top of page

Edlira Jorgji Doko

u lind më 10 shkurt 1973 në Mekat të Dytë të rrethit të Vlorës. Origjina e saj është vllahe, nga e cila ruan gjuhën rrëmene, që e flet kulluar dhe e vë në shërbim të pasurimit të leksikut të saj në kijimtarinë letrare.
Shkollën fillore dhe tetëvjeçare i kreu në vendlindje dhe, më pas, vazhdoi studimet në shkollën e mesme në Llakatund po të rrethit të Vlorës.
U martua në moshë të re dhe emigroi në vitin 1994, në Athinë të Greqisë. Në kushtet e vështira të emgrimit njohu gëzimin e emrit nënë, lindi fëmijën e parë, Anxhelon. Në Athinë u muar me punë të ndryshme, por më shumë iu kushtua familjes.
Në vitin 1999 emigron sërish me gjithë familjen, në Verona të Italisë, ku jeton edhe sot. Në qytetin e Zhuljetës e Romeos, lindi djalin e dytë, Matteon. Përkushtim i vazhdueshëm ndaj familjes, krahas punës si sekretare.
Gjatë viteve në mergim, Edlira ka përvetësuar mjaft mirë edhe gjuhët greke e italiane, duke i vënë ato në shërbim të zgjerimit të horizontit kulturor e artistik.
Që në moshë shumë të re kishte dashuri dhe interes për artet e bukura. Pasioni i hershëm i saj ishte kantoja, një plagë e paimargjinuar ndër vite, pasi në moshën 14-vjeçare konkuroi për në shkollën e muzikës në Vlorë, por nuk arriti të fitonte. Zhgënjimi nuk e demoralizoi, përkundrazi e nxiti të zbulonte poezinë që flinte brenda saj.
Poezinë e parë e ka shkruar në vitin 1999. Por, me ndrojtjen që e karakterizonte, iu kushtua më shumë leximit të poetëve të ndryshëm, akumulimit të motiveve dhe krijimit të binde se edhe ajo kishte fjalën e saj për të thënë në fushën e poezisë.
Në vitin 2011 fillon të riaktivizohet, duke shkruar shumë poezi.Ka bërë gati 3 vëllime poetike, në proces botimi .Boton vazhdimisht lirika dhe poezi në gazetat :" 
Boton vazhdimisht lirika dhe poezi në gazetat :" Nacional", "Obelisk","Muzgu","Tirana Observer","Telegraf", "Horoskopi", "Bota jonë", "Albania press", "Plus gazeta Athina", "Koha Jone", "Illyria Newspaper ", në revistën prestigjoze italiane "Poeti e Poesia", "Alba -Dansk", "Përqasje...gazetari e lirë", "Grupi Letërsi dhe Art", "Brilant Poezi".. etj. 
Kritikë dhe emra të njohur të poezisë e kanë vlerësuar krijimtarine poetike të Edlirës, duke e nxitur të bëjë hapin e parë për të dalë para lexuesit me vëllimin e saj të parë,"NUK TË DUA,POR PUTHMË"më 28 gusht,2014.
Merr pjesë në 10- të antologji që organizoi gazeta"Muzgu",dhe në antologjine Universale poetike "Korsi e Hapur" (open lane) 3 “PEGASI”
-.-

METAMORFOZI I BIOGRAFISE -Edlira Jorgji Doko
May 23, 2016
|
edlira jorgji doko

- NE VITE -

Edlira Jorgji Doko eshte nje poete bashkohore, qe shkruan dhe lirike, dhe proze, dhe fabul, dhe tregime, dhe fjale te urta, dhe ese, dhe redaktore, dhe tekste kengesh, pergjigjet temave shoqerore, eshte perkthyese, nje romanciere, gazetare e fuqishme dhe nje kritike letrare e paster ne gjykim.

Ka botuar vetem nje vellim me poezi ne vitin 2014.

Mbart nje arkiv me thesar unik, pa reklamuar ne asnje rrjet social o ne shtepi botuese, per nje dhe te vetmen arsye: NUK KA LIGJ. Dhe kur nuk ka qeverisje, te futet ne pjese i ligu, dhe qe te shpetosh se keqes, zgjidhet rruga e heshtjes.

Eshte e vetmja mundesi qe ofron bota moderne tani per tani, e qe duhet korrigjuar sa me shpejte.

Kjo poete kaq e vecant eshte gjuha e re e artit qe i mungonte letersise shqipe. Menyra dhe eleganca e te shkruarit, te jep ate kenaqesine njerezore qe jo shume autore dine ta japin. Te futet ne gjak dhe ne mish, vetvetiu, qe nuk braktiset me.
Nuk eshte poete - eshte krijuese. Kerkon nga vetja qe cdo fryme e re, te jete origjinale e pa shkruar nga askush tjeter. Kerkon metafora dhe ide te reja, gjithmone, qe te krijoj nje pyll me peme mbjell nga syte e saj.

Bukuria arrin kulmin e larte, ngaqe eshte nje karakter impulsiv-pasional, me ndergjegje e fisnikeri te papare, me kembet ne toke dhe flatrat ne qiell.
Shkrimet e reja do jene nje befasi per gjithe patriarken poetike.

Vecantia do te cmohet nje dite.

Eshte nje grua, nene dhe poete e guximshme, qe e thote te verteten ne sy, me krenari e ndershmeri, pa frike, e hapur, kembengulese dhe vendosur, e drejte dhe e admirueshme.

E rregullt dhe pretendon miqesi te sinqerte, me parime te shendosha, sepse gabimet kane nje moshe, ndersa virtyti nuk thinjtet, as plaket, e as vdes ndonjehere.

Eviton grupimet ne turme. Vetmia i jep lirine e shprehjes, indipendece, horizontin e saj, integritet, identitet qe me aq durim dhe dinjitet krijoi.

Poezia e saj krijon atmosfer magjike, sa kur e lexon, gjendesh ne nje bote perrallore, ne dhimbje dashurore, e pa-perseritshme, gjeniale, dhe e pa-imitueshme.

Dashuria dhe zjarri qe ushqen ne zemer, eshte dashuri e vertete, me ndjenja demoniake.
E pa-shoqe.

