top of page
Featured Posts
Recent Posts
Search By Tags
Follow Us
  • Facebook Classic
  • Twitter Classic
  • Google Classic

E HUMBUR…Edlira Jorgji Doko

  • Immagine del redattore: edlira jorgji doko
    edlira jorgji doko
  • 14 gen 2016
  • Tempo di lettura: 1 min

Tani, sapo ra muzgu gri i fjalëve dhe mbrëmja u vesh në çast me trishtim, detin nisa të kërkoj me këngë mes valëve, si zgalem fluturon mbi dallgë ky shpirti im. Oh, sa e gjatë është një natë ndërtuar prej vjeshte, tek qiriri shuan frymëmarrjen në flakën e mundit, a do kem durim të pres agimin pa trazuar në heshtje apo do shetis nëpër natë e stinë, udhët e fundit? Kam humbur si Vespuci nëpër oqeanet pa emër, veç një yll zgjat gishtin tregues në tokat e Amerikës, poezia që zien brenda meje më bën të ndjehem femër dhe puthjet e tua të zjarrta i bëhen barrierë frikës… Kam humbur... humbur... unë...


Commenti


FOLLOW ME

  • Google+ Social Icon
  • Facebook Social Icon
  • Twitter Social Icon
  • Odnoklassniki Social Icon
  • Pinterest Social Icon
  • c-youtube

© 2023 by Samanta Jonse. Proudly created with Wix.com

bottom of page