Poezi te castit-Edlira Jorgji Doko
- edlira jorgji doko
- 1 apr 2016
- Tempo di lettura: 6 min

PA TITULL
Dihet qe jetojme, ne nje bote te eger Dhe dashur pa dashur, pikellohemi, qajme Disa adhurojne te keqen, behen tiran Te tjere denohen te ndershem, te pafaj.
Ka toke per te gjithe, ka diell per te gjithe Qe njerezia, te krijoj, te jetoj e te vdes Po ka te babezitur dhe te pafe, Qe nxijne qiellin, te presin ne bese.
Dhe keshtu, nisi nje kalvar, Fati yne lexohet gjer ne pafundesi; Pse, hapem me duart tona nje varr? Kjo tregon mencuri, apo idjotesi?
Kur mendoj si ishim ne kohen e vjeter E bota dukej kaq e vogel ne pellembe Mbas nje te qeshur me zemer me ze trishtimi Me zotin ndihem ne faj e zene.
Po s'e kam fuqine malin te rrezoj, Dhe te dua jam e vogel, e pranoj: Sado te klith e zerin ta ngre perpjete, Nuk ka vesh kambanen ta degjoj.
Shkruaj, qe mos cmendem me shume, Qaj fshehurazi, mos me shohin syte e femijve, Kam nje lume me fjale te derdh, Edhe nje det me kenge, edhe dashuri te denje.
Verona me 31 mars, 2016 12:58
***
Peligrinazh
Peligrinazhi i poezise nuk ka stine por nje cast qe te rijep jete ndodh te fluturosh me lart nga nje vetetime ndodh te qendrosh ne toke me rete!
Mbyllni syte dhe poetet ndiqni eshte drita qe fenitet nga larg kenga e paster qe del nga shpirti dhe endrra dhe dhimbja e marre...
Une nuk kam shkuar ne ato vise por thone se eshte nje mrekulli pa mend do llahtaroja te isha per pak mes tyre do llahtaroja nje vend atje lart ne qiell.
Sa kushton bota, nuk e di gojeliget nuk i kam peshuar kurre me te pare e me te bere pa u bere loti gur...
***
Bota e re
Kjo bote e re, dhe koti na perlau faqen nga zoti genje sot e genje mot u shterrua i shkreti lot.
Shikojme me sy, cdo dite poshtersira nga me te ndyrat po ke pare qe kemi frike ndryshojne me motin fytyrat.
***
Dielli dhe hena
Doli dielli dallgezuar Henes pershperit ne krua. Nxorri sekretin ne shesh. Deshi s'deshi pa te keq.
Je ne rrezik, -i tha ai. Fola me klithmat e eres. Betohem per yjet e nates. Prite u bera maleve me re.
Qeshi hena:E njoh naten. Dhe sinoret, dhe perendite, Ndaj e kam e zbehte flaken, Percoj token, e perze frike.
Trimeria jote, hene, Diten e pushton ne kohe. Ruaj hyjnin e arte te qiellit Vellon e argjend..tendin lot.
Aq tha dielli e iku mes reve. Sa hap e mbyll syte, ku humbi?
***
E verteta eshte se dielli lindi nga nena,
nga mitra hyjnore e drites ;
qe te kishte dashuri, ngrohtesi te perjetshme,
por te mbeshtillej ne perqafimin e saj.
***
Brenda syve te tu, eshte pranvera dhe dielli
dhe nese hyj brenda,
kam frike ty,kam frike nga mua,
dhe mos digjemi ne dy.
***
Eshte llahtara ime e plofuqishme Per nje simfoni te qeshur e te paperseritshme, Ku shpirti te pikoj mjalt safi, E te vdes e te ringjallem. Kerkoj vetem nje cast si dje, E melodia te shkrihet ne pene, Vetem, rrethuar nga perendite Nga veshtrimi, nga qortimi i heshtur, nga syte e tu. ***
SIMFONIA E LOTIT
Sepse lotet jane kenga e shpirtit qe flasin gjuhen e syve. E kur rrjedhin te kulluara, perplot me dhimbje, si shiu i ngrohte i veres, jane te verteta, jane dashuri.