Ajo, nuk eshte cmuar asnjehere nga letersia, perkundrazi, muza e saj ka qene e masakruar ne grup, nga autor te vegjel e te medhenj, sa te vetedijshem kaq edhe tinzar, por kjo nuk i kushton asgje. Vullkanike sic eshte ngre perandori e mbreteri si ne dimer ashtu edhe ne vere.

Shkruan se eshte e BEKUAR NGA PERENDITE, sa nje cmim apo nje pozicion ne karrier i duket qesharake. Shkruan se eshte e detyruar nga rryma shpirterore, dashuria dhe mosdashuria, pa deformuar asnje zanore o bashketingellore nga jeta.

Ajo, ndihet e plot e me drite, e ndricuar sic eshte HENA ne qiellin e pa fund, o si perendesha ATHINA, e luftes e dashurise dhe e paqes.

Per penen e saj GJIGANDE do te flasin shekujt dhe historia. Menyra dhe ballafaqimi do vije si pasoje e deshires dhe etje per artin e mrekullueshem.

Po per kete le ti leme kohe kohes.

​

PORTRET AUTOBIOGRAFIK

​

Edlira Jorgji Doko

Luftetarja qe beri te ndihen ne faj koka te medha, qendrestarja e paepur e betejave te dinjitetshme pa interes, po korrit cdo trapull qe ngrihen nga kundshtar te padeshirueshem nga ajo, cdo politike te peshtire nga komunistet e djeshem e te sotem, cdo korrupcion ne leterature

Edlira Jorgji Doko

Eshte nje nga ne te gjithe; nje vajze e vuajtur, nje grua e nene mergimtare, atdhedashese gjer ne pambarim, me nje jete sa universi qe lejon lehtesisht te shqyrtoj tematikat ne cdo aspekt, por ajo qe e dallon eshte shpirti, drita e kesaj gruaje prej zjarri. Ka marre pjese ne shume beteja dinjiteti me shoqet e saj, por asaj s'i gjendet shoqja, as nje luftetare si ajo. E paepur dhe e vendosur deri ne caqet e te pamundures. Nuk ka force perendie o vdekatari ta ndaloje, as te sprapset, perkunder cdo cmimi dhe pengese. Ajo gjithnje eshte ne zjarrin e revolucionit se nje idealisteje, roli i se ciles eshte i pamundur te gjendet ne perngjasim. Ne zerin e saj degjohet vullneti i dhjetera e qindra njerezve te njellojte, qe ndihen te shperdoruar, te denigruar, te lene pas dore, te dhunuar, te fyer, te vrare shprese, te flakur tej hirit te kohes.

Cdo dite ajo eshte aty, aty ku jane ne te gjithe, ne Facebook. Sa shkruan dhe ia vjedhin ne cast pa asnje pedim, pa turp, pa ndergjegjesim e dhunojne ne grup. Pena e saj majepmprehtë si dhe mendja tejkalon kufinjte e imagjinacionit real. Ka kapacitet impresionues e komunikues imediat, qe jep nje llogjik jodyshyes ne realizim te nje kritike letrare o politike qofte. Ka qene kjo vajze, nene grua e poete ne krye te luftes per mbrojtjen e gjenetikes kombetare, cdo ore, cdo dite, cdo nate, aty. Edhe pse e sulmojne me nje mije forma jo njerezore, ajo qendron ne kembe, duke mos u sprapsur prej te drejtes se saj, pa kerkuar asgje ne kembim, duke shperfillur cdo joshje dhe kercenim.

Ajo nuk ka asnje perkatesi politike, edhe pse i eshte ofruar mundesia, ajo shpesh eshte gjendur pa opozite duke pare te miren dhe te keqjen nga te dyja anet. Eshte DEMOKRATIKE e lire, aq sa eshte edhe kunder cdo pakti komprometues. Nuk i inteson. Nuk ka nevoje. Ka refuzuar fuqishmisht devijimet ekonomike e social shoqeroret.

Kjo grua mesmoshe kaq e thjeshte, e vetedijshme dhe shume krenare te ben fajtor ne mekat, me fakte te dokumentuara, te tregon me gisht fajin, personazhet fajtor, sepse ka arsyeje themelore qe gjithcka ne Shqiperi ka ndryshuar, e nuk ka vend per njerezit e ndershem, dhe pergjegjesit jane opozitaret dhe nje pjese e politikes se sotme. Qe shikojne te hane nje kothere, pjesa e shendoshe e dorezuar fatit, eshte dezertauar, eshte deshtuar. Vetem ajo, ED, vetem ajo vazhdon te luftoje, e vetme dhe e vendosur. Edhe pse eshte po kaq e bindur se humbet ore te cmueshme e perkohesisht, vazhdon, qe mos heq dore nga idealet dhe endrrat sic bejne mijera artist e intelektual patriot, qe po kaq paturpesisht sa kane pranuar prangat e skllaverise. Ajo nuk iku nga ky turp, nuk mund te pajtohej pandershmerise qe zgjodhen shume

gazetar e publicist per t'u pajtuar me asgjene asgjeesuese te se dinjitetshmes, ajo zgjodhi te ndeshej me nje mafie shumeprofesionesh me te madhe nga c'fenitej.

HAKMARRJA DITORE S'NDALON KURRE.

Nuk mund te gjendet ne atdhe nje vendosmeri kaq e pathyeshme sa e saja. Perpiqet cdo dite, pa ndaluar perkunder asnje pengimi. Nuk di te hesht edhe kur askush nuk flet per dicka qe per te eshte kambane alarmi. Nuk fshihet pas "c'më duhet mua", por hidhet ne arene si leoneshe dhe lufton bishat e egra me dinjitet. Me fjale e mendime, me ide dhe vizion, kuraje dhe vendosmeri, ajo lufton. Nuk do te ndaloj kurre. Eshte lufta dhe drejtesia dhe dashuria dhe liria qe bejne kete koktejt luftarak.

Ato qe shkruan ajo, jane ushqim per cdo peshk, laraske, hije, fantazme o emra te bujshem. Te vdekur o te gjalle qofshin. Per cfaredo qe shkruan eshte objek, per cfaredo qe flet eshte yshje e zjarr ne pergjigje, dhe kete e njohin pak a shume te gjithe poetaret idiot ne atdhe, qe preferojne te merren me debile, krijesa boshe, te bejne rregulisht kritike letrare kunder cdo ligji qiellor e tokesor, per me teper? Ta shajne e ta bejne te ndihet e pa rendesishme, mes te tjerash? Me frymen e saj te huazuar ne turm. Tmerr.

