GËZOJU MËNGJESIT-Edlira Jorgji Doko
- edlira jorgji doko
- 14 gen 2016
- Tempo di lettura: 1 min

Mëngjes , hapi dritaret , përqafoje natyrën dhe kur është e ngrysur , përshëndete qiellin dhe misteret, që aq bukur i fsheh, shpik aventura të reja , këndo këngë dhe kur s'të këndohet , qesh dhe kur s'të qeshet , duaj edhe kur nuk të duan , sythin mos e këput , qesh kërce me engjëjt dhe, kur ata lotojnë, besoji të gjitha fetë në shpirt të tyre është AI dhe vetëm AI !.. Hapi dritaret , rrëmbe nga një rreze çdo ditë , të ngrohesh kur jashte ngrica ka dominuar… Mirëmëngjesiii , ditë e bukur sot, plot diell , gëzimi trokiti në derën time .
Commenti