top of page
Featured Posts
Recent Posts
Search By Tags
Follow Us
  • Facebook Classic
  • Twitter Classic
  • Google Classic

E PUTHMË SONTE…Edlira Jorgji Doko

  • Immagine del redattore: edlira jorgji doko
    edlira jorgji doko
  • 15 gen 2016
  • Tempo di lettura: 1 min

Ah, perëndimin e diellit nuk e dua, Që në vogëlì, errësirën e kam frikë, Ndizmë o shpirt me të puthurat e tua, Të marrësh flakë, të bëhem dritë... Mos më lerë këtë natë në terr , Përzeje të ftohtin, zemër, të mos vuash, Se në botë jemi si një gotë me verë, Bëhet uthull sado e sido që ta ruash. Dhe lëkura vyshket, forcat lënë me kohën, Dallgët e jetës janë thinjat e bardha. Dhe të duam, stinët nuk i ndalim dot, Jemi kalimtarë në jetë, si gjithë qeniet e gjalla. Ndaj puthmë sonte, puthmë si atëherë, Kur si çapkën më mbyte me puthjen e zjarrtë, Puthja çdo moshe i sjell veç pranverë, Puthja magjishëm bën çdo stinë të artë.


Commenti


FOLLOW ME

  • Google+ Social Icon
  • Facebook Social Icon
  • Twitter Social Icon
  • Odnoklassniki Social Icon
  • Pinterest Social Icon
  • c-youtube

© 2023 by Samanta Jonse. Proudly created with Wix.com

bottom of page