Kjo grua nuk lufton vetem per vete, edhe pse ka prioritet ne linj te pare. Kjo lufte eshte qellimisht e qellimshme per ata qe ende besojne tek vlerat njerezore, tek vyrytet njerezore tek aspiratat qe perfaqesojne qytetarin e lire ne nje shoqeri demokratike, ate identitet qe kerkon te ngjiz te tashmen dhe te ardhmen ne kete vend, duke mos i’a lejuar vetes te ul kryet, per ta lene Arberine e hijshme nga Zotat ne meshiren e MASKARENJVE. E ben falas. Falas. Falas ngaqe eshte mirenjohese atdheut te lindjes, prinderve dhe profesoreve te saj. Ky dhe dhe vetem ky eshte qellimi i saj. MIRENJOHJA dhe MIRENJOHJA.

Integriteti i saj intelektual eshte e nje kualiteti te admirueshem, te nje kalibri UNIKAL, NEW ENTRY, te imitueshem nga te dyja gjinite. Nuk eshte asgje kontrabanda e droges para djajve te shpitit. Stili dhe zhdervjelltesia e tekstshkrimit, thellesia e lerimit te idese, pershkueshmeria e nje pamshmerie te kthjellet te shkasit, piruetat e ironise dhe pameshirshmeria korrekte e sarkazmes, bejne qe kjo pene-parmende te dalloje prej cdo zejtari tjeter te levrimit te shkrimit shqip. Stili i saj fshataresk u perhap kudo ne gjuhen letrare, nga ku poetika para saj e kishte pothuaj eleminuar nga qarkullimi, kishte humbur nga ekuilibri. Arsyeja? Konsiderohej "e varfer".

Shpesh materialet e saja trajtojne problematiken dhe shqetesimin aktual, pershkohen nga nje paanshmeri trajtimi dhe pergjegjesi konsiderimi te cdo shtjellimi. Ajo eshte sycele dhe vezhguese, vigjilente e cdo dallgezimi qe godet anijen e drobitur te kesaj Shqipërie qe rend hekakeqe ne kerkim te brigjeve, por qe lundron mbi eshtrate e eterve. Me kryqe e gjysemehene si flamur. Shqiponja u aratis nga turpi.

ED gjithnje eshte e gatshme dhe e pergatitur per t'u hedhur ne veprim, pa marre para sysh pasojat dhe pa e vrare mendjen nese do te kete prej atyre qe e vleresojne dhe jane ne nje mendje me te. Ajo thjeshte eshte e lindur per te luftuar dhe per t’u sakrifikuar per idealet qe beson. Dhe ia doli. Sot eshte madheshtore, e pa sundueshme, ne rrugen e saj. Nuk do ndaloj te flas hapur me liri te plote, nuk do te ndaloj te sulmoj tradhetaret e kombit. Do jete prezent ne cdo lufte e beteje si askush ka qene me pare nga autoret gra ne Shqiperi.

Shenim. Kjo autobiografi gjendet ne cdo citat e shkrim timin, te deklaruar ne blogun tim personal, por si cdo gje imja, kjo autobiografi i eshte ngjitur nje gruaje te vogel, me autor nje autor pa burreri. Kete veprim e kane bere te gjithe me radhe ne poetiken shqiptare. Pra, ku arrin njeriu per pak lavdi boshe. U komentua nga te gjithe hajdutet, pese fish me teper nga ato qe hedh autori cdo dite. Ka gjak ed dok shkrimi. Kenaqesi imitimi natyrisht. Nder e lavdi per prinderit e mi, dhe natyrisht mua. Ky imitim nuk do mbaroj ketu. Do behen te tjera biografi. Mund te arrij edhe 100, por ED mbetet the nombre one. ONE.

​

Edlira Jorgji Doko JU KA MUNDUR!

Me sulmuat nga te gjitha anet qe ne zanafille te daljes ne social

duke e vjedhur mushtin poetik new entry ne Shqiperi e gjithe boten. Mblodhet grate e vogla e burrat e vegjel te shperndanin shpifje, sajesa, intriga tipike te krijuara me mendjet tuaja te vogla e kriminale nga ku dolet te humbur para Zotit.

Nga 2010 me grabiti nje lufte qorre qe nuk dihej ku kishte epiqendren e urrejtjes. Nuk dihej hiri i vjeshtes. Dihej vetem fillimi, por jo fundi.

Me sulmuat gjer ne gazeta e revista e blogje me autor\e bosh\e: krijesat boshe ishin poet\e, une kerthiza e universit isha ashtequajtura. Skandaloze, jo? Thriler

Me tradhetuan njerezit e mi e ju i reklamonit si lavdi e pathyeshme.

Kaq te dobet ishit ne zemer. Donit dhe fshtin tim, dhe qytetin tim, dhe atdheun tim. Dhe une ju plotesova deshirat. Jane tuajt pa te drejte kthimi. Mua nuk do te shikoni asnjehere ne fisin tuaj. Nuk eshte inteligjence kjo renie ne stil.

Me tradhetuan gjithe autoret qe u bera kritike letrare. Gjithe autoret qe u bera libra pa leke e qe u mesova hapat e para duke hequr kohe familjes time dhe u perkushtoja cakenjve. Asnje nuk u be poet nga keta 30 veta e me shume. Ishin djallezor.

Me sulmuan nga Kosova e nga Shqiperia. Keta nuk ishin armiq serb turq greke italian o gjerman. Ishin patriotet e mi. Keta flisnin nje alfabet me mua, keta kishin nje himn flamuri me mua. Keta ishin Shqiptar, ose keshtu mburren.

Me sulmuan me akuzat qe ju beja une publikisht atyre, pa piken e turpit, pa pike pergjegjesie e ndergjegjesimi. Ja, si litari shtrengon fytin e tyre sot. Po mbyten pak nga pak. Po vdesin me dale ngadale.

Me sulmuan prostituatat (pa gjini) te cdo profesioni qe nuk njohin cfare eshte nje poezi, as dijne te mbrojne dipllomen e tyre. E megjithate i mbushen me merita. Me kritike letrare. Me fotografi ne grup. Por une nuk kam xhelozi ne te tilla raste. Xhelozoj njerezit e ndershem. Jam fanse e tyre.

