top of page

Frymëzim është
momenti ku flakërojnë vetëtimat, 
gjëmon gjoksi,
dhe emocoinet mblidhen një grusht,
një pikë lot.
Momenti kur prekesh nga stuhitë, 
stinët, perënditë,
ndërsa qiejtë e toka, 
rrokullisen tok përqafuar,
e të rrëmbejnë me frymëmarrje si era.
Një ciklon poetik…
Detet,oqeanet, lumenjtë, liqenet
janë në pëllëmbë të dorës.
Dallgët 
shndërrohen ne dhimbje,
e dhimbja bëhet kënaqësi, 
loti  - gëzim, pikëllimi - këngë,
e puthja - shpresë...

 

GEZUAR 2016!
Mengjes i pare i vitit,
 

Nuk e mendoja se djali i universit
dhe mbreti i tokes, rrezet e zjarrta qe
mbjell ne sy  e ne palce,
skllaverojne bijen e nates, henen.

Lidhur me pranga. Hidhni nje sy 
lart ne qiell. Dhe Veneria 
qesh me lot...

Nuk e mendoja,
Nuk e dija..

 

Buzegezoj ne heshtje
sa here i dashur
peshperit ngadale,
nuk te them lumturine
nuk te tregoj rrahjet e zemres.
Qielli humbet
ne boten e madhe
oqeani mbidhet nje pike:
si malli yt,
si lotet e tu,
ne dhimbjen tende,
ne duart e tua,
nje perle 
zhvishet shpirti im.
 

MEDITIM

Kur te mendoj ty ne heshtje,
Kur te mendoj ty ne heshtje;
Ethet ne trup marrin flake,
Qe djegin nje bote me zjarr!

Oh! Arratisem ne mbreterine e endrrave, ne diell;
E enderroj. Veshtrimin e syve te tu qelibar.

​FOLLOW ME

  • Google+ Social Icon
  • Facebook Social Icon
  • Twitter Social Icon
  • Odnoklassniki Social Icon
  • Pinterest Social Icon
  • c-youtube

© 2023 by Samanta Jonse. Proudly created with Wix.com

bottom of page