***
UDHETARI I PANJOHUR..
"-Te njoh nga kenga Dhe je e bukur si poezia, a kensueshme si fjala, e vrazhde si mendimi E lendueshme Dhe e embel si muzika E dashur si toka E domosdoshme si ajri E dashur si zemra E bukur si qielli.. Nje gje po ta them..nga ajo qe te njoh nga poezia dhe fjala jote..kujt i kushton ato vargje do te duhej te ishte njeriu me i lumtur ne bote. Gjithe hare, do isha une, te kisha nje vend ne zemren tende..."
***
SYTE E TU
Syte e tu thone gjithmone te verteten,
Ja nje arsye qe me cmend:
Qesh ne heshtjet e mia, ndricoj shpirtin,
Keshtu me jep jete, keshtu me dhemb.
***
NUK KA NJEREZ NE BOTEN E RE
Nuk ka njerez me bota, o miku im.
ndesh vetem me ujqer te eger:
mbro zemer, mbro shpirt,
dhe mos e trego dhimbjen.
Mos qaj para tyre kurre,
se do besh gabimin me te madh ne jete:
largo vjeshte, largo dimer,
por ruaj lotin te nxehte ne sy
***
Pse jam ndryshe?
Sepse jam kapedane,
dhe them disa gjera qe te tjeret nuk munden,
jo se nuk dine, po nuk kane kurajo.
***
NE VENDIN TIM
Ka dy lloj komunistesh:Te ndershem dhe tradhetar.Te ndershmit, nxorren ne drite gjenerate te ndershme E DEMOKRAT,ndersa tradhetaret, bij te pasuksesshem si vetja, FASHIST e burracak.
***
AH, MOJ ROZA, ROZA NAZIKE
Ah, moj roza, roza nazike
Mos e dhente zoti te zente dhimbja ime
Se do ta hedhesh lotin si bresher
Dhe zemra te shkoqet ne therrime.
Betohem une shpirti i gjakosur
Diten qe do te ndodhe martiri
Betohem me grusht ne gjoks, harbuar
Do te perkedhel, te mbledh copezat syrit.
Dhe betohem prap e prape
Nuk do te qortoj, nuk do te shaj.
Do ulem si dikur prane e prane
Bashke me ty do lengoj, bashke me ty do qaj.
PRANVERE 2016
***
PRAG VERE 2016
E braktisa dimrin kesaj pranvere. E braktisa naten dhe mjegullen gri. Mengjes i qeshur me pret tek porta, Dielli gjithe nur me flet me sy.
Jam puhiza e lehte ne dallgezim endrrash, Jam dashuria e zjarrte qe dridheron token, Te gjitha lulet neper lendina te gjelberta, I rris me fryme, ketu, ne pellembe te dores.
Te gjitha bukurite e gjalla qe shikoni per rreth Kane shpirt femeror, horizonte pafund, I mblodha ne nje tufe dritash per jeten, Vdekja u arratis, kenga mori vrull.
Dhe gjithe yjet e qiellit plot ndricim Ne kroin engjellor i pashe me henen Ndaj nuk vonova te zgjohesha sot I shtriva kufijte e perflakur drejt zemres.
Kendoj papushim nen perqafimin e tij Asgje nuk me ndalon te frymoj eternitet: Pranveren, veren, vjeshten, dimrin, I kam lindur une, i kam rritur vete. Verona me 14 mars, 2016 7:18
AURELES
Ne mendjen time bredh nje capkene Kohe e larget gjemon ne mua; Dhe ja ku kendon ne korridor Vajza e vogel e Llakatundit; Ajo mes shoqesh qeshte me fort Floke geshtenje prere karre; Nese nuk gaboj kenduam njehere Ne ekskursion lart ne Dhermi, une e ti Gjithmone e mbaj me vete ate kujtim Mendoj, qesh, si femi.