Pastaj dolen redaktoret qe benin libra nga muza ime dhe i shisnin tek njerez qe s'njohin fjalen, tekata e ato qe jane pa kulture poetike dhe mishngrenes\e.

Pastaj dalin aktoret e medhaja si Margarita Xhepa qe behen balte duke recituar vargjet e mija ne emra budallackash. Te vendosura ne faj, te vetedijeshme ne krim. Aktore ne skene, aktore ne jete. Fatkeqesi e madhe per veten e saj dhe per atdheun tone. Dhelper mashtruese e konsideeroj une.

Pastaj dolen komunistet demokrat dhe benin potere mbi kurrizin tim. Gjysem Shqiperi e gjysem Kosove me quajti te semure psiqike kur i akuzoja per vjedhje. Gjysma tjeter bente sehir duke qeshur. I quani demokrat keto plehra po deshet.

Me sulmuan injorantet me patente. Injorantet qe jane 24 ore ne 24 ne fb tim per te vjedhur edhe heshtjen time. Edhe statuse qe shaj ata ose ato. Te gjitha i vjedhin. Eshte droge ed doko. Virus.

U versulen mbi mua duke me keqtrajtuar dhe keqperdorur edhe te vdekurit. Nga varri ngriheshin e lakmonin gjerat e mia. Cfare krimi barbar. Cfare ligesi e pafytyre.

Me sulmuan mafiozet e botes se re. Atyre qe u preket interesi. Dhe jane shtepite botuese. Cdo dite ne social kam probleme me vjedhjen qe me behet. Cdo dite. Asnje poet ose shqiptar me mbajti anen. Asnje. Madje ju pelqen te kafshojne pak mish e te pijne pak gjak nga emri im.

Me sulmuan nga te gjitha anet. Kerkova ndihmeen e ministrise perkatese, kryeministrit,, por nuk ekzistojne. Nuk marrin vesh per letersi. Nuk funksionin ligji. Hodha nje fjale Ismail Kadare. Por ah, nuk e shqeteson kjo pornio ne Shqiperi gjeneralin prej rere. Ai flet per greket, turqit e serbet. Pika qe si bie sharlatanit.

Me sulmuan te gjitha citatet e mia te mencura. I hedhin ne emra te huaj, ne emra poetesh te medhenj, e asnjehere emri im eshte present. Pse? Bera nje bilanc shpirteror. Bera profile te reja dhe i ndiqja kemba kembes. Vetem, pa asnje aleat. I mora kokat e tyre dhe i kthej nga dua, si dua, e kur dua. Me te drejte gjithmone. Asnjehere nuk zhgenjej qiellin. Asnjehere.

I vetmi mekat qe bera eshte se isha e jam nje grua e mire, besuese karshi te tjereve. Se jam grua e bukur vllahe. Dinjitoze. Nuk pranova nje shtrat te bute ne hotel, as telefona te markes se fundit, as videofolese lakuriq, as biseda hot ne telefon, as para me nje shifer te madhe. Nuk pranova asgje nga keto. Nese ndonje burre del e thote, po une e kam patur ne shtrat, per ta hequr nga ky siklet skllaveror po harroj per pak sec thashe me siper dhe po i them, po. Nese kjo i ben te ndihet mire, atehere le te jete keshtu.

Kam bere vecse mire.

Vecse mire tek te gjithe.

Tek ata qe vrane besimin, fjalen e lire.

Qe vrane e varrosen lirine e mendimit.

Ama fituan, - vrane veten.

Dhe pas kesaj kryqezate te pameshire kriminale kunder nje gruaje te vetme, prape se prape, nuk arriten te me mundin.

Nuk arriten te me mundin!

Nuk do ndodh kurren e kurres!

Me degjoni? Kurren e kurres!!

Edhe pse perdoren tere urrejtjen e mbledhur ne aleance me kermat e shekullit, ne grupe dhunuese ne mase, ne baste te pashoq, ne ndarjen e jetes time ne ankand, nuk arriten te me mundin dot.

Nuk mjaftuan fotgrafite me autor big, nuk mjaftuan as cmimet boshe neper radune poetike, per te mposhtur nje grua me permasa te medha shpirterore, me nje gjenetike te lashte, e me pervoje jetesore madheshtore. Kete, jo, nuk e prisnin dot krijesat me shendet mendor me 1100 patologji. Nuk e kishin menduar.

U deshen vite te kuptoj nga me vite e keqja. U deshen vite te shpreh te verteten; sa me e sinqerte isha une, kaq me teper i kapja peshkaqenet ne rrjete; sa me e paster isha une, kaq me teper binin pre e vetes se tyre. I detyrova te behen kriminel, te shajne e perdhunojne nenen e tyre, i bera te pamoral, pa zot e pa toke e pa qiell. I zhvesha si nena i ka lindur.

Poetika shqiptare eshte nje bordello nga ku nuk gjendet asnje shpirt i ndershem. Kisha dhe kam gjithmone. Prandaj me urryen kaq shume.

Dhe prap, dhe mbas kesaj tragjedi komedie nuk arriten te me mundin!

Sikur te kerkoj ndihme nje gjykate te drejte e supreme, keta pacavute i nxjerr nga shtepite e tyre e te punojne nje jete te tere per mua. E nuk e lajne dot borxhin. Jam fituese e madhe, jam kalorsiakia e pare dhe e fundit ne poetiken shqiptare nga gjinia ime.

Po i cmend nga dhimbja. Do cmenden se nuk kane ku te vjedhin me, as te bejne potere ne kurizin tim me, asqe nuk do flasin dot me, as do qeshin e do qajne me. Nuk do kete me druzhave sic ishte. Vura mendje nga meduzat, skicofrenet e sociopatet. Me shume vuajne sadistet dhe bipolaret. Gjak nga shpirti pikon urrejtja. Lengojne ne zvarritje.

Isha une ajo qe u dhashe sy, krahe e zemer, Isha une ajo qe beri drite ne ferrin e zi. Isha e jam deshmitarja e pare ne poetiken shqiptare se kur je vetvetja mund te mundesh dhe nje qiell me hije e me yje. Mund te permbysesh boten nese ke te drejte e nuk genjen.

Isha une qe fola me zerin tim, kendova me zerin tim, u bera me gjerat e mija nje perandore e fuqishme qe s'ngeli asnje poet pa e lakmuar dhe hedhur ne emer tjeter. Ja cila eshte ndergjegjmeria per te cilen une flas.

