PËR NJË PUTHJE MË SËMURE…Edlira Jorgji Doko
- edlira jorgji doko
- 14 gen 2016
- Tempo di lettura: 1 min

A mban mend, kur vije, moj tek "Çesma e Fushës"? Mblidhja xixëllonja, moj dhe t’i hidhja gushës… Ti moj lule, ti moj nure, në bela t’ madhe më vure, për një puthje më sëmure, në buzë të varrit më shpure. Flokët nën shami, edhe moj, nga nëna qëndisur, unë t’i zgjidhja lehtë, moj duke t’i stolisur… Ti moj lule, ti moj nure, në bela t’ madh më vure, për një puthje më sëmure, në buzë të varrit më shpure. Sa herë që t’u luta, moj për nazet e tua, ikje si kaprollkë, moj kërcenje mbi thua… Ti moj lule, ti moj nure, në bela t’ madhe më vure, për një puthje më sëmure, në buzë të varrit më shpure.
Commenti