Bjer, akoma, akoma..Edlira Jorgji Doko
- edlira jorgji doko
- 20 gen 2016
- Tempo di lettura: 1 min

Sonte bie shi. Shi i furishem. Vallezoj si e marre, jam ne ty, ashtu si flaket e territ, si llava e nxehte, digjen e shperthejne damaret e tu.
Bjer, mos pusho, te lagim trishtim, tani qe shpirti ka gjalleri, dhimbje e lot, tani qe Edeni eshte mbuluar me gjelberim, dhe hena me ndricim te plot.
Bjer, te shtrydhemi kesaj nate,
ne nje kupe te vetme te pime,
ne nje renkim, te shuajme zjarret,
ne nje ze te ulerijme.
Bjer, akoma, akoma...shi...
***
Sikur, ah sikur te kisha dy jete,
nuk do kurseja te vdisja njehere.
Ne te paren do te humbja vete,
ne te dyten do te jetoja vertet.
Commenti