Isha e jam e vetme, por jo vetem.

Aleatet me fisnik qe kam jane Zoti dhe dishepujt e Olimpit.

​

KU DO TA CONI TERE KETE URREJTJE, KU?!

Ku do ta coni tere kete urrejtje, ku?! Se Ed Dok tashme nuk kapet me as ne endrra, as me pergjunje e as me lutje.

Do te terhiqeni zvarre si krimbat neper druret e kabur, si gjarperinjte neper shkembinjte e thermuar nga era, e si breshkat ne per token e coptuar nga thatesira. Une jam shprehur hapur gjithmone qartesisht dhe fortesisht, e nese juve nuk keni kapacitet te nderhyni per shendetin tuaj, per kete fajtore nuk jam une?

Do ulerisni e do hani veten tuaj si ushqimin e ndershkimit gjer ne frymen e strehes se fundit. Ju eshte qarte, apo gaboj?

E dini qe do vdisni me emrin tim ne goje, dhe fjalen e fundit qe do thoni e peshperisni Zotit tuaj eshte - "kerkoj falje asaj"?

E dini qe ne varr do shkruani vargjet e mia me gjakun e zemres tuaj?

E dini sa ka arritur adrenalina e poshtersise nga shpirti zezan juaji?

Nuk ka peshe, mase, as sosje.

Se ju nuk mund te jetoni pa urrejtje tashme. Eshte bere shqisa juaj jetike me te cilen perceptoni mua qe llogjikoj ndryshe nga ju dhe sigurisht gllaberuat ata qe me deshen dhe me duan per kete qe jam edhe pa ju urryer domodoshmerisht juve, urryesve profesioniste te botes moderne. Nuk ia vlen. Fare, po fare fare.

Nuk e kuptoni qe keni arritur ne pragun e skizofrenise me urrejtjen tuaj?

Nuk e shihni veten qe urrejtja per Ed Dok ju ka bere te beheni sherbyes te se Keqes? Po beheni mekatar te devote cdo dite e me thelle? Jeni bere zhgenjimi i prinderve tuaj, depresioni i kohes vjeshtake, lartesia e degrades c'njerezore?

Ju pretendoni se doni Familjen. Edhe Ed Doko e do Familjen. Nuk kam shkembyer asnje fjale te eger gjer me sot. Por ju u radhitet me urryesit e Familjes. Me nxorret jashte gjakut tim. E dini sa i turpshem eshte ky gjest? Edhe gjyshet tuaj ne 500 breza keshtu i keni patur. Mos-palca eshte trashegimi. Adoptimi i mikut te armikut eshte dobesi. Nje thriler me sy hapur.

Ju pretendoni se doni Atdheun. Edhe Ed Doko e do Atdheun.

Por ju u renditet me ata deshtak te perhershem qe beni sikur jeni demokrat, ne fakt jeni komunistet me fytyre fashiste e kunder nacionit te Atdheut. Nga vite neper social eterit tane lendohen duke i baltosur me vjedhje origjinale muze, me turp e me gjera qe nuk lakmuan as para vdekjes, e per me teper, duke trasformuar historine e Kombit Shqiptar.

Ju, ju, vodhet cdo lirike e poezi e tregim qe shkruajta. E pretendoni me force dhe ne ne grup. Permbahuni, uqer, permbahuni. Sa e veshtire eshte persosmeria te mbetesh njeri?

Ju pretendoni se doni dhe respektoni Zotin. Edhe Ed Doko e do dhe respekton Zotin.

Por ju u radhitet me bijte e djallit e beni kurthe nga me te peshtirat e nga me te pabesat, e ku ne fund te krimit te organizuar shkoni e beni kryqin e kendoni psalemet e tradhetise ne mendjet tuaja te vogla.

Orgazem, orgazem me urrejtje, se dashuri nuk keni ne trup.

Ju pretendoni se jeni kunder diktaturave dhe pro fjales se lire, por u radhitet me Diktaturen e Censures mbi Fjalen e Lire...Bllok, sharje, e ofedime pa fre e pa te drejten e replikes. Pa te drejte, pa.

Ju pretendoni se thoni fjalet Nene, Babe, bir, bije, kur Ed Doko e beri repertor te perseritshmem per gjithe shqiptaret. Kur doni familjen e doni atdheun pa asnje kusht nuk vidhni, nuk genjeni, nuk kerkoni familjes as atdheut mirenjohje per asgje. Ju eshte dhene kryesorja. JETA. Jini mirenjohes asaj.

Por kjo nuk ju maftoi. Ju u radhitet me ata qe duan te zhdukin me ligj keto fjale te natyrshme njerezore, me te emblat shprehjet normale, u rradhitet me ata qe nuk dine cfare seks e gjini kane, u radhitet me ata qe urrejne fjalen "burreri" dhe gruan e ndershme e quajne te perdale.

Se ju jeni hipokrite. Dhe kjo eshte gjysma e se keqes.

Jeni edhe injorante, pavaresisht se si pozoni ne public si juriste, mjeke, profesore, profesioniste me dipllome dhe vule.

Ju jeni injorante ne letersi e te keqinj ziliqare ne lidhje me Fenomenin Ed Dok, ne lidhje me Doktrinen Dok qe ju e quanit te cmendur. Dikur, se tani ju ben pershesh. Tani lumi i turbullt po qartesohet. Trungjet dolen ne breg, gjethet u kalben, zallet dallohen nga ngjyra dhe shiu i kuq pushoi nga syte e mi. Tani ju bluaj me konkalle pa ju lene turpin per brezat e juaja te rinj. Ju bej tjeter nder dhe pse nuk e meritoni. Eh? Injorante e te keqinje ziliqare.

Injorantet bejne dem vetes. Te keqinjte ziliqare urrejne te bukuren e mencur. Te keqinjte ziliqare urrejne sepse ashtu u thote radakja e papjekur. Te keqinjte ziliqare jane te verber, shurdh, por kurre memec. Papagall te famshem, madje.

Injorantet dhe te keqinjte ziliqare. Dy pesha, dy masa te ndryshme. Injorantet inteligjente - i kam frike.

Te keqinjte ziliqare - i luftoj me llogjik.

