Dhe stafeta besueshmeri ne shpirtra te virgjer.
Besueshmeria eshte ndergjegje e shendoshe,
Dhe ndergjegja eshte pasterti...
Pastertia fillon nga vetja.
Vetja fillon nga paqja.
Paqja fillon nga dija.
Dija ka fjale te pakta.
Fjala ka nene mencurine.
Mencuria lind ne zemer.
Zemra jeton ne engjej.
Engjejt jane krijese hyjnore.
Krijesat hyjnore jane persosmeri,
Dhe persosmeria, edukohet, rritet.
Edukimi ka rrenjet ne familje,
Dhe familja, eshte perendia ne toke.
Perendi eshte nena,
Dhe zot eshte babai.
Shqiponje behet motra,
Dhe kapedan vellai.
Njeriu nenshtrohet ligjit.
Para ligjit jemi njerez, njelloj.
Pa qeveri nuk ka pushtet,
dhe pa pushtet nuk ka qeveri.
Ka njerez qe bejne gabime.
Ka njerez qe bejne faje.
Gabimet ndreqen, falen.
Fajet falen, por nuk harrohen.
Jemi specie e privilegjuar;
Flasim, qeshim, qajme, kendojme;
Qenie e bekuar. Duhet pak, shume pak,
Te jemi njerez te medhenj.
