top of page

poete bashkëkohore dhe pëkthyese
EDLIRA JORGJI DOKO
MË KA MARRË MALLI
Ku është toka ime, kënga fëminore,
balta, të behem pis edhe një herë...
ku janë ato te qeshurat engjëllore,
kur luanim e grideshim pa të keq ?
Ku janë dallëndyshet e qiellit tim,
në ç'planet u arratisën atë natë..?
Qe mjegull, binte shi pa pushim ,
kur zuri stuhia nëpër re u ndamë...
Më ka marrë malli për diellin ,
për atë që flet veç gjuhën time,
më ka marrë malli për Vjosën,
ku lahet ende fëmijëria ime…
bottom of page