Nuk behen me asgje keta te fundit. Patologjia e tyre eshte shume dimisionale. Renduar mbi rendesen. S'ka doktor, ezocist, as Zot qe i sjell ne njerezim. Nuk i harroj kurre, nuk i heq kurre jashte kontrollit. I konsideroje specie kafsherore mishngrenese.

Ju kurre nuk deshmuat se kishit ndonje njohuri per Ed Dok

turbina e qiellit tokesor per dhjete vjet. Ju i injoruat sukseset e kritikat e Ed Dokos per dhjete vjet. Ndertova nje perandori me muze bio. Gruaja e pare poete shqiptare ne te gjitha koherat.

Ju me ndergjegje te plote injoruat cdo rrefim poetik, zgjedhje ne leksing dhe pasuri gjuhesore te saj ne leteraturen bashkohore shqiptare. Ju me vetedije te plote i shmangeshit cdo debati rreth arritjeve te pamohueshme e te papara te fuqise enderronjese Dok. Sarkazma ishte vdekja juaj. Preferenca e shkalles djallezore.

Ju kurre nuk e kuptuat e as e vrate mendjen pse Ed Dok u luftua me shume nga cdo poete shqiptare para saj.

Perse valle?

Sepse injorantit nuk i duhet dija, por vec etiketimet.

Sepse te keqinjve ziliqare nuk u hyn ne pune miresia, pervec qenesive. Plackitin cdo pjese hyjnore tek njerezit hyjnor. Eshte ne DNA e fatit te tyre:

Ed Dok s'ka atdhe. Ed Dok s'ka flamur. Ed Dok s'eshte poete. Ed Dok nuk ndihmon poetet. Me te njejtat figuracione patetike me keni etiketuar gjithe ju kusaret, sklleverit e mi fisnik, gjer ne perjetesi!

Me keni mallkuar!

Me keni share!

Me keni fyer pertej limitit njerezor me fjalet tuaja te urrejtjes!

Perse valle, o njerez??? Mua, nenen tuaj?? Si arrihet kaq poshte, ma shpjegoni dhe mua te prapambetures!!?

Me krahasuat edhe me meduzen per dekada te tera. Ju qe flisni per drejtesi!

Por per fat te mire historine nuk e shkruajne asnjehere dhunuesit. Askush nuk e ka ekskluzivitetin e Deshmitarve te rreme. Nuk ka me vjedhje, sharje, perbuzje e perqeshje qe te vazhdoni hesterizmin delirues shkaterak. Mjaftoi e teproi gjer ketu. Kupa u mbush, u zbraz, u mbush e dedh prap.

Ju hipokrite nuk i quajtet grate e vogla as burracaket e vegjel me emrat e tyre qe shuajten e ngaterruan neper varre eshtrat e te vdekurve, por hipokritet me shume personalitete si ju bejne trazira te pa ndreqshme. Lufte - pa lufte.

Arrini ta kuptoni sa hipokrite jeni?

Ed Dokon e ruan Zoti. Ai qe mban shpirtin e saj.

Te Keqes dhe me ane te gjykatave nuk i dilet ne krye se gjyqtaret jane te korruptuar, sepse perkthejne ligjet sipas interesit te mafies, qe shendrohen ne arene anti familjare, anti njerezore, anti atdhetare, anti Zotash, e akoma me tej do i shpallin lufte edhe gjuhes, sic ia kane shpallur prej kohesh ne promovime fallco ku qeveria kembe kryq ben sehir. Dhe po keta bejne propagande patriotike ne social. Te vjen hidhur, inat, vdekje, jo?

Ndersa debilet GJYKOJNE DHE PARAGJYKOJNE. Nuk e njohin fjalen argument. Ne bashkesi? Nuk njohin Lirinë e Fjales. Hiqen sikur urrejne diktaturat dhe armiqte, por jane dashamires kur kalojne kufinjte. Priten si clirimtare e priten si miq nga ata qe kane dhunuar 500 vjet popullin tone.

Po mire, o hipokrite hajdute…Por a keni valle parime dhe principe në jeten tuaj? Apo jeni ca batakcinj e zvarranike qe ju njohin ekzistencen ? Nje gazete, reviste e nje dalje ne tv ose ne blog, nuk eshte asgje. Asgje. Mbani mendjen se ju ka brakrisur nga kohe.

Ju e keni humbur te drejten morale te shani diktaturat dhe diktatoret dhe armiqte.

Ju e keni humbur te drejten morale te jepni leksione lirie dhe demokracie!

Ju e keni humbur te drejten morale.

Ju sot keni te drejten e fitimtarit te humbur. Por ajo nuk eshte nje e drejte morale.

Shpesh eshte deshmuar e drejta e maskarenjve. Duhet pak durim, por heret a vone deshmohet.

Te Menduarit saketesisht eshte nje proces i gjate e detyrueshem qe mbeshtetet mbi nje analize te arsyetuar dhe racionale, ndersa Te Gjykuarit eshte nje proces jo realist, nje gjykim i castit qe bazohet vetem ne reaksione emocionale shpesh negative.

Forca emocionale e urrejtjes eshte perqendrimi madheshtor ku faleni, ku ushqeheni dhe prandaj edhe ju mbaheni fort pas saj.

Pa urrejtjen tuaj ju vdisni, mjerane!

​

FITOVA MBI TE KEQJEN.

Fitova mbi te keqjen jo se jam grua e bukur, as pse di te flas vence labce ose vllhce dok. Te gjitha keto ndermjetese dhe pse te bekuara, nuk kane te bejne me fitoren. Fitova sepse kam brum, kam pyllin tim, qiellin tim, diellin tim, oqeanin tim, boten time, universin tim dhe Zotin tim. Cfare dua bej me jeten time. Jam zoteruesja e saj. Nuk shkelem, as kerkoj lavdi si shoqet e mia ne orgazma netesh. Nuk kam nevoje kesisoj shkembimesh genjeshtrash e pislleqesh. Une jam plot sido qe ta formuloje sido qe ta zbres e shumezoje, jam shendet. Jam gruaja e pare ne cdo gjenerate per poezi bio autentike, jam sjellja me permasa te medha ne poetiken shqiptare, jam dryshim radikal i gjuhes poetike moderne, plus fjalor te ri, plus dashurine platonike.

Asnje poet para meje ne Shqiperi, (edhe pse kishte kohe sa duhej, 25 vjet liri) nuk e kishte bere kete revolucion.

