Shpirti im-Nazim Hikmet(përktheu:Edlira Jorgji Doko)
- Nazim Hikmet
- 30 nov 2015
- Tempo di lettura: 1 min
Shpirti im-Nazim Hikmet(përktheu:Edlira Jorgji Doko) shpirti im mbylli sytë ngadalë ngadalë është si të fundosesh në ujë zhytu në gjumë zhveshur dhe veshur me të bardha më e bukur e ëndrrave të mirëpret. shpirti im mbylli sytë ngadalë ngadalë braktisu në harkun e krahëve të mi në gjumin tënd mos më harro mbylli sytë dal ngadalë sytë e tu gështenjë ku djeg një flakë e gjelbërt shpirti im.

Comments