top of page
Featured Posts
Recent Posts
Search By Tags
Follow Us
  • Facebook Classic
  • Twitter Classic
  • Google Classic

GRATË SI TI-Edlira Jorgji Doko

  • Immagine del redattore: edlira jorgji doko
    edlira jorgji doko
  • 15 gen 2016
  • Tempo di lettura: 1 min

-me përkushtim NËNË TEREZËS- Gratë si ti lindin rrallë, Dinë vetëm të dhurojnë jetë; Dhe dashuri, në çdo hap Plot mirësi, plot diell. Në agim, me dritë të zgjojnë Dhe buzëqeshjen përgjysëm e ndajnë, Dëshpërimit, nuk ngrysen, Luftojnë, jetës i dalin ballë! Po edhe të mencura,të bekuara, E duan botën, pa interes; Çdo lot e dhimbje të kohës, Shërojne me fjalë, plagë e ves! Gratë si ti janë të lira, Flasin lirë, rrinë lirë, Qeshin lirshëm, qajnë lirshëm, Besnike gjer në palcë! Janë të ngrohta; dimër e vere, Vjeshta nuk i gënjen! Lindin si perëndi, vdesin si perëndi, Të ngjashme kërkund s'e gjen! Gratë si ti nuk presin lëvdata, Dinë vetëm të japin, rini e ëndrra; Si në tokë, dhe në qiell, Janë, do jenë, PERËNDESHA!.. Verona gusht-tetor, 2015


Commenti


FOLLOW ME

  • Google+ Social Icon
  • Facebook Social Icon
  • Twitter Social Icon
  • Odnoklassniki Social Icon
  • Pinterest Social Icon
  • c-youtube

© 2023 by Samanta Jonse. Proudly created with Wix.com

bottom of page