Po nuk genjen qe thua se ngjan me nenen, Gjithe energjine dhe vullnetin e saj mban, Kthehen vitet fytyra jote ka pamjen e saj, I njejti veshtrim i thelle, Nga majat e flokut gjer ne thoin e kembes: Me lind e te shikosh , o nene, E une do behem njelloj si ti Sepse je ti qe me fale jeten.
Ajo sillte ne drite agime, Kengen me te embel te fatit, Lotet e brishte ne vegime, Buzeqeshjen e nenes, ankthin e atit.
Nga nje shtepi e vogel dykateshe, Vendi i shenjte i lindjes foshnjore, Aty ne kthese, oborrin pa kangjella, Dallgezojne zera lirike e tenore.
E verteta eshte se i ngjan shume, Ne ecje, ne trup, gjithcka: Energji pa fund, fjalet lume, Ne nje bekim zotash me sterralle. Verona me 15 mars, 2016 16:32
*** MAMIA
Ajo sillte ne drite agime,
Kengen me te embel te fatit,
Lotet e brishte ne vegime,
Buzeqeshjen e nenes, ankthin e atit.
***
SHPIRTI IM..
Ti qesh kur me shikon neper nate,
Dhe zgjat duart ne fytyre,
Keshtu ne heshtje i pa fjale
Me jep nje puthje permbi buze.
Je nje engjell, gjithe miresi
Pse valle me dashuron kaq shume?
Kush je? Zot a perendi,
Qe me ngre peshe furtune.
Nuk e meritoj them, lerme , te qaj,
Tek agu zbardhet neper flake,
Afrohu me drite te ngroh shpirt,
Qe ngricat e dimrit te shkrij ne gjak..
Verona me 16 mars,2016 20:55
TOKA IME
Sepse toka ime eshte vendi i shqipes, I luleve te gjakut, feshferimes se lehte, I shiut te bute nen strehen e sokaqeve, Por edhe stuhia ku ndeshen vetetimat me rete.
E dashuroj me force shpirti, qelibar E dashuroj ne ditet gri e ne mjegullnaj, E kur dielli humbet ngrohtesi neper re E kur ne cdo feste nga gezimi qaj.
"Memedhe quhet toka ku me ka renure koka,"(Andon Z. Cajupi) Verona me 17 mars, 2016
SI LINDI POEZIA
Se melodia erdhi me shpejte nga poezia
Ketu ne toke derdhi rrenje e art
Ndaj njeriut i hyri perjetesisht babezia
Dhe e beri kenge, dhe e mbolli ne gjak.
Po jo te gjithe kane degjim te lehte
Me hapa megjesor e trokitje ne zemer
Packa se e krijojne ne syte e eres
Magjia qendron ne shpirtin e henes.
Dhe ne zjarrin e diellit ne lindje
Qe ndicon stolite mbi lule.
Shkuan t'i rrembenin cdo rreze
Qe ne muze te kishin dhimbje.
Disa kenduan bukur, pa fund.
Disa humben si rete ne gjithesi.
Te tjere lane pasuri e gjurme
Qe sot lexohen gjithe kenaqesi.
Verona me 17 mars,2016 12:10
SKETERRE
Do vij ora,
qe do ngrihet ndonje nga turma
e te te nxjerr syte per hatrin tim.
Atehere c'do besh ?do klithesh drejtesi?!
Ti ?me quan barishte,
drite e shkurter nordiere
si e ushqen brezin e ri me shpirt?
Mos u shqeteso per mua,
kam perendite brenda meje
edhe kur i llahtaruat gjakosur.
Zanat s'jane te mencme si Elena,
edhe pse i genjen mendja.
Troja u dogj.Trojanet pertoke.
Iku vahti i ushtrise.Paqe!
Mjaft, mjerane, mjaft vrave...
Verona me 18 mars 2016 11:15










































Commenti