LOJA E GJETHEVE-Edlira Jorgji Doko
- edlira jorgji doko
- 14 gen 2016
- Tempo di lettura: 1 min

Era loz me gjethe të verdha, të kuqe , I sposton në ajër sa andej ketej, Mbas xhamit shikoj si fëmijë e hutuar, çudi, sa dashuri për këtë stinë ndjej. Veriu fryn lehtë lehtë mbi to, Sikur i gudulis nën sqetulla ngadalë Ato, herë qeshin e herë qajnë, frymojnë sërish, por jetë nuk kanë, …si gladiatorët e vjeter kur binin në arenë
Commenti