top of page

ETYD

  • Immagine del redattore: edlira jorgji doko
    edlira jorgji doko
  • 2 gen 2016
  • Tempo di lettura: 3 min

Cast: Imzot! Kur the: kujdes gjarprin ne peme, mekatare, je brinje nga brinja Adamit dhe Eves, qielli u mbulua me yje, nata me hene, damaret lumenj, kurmi mori flake, dielli u deh...

....nga frika per te qene e lumtur, nxora flatrat, buzet e mia ndalova mbi buzet e tij; Zot, zoti im, nje korrent i akullt dogji palcen syte u verbuan, fjala u ngri!

Dhe une, si Eva, me ate mekat te vjeter te embel te dhimbshem...

***

Cast i lumtur:

Do llahtaroja trishtimin tim te ishte zjarri i tij

do llahtaroja erresiren time te ishte drita e tij.

do llahtaroja buzeqeshjen time te ishte veshja e tij

do llahtaroja dhimbjen time te ishte dashuria e tij *** kur qielli shndrit ne dimer dua ta perqafoj gjer ne pambarim.

Verona me 22 dhjetor, 2015 16:54

*

Nuk fsheh dridhmen e zemres kur kalon ne brinje, je me i bukur nga dielli, me i besuar nga zoti! Ah, trupi yt , me i gjate nga lisi ne mal, dhe ata dy sy, qe kaq mall lotin.

Nuk mbaj mend, nje dite me te bukur. I dashur, nje dite me te bukur nuk kujtoj! Diten e lindjes, fjalet me ar qendisur, thuam, mundem t'i harroj?

***

Te puth ty, o krijese e shenjte! Bir i agimt Zjarri i jetes Sot, ne diten e lindjes, Para perendive, Ne shenje te dashurise fisnike. Thuaj ne lutje: Bota, me ulet ne pellembe te dores! Dhe yjet do heshtin. cast.VERONA me 25 dhjetor,2015 11:23

*

Kur te mendoj ty ne heshtje, Kur te mendoj ty ne heshtje; Ethet ne trup marrin flake, Qe djegin nje bote me zjarr!

Oh! Arratisem ne mbreterine e endrrave, ne diell; E enderroj. Veshtrimin e syve te tu qelibar. Verona me 1 janar, 2016 9:24

**

Buzgezoj ne heshtje sa here i dashur peshperit ngadale, nuk te them lumturine nuk te tregoj rrahjet e zemres. Qielli humbet ne boten e madhe oqeani mbidhet nje pike: si malli yt, si lotet e tu,

ne dhimbjen tende, ne duart e tua, nje perle zhvishet shpirti im. Verona me 2 janar, 2016 15:28

***

Nuk e mendoja se djali i universit dhe mbreti i tokes, rrezet e zjarrta qe mbjell ne sy e ne palce, skllaverojne bijen e nates, henen.

Lidhur me pranga. Hidhni nje sy lart ne qiell. Dhe Veneria qesh me lot...

Nuk e mendoja, Nuk e dija.. Verona me 2 janar, 2016 22:31

**** Llahtaroj te flas me diellin dhe te qesh, te kendoj e te vallezoj, ne syte e medhenj te dites, ne veshet pipez te nates, ne veshtrimin e bute, e ne puthjet prej mishi, dhe zerat prej gjaku. Frikoj syte pishtar te yjeve, nga smira, shqyejne hapat. Verona me 3 janar, 2016 16:01 *****

Vdeksha me emrin tend mbi buze: Vdekja te jete e embel. Me dhimbje, me kenaqesi. E shpejte sa era, e lehte sa vjeshta.

Vdeksha me veshtrim tend ne syte e mi: Lengimi te jete i mekur. Pa fjale, pa kenge. E bardhe si bora, e qete si hena e tretur.

Vdeksha ne shtrengimin e perqafimit tend: Fjalet e pathena te te them. Ne kam kohe, ne ke deshire, Puthjen e fundit te kem.

Verona 5 dhjetor, 2015 18:17

Nuk llahtaroj asgje nga jeta:

Diell ne zemer, diell ne shpirt.

Ne dimer, ne vere.

*

Per syte e tu, te them, betohem i dashur, me zemer te hapur, me shpirt te dridhur.

*

O dhimbja e zemres time, merme me vete neper endrra, larg nga toka, larg nga qielli, bej nje fole ne shpirt.

Verona me 7 janar, 2016 6:59

cast: shpirt, shpirti im, trembem nga ideja se nuk do te degjoj e shikoj, e heshtjen e urrej, dhe gjithcka qe me ndan nga nga ty, me tmerron, me mbledh nje grusht dhimbjesh, si hena mbi re.

dua te fshihem nga vetja, kam turp, degjon? por nuk resht te mendoj, te dashuroj me gjith fuqine e zemres me gjithe bardhesine e nates, me gjithe erresiren e dites, dhe llahtare per jeten. shpirt, shpirti im.. Verona me 3 janar,2016 21:28


Commenti


Featured Posts
Recent Posts
Search By Tags
Follow Us
  • Facebook Classic
  • Twitter Classic
  • Google Classic

AUTHOR -ELLISSE

bottom of page