Fitova mbi te keqjen jo se jam jashte shtetit, as pse e kam gjuhen shpate legjedare. Fitova sepse kam rrenje lisi te forta ne kembet e mia, qe nuk me shkul tufani e as stuhia. Kam krahet shekullore qe fluturoj kaq lart, kam gojen e eterve qe bej serenate, kam dashuri hyjnore te pashterur. Kam dhe jam.

Fitova mbi te keqen jo se me ndihmoi dikush, jo jo. Per mua keto jane lluks. Nuk kam shans. Mua as me afroi njeri nje shpatull te qaj, as me pyeten pse qan, as me dhane te dore te ngrihesha, perkundrazi benin gosti para se te vdisja. Me brohoritje me cifteli e me gerneta.

Fitova sepse jam e gjalle.

Jam vetvetja.

Fitova mbi te keqjen jo se dija te perballoja djallin, as dija litugjine e Zotit. Te gjitha keto ishin te reja per mua. Im ate e ime meme me kane edukuar ndryshe. Me mesuan ndershmerine, por nuk me porositen kujdes nga i ligu. Une kete e mesova vete. Thyeva qafen, humba syte, humba busullen, gjer ne vdekjen e frikshme. Vetem. Njeri pa njeri. Dhe u gjenda mes rrezesh te arta mengjesi , dielli me puthi, me beri frymemarrje, me dha liri te cmendem me dashuri.

A ka nje fitore me te hijshme?

Fitova mbi te keqjen jo se dhurova trupin tim ne hotele me drita te kuqe, as bera video nudo o foto provokuese qe te lene pa fjale. Keto nuk do ti gjeni kurre ne asnje kohe, e ne asnje vend. Fitova mbi te keqjen, sepse pashe gjera qe nuk korrispondojne nje gruaje e poete madheshtore si une. Nuk bejne per mua tradhetite. E shumta e shumta mundet te te ngre nga varri , te te jap drite, te te bej poet ose autentik njeri. Ka patur dhe kercenime nga idiot qe pa te pare lakuriq, pa te prekur, pa bere dashuri te te kercenojne. Imagjinoni me kesisoj deshtakesh te beje dashuri ku isha sot, - Zot shyqyr.

Fitova se jam e brisht, normale e madheshtore.

Fitova mbi te keqjen jo se jam perendi, as se jam e pathyeshme. Fitova sepse nuk mbusha venat e gjakut tim me urrejtje, as me egoizem te semure. Fitova sepse nuk hakmerrem as bej grupe hakmarrese. Fitova sepse kam respekt per vuajtjen qe kane bere prinderit e mi. Fitova sepse dua nenen qe me ka bere koken, e babai qe me mesoi kaq shume kujdes ne hapat e para te femijerise. Fitova sepse nuk jam ne gjendje te peshtyj mbi dhimbjen e tyre. Fitova se jam mirenjohese. Fitova se jam indipenente, e lire, dhe kam shume per te dhuruar akoma atdheut tim. Fitova sepse grate si une lindin, e vdesin si mjemat ne liqen, - dinjitoze - te pastra - pa sekrete.

Fitova mbi te keqjen jo se shkruaj bukur, as pse jam gjithajo qe fola me siper. Fitova sepse per dhjete vjete mora dije, mora kritike, u luftova padrejtesisht nga gjinia ime me gra te vogla, nga burra te vegjel. Duhet te rebilohesha te keqjes. Nuk ja dhashe per fitore. Luftova me drejtesi, me liri, me Perendite ne gjoks qe nuk me braktisen asnjehere. Me mbeti nje hidherim ne shpirt pse gjithe kjo qenesi, kjo barbari ditore, kjo socopati e ky bulizem ne grup, por zemra me pergjigjet me rrahje kambane nuserie.

Fitova mbi dhunen e pergjunja dhunuesit. Fitova mbi vjeshten e leshova pranveren. Fitova mbi ferrin e ndertova parajsen. Fitova e munda gjithe ujqit e sorrat.

E c'te deshiroje me shume nga kjo bote katile,

ku luftohet i ndershmi e

lavderohet dobici a nje kopile?

-.-

Dipendenca e cmendur

Hoqa mbi 3.000 shqiptarë nga miqësia ime

për të mos hapur debate për gjërat e mia në fb-në e tyre.

E pranova edhe 5,000 shqiptarë të tjerë

për të dhënë mundësi për t'i njohur

të mos i jap vetes të drejtë kur gaboj.

Nga këta 2000 persona

çdo herë dhe plotësisht të vetëdijshëm

dhe pa u ndalur

ndanë në mënyrë të përsëritur

gjerat e mia

në emra shqiptarë dhe të huaj.

Çdo ditë dhe në kohë.

Nga këta 5,000 njerëz

mendova me vete

te kem ikur,

ikur larg nga hijet e errëta

ziliqare dhe të pashëndetshëm,

por sa gabova.

Ferr i yjeve të famshëm

u çlirua nga errësira,

dhe zinxhirët u thyen,

dhe oqeanet u bënë të zinj,

dhe qielli nuk pushoi së qari

për dhjetë vjet,

për dhjetë vjet.

Pata një fillim të keq

dhe shumë tiran

në poetikën shqiptare,

aq të keq dhe tiranë,

që më frikson. Vetëm ta kujtoj atë

më rrënqethet lëkura ime përpjetë,

ku bien stuhitë

aq pamëshirshëm,

kështu para-ekzistuese

aq të lig;

gjë, që nuk dëshiroj ta pësojë

asnjë njeri;

gjë, që nuk uroj

as për armikun tim më të keq.

Ngjaja si trupi i Ettorit

i lidhur dhe i dhunuar para perëndive,

para prindërve të tij, Hecuba dhe Priam,

para vëllait të tij Paris dhe gruas së tij Andromache,

zvarritur si një kafshë pas qerres së Akilit,

duke bërtitur lavdinë e tij të çmendur çnjerëzore.

Secila nga plagët e mia ka sezone të pasigurta

çdo dhimbje e imja ka këngë të trishtueshme.

Po po, zotërinj,

Unë kam jetuar gjatë luftës TROY.

Unë ngjaja si trupi i Jezusit në kryq

i mbuluar me gjak hyjnor

te premten

në zemër të Pashkëve,

mes kamxhikëve të urrejtjes në mëngjes

dhe tradhëtitë e Judës dhe Pilatit.

