top of page

BABAI-Edlira Jorgji Doko

  • Immagine del redattore: edlira jorgji doko
    edlira jorgji doko
  • 10 gen 2016
  • Tempo di lettura: 26 min

***BABAI***

*****

"Ati...hokatar, i mire, si ai, buke-ngrenes ai zoteri, dhe nje kafshate hidherimi, e kam pare ta ndaj me driten e henes, dhe nje lot mallengjimi, e kam pare ta fsheh ne syte e bukur. "ed.

*****

Babai eshte nje burre me trup mesatar. Ai eshte me pak se shtatdhete e pese vjec. Eshte i gjate jo me shume se 170 cm. Ka floke te zinj me onde dhe thinjat qe trazohen mes tyre. Syte e tij geshtenje te ndezur, te thelle dhe qerpiket te shkurter e te dendur. Ka lekure te bukur.Eshte esmer. Ballin e vogel, pak rrudha dhe buzet e holla me forme. Ka lindur ne 14 gusht te vitit 1941. Nena i vdiq pak me pas lindjes. Eshte jetim. Kishte nje baba autoritar, te mencur qe nuk i gjendej versniku. Gjyshi quhej Nikolla. Nje figure idhull per te tere ne. Raporti mes babait dhe tij ishte i qete, komunikativ dhe me respekt reciprok. Nuk mbaj ment te jene grindur ndonjehere.

Babi