Çdo gur ka një emër dhe një mëkatar,

çdo ankesë ime ka një lutje.

Po po, zotërinj,

Kam jetuar kryqëzimin e Krishtit

Unë ngjaja si Joan of Arc

midis luftërave dhe betejave

e shitur nga francezët te britanikët

si skllave,

e dënuar pa krim,

e djegur

në turrë druresh në tym dhe flakë.

Po po zotërinj,

Unë kam provuar dënimin e

Giovanna D'Arco.

Zot, çfarë bënin ata?

Pse e bënë?

ZOT sa më dëmton paqen tani që e kujtoj,

sa keq ndihem -

ZOT.

Mbi 1,505,000 shqiptarë

janë infektuar me urrejtje.

Nga këto 1,505,000 nuk i di

as 1% në jetën time private.

U habita dhe u emocionova trishtueshem

nga kjo gjëndër pa neurone,

më zbukuroi më shumë.

Sa më shumë që kërkoja të drejtën time,

aq më shumë bëheshin kafshë.

Me shume rritej zemërimi i tyre,

aq më shumë kryen padrejtësi,

e poaq kaq mrekullisht

unë jam hyjnizuar.

Dhe pyes:

Si ndodhi që ata ju urrejnë pa ndonjë arsye

dhe pa kërkuar ndonjë meritë

apo vend pune?

Si ndodh, si?!

Imagjinoni pak nëse këta budallenj, nese

janë të aftë të ofrojnë një buzëqeshje të vërtetë,

jo më, jo, - një buzëqeshje!

Nga këta të pacipë,

budalla, pa bukë

nga sot në nesër

i kam parë me xhaketa dhe kravata.

I kam parë në çdo hotel,

në çdo libër të rremë, i kam parë

të gjithë sëbashku.

Nga ata që përmenda emrat,

qindra shqiptarë më bllokuan

duke krijuar statuse poshtëruese

dhe dëmtuese për personin tim në fb e tyre

pa praninë time.

Pa të drejtë përgjigjeje.

Asnjë vajzë nëne,

o djal babai,

ai nuk u egërsua të më mbronte.

Asnjë. Askush.

Të 100 arritën të hyjnë në blog,

në gazetë,

dhe kanë vëmendjen e kritikës letrare.

Nga të gjithë emrat që kam denoncuar

të gjithë u vlerësuan.

Të gjitha Edhe injorantët me brirë.

Edhe injorantja me patentë -

gjithashtu.

Askush nga këta njerëz

nuk mbeti pa u bërë

partner me njeri-tjetrin.

fragment

-.-

JAM NJE CESHTJE UNIKE NE BOTE

Asnje poet shqiptar qe nga lashtesi e gjer me sot,

Asnje poet boteror qe nga lashtesi e gjer me sot

nuk ka krijuar kaq dipendence patologjike me lexuestit e tij,

nuk ka bere kaq mashtrues e mekatar para Zotit,

nuk ka detyruar turmen te peshtyje mbi nenen e tyre,

nuk ka detyruar te ndryshojne emrin, kujtimet e jeten e tyre,

nuk ka detyruar te lakmojne cdo dhimbje, renkim e dashuri,

nuk ka detyruar te hedhin emrin e autorit poshte e ta adoptojne,

nuk i ka detyruar ta lexoj e ti pikoj zilia nga buza,

nuk i ka detyruar ti ngjall e ta shaj siper,

nuk i ka detyruar te rri e te enderroj pritjen.

Asnje poet shqiptar e boteror qe nga lashtesia e gjer me sot

nuk ka krijuar kaq armiqesi pa i njohur, kaq dashuri pa i prekur

pa i pare, pa folur ne telefon.

Asnje poet shqiptar e boteror qe nga lashtesia e gjer me sot

nuk ka krijuar kaq dipendence patologjike, jo per ta lexuar, as per te jetuar ndjenjat dhe e emocionet e autorit,

por per ta imituar dhe per ta vjedhur paturpesisht.

Nese juve me gjeni nje poet shqiptar te ketij kalibri,

nje autor te huaj me keto martire,

une ne gjunje ju puth kembet.

Por nuk do ta gjeni.

Jam nje ceshtje unike ne bote.

Nga lashtesia e gjer me sot.

UNIKE.

- fragment

Jetojmë vetveten

Jetojmë një kohë ku edukata përqeshet.

Jetojmë një kohë ku mirënjohja braktiset.

Jetojmë një kohë ku histeria inkurajohet.

Jetojmë një kohë kur dashuria vidhet.

Jetojmë një kohë ku ndershmëria kondsiderohet budallallëk.

Jetojmë një kohë ku aftësia baltoset.

Jetojmë një kohë ku ndihma përflitet.

Jetojmë një kohë ku mënçuri quhet hajdutllëku.

Jetojmë një kohë ku paaftësia nxitet.

Jetojmë një kohë ku injoranca çmohet.

Jetojmë një kohë ku llafazania

përqafohet.

Jetojmë një kohë ku sinqeriteti perkthehet faj.

Jetojmë një kohë ku bukuria përdhunohet.

Jetojmë një kohë ku respekti përbuzet.

Jetojmë një kohë ku interesi dashurohet.

Jetojmë një kohë ku vjedhja adhurohet.

Jetojmë një kohë ku thjeshtësia

injorohet.

Jetojmë një kohë ku serioziteti sulmohet.

Jetojmë një kohë, kohën tonë.

Jetojmë vetveten mbi dorë të Zotit!

​

Frymëzim është
momenti ku flakërojnë vetëtimat, 
gjëmon gjoksi,
dhe emocoinet mblidhen një grusht,
një pikë lot.
Momenti kur prekesh nga stuhitë, 
stinët, perënditë,
ndërsa qiejtë e toka, 
rrokullisen tok përqafuar,
e të rrëmbejnë me frymëmarrje si era.
Një ciklon poetik…
Detet,oqeanet, lumenjtë, liqenet
janë në pëllëmbë të dorës.
Dallgët 
shndërrohen ne dhimbje,
e dhimbja bëhet kënaqësi, 
loti  - gëzim, pikëllimi - këngë,
e puthja - shpresë...

 

MY BOOKS

​FOLLOW ME

© 2023 by Samanta Jonse. Proudly created with Wix.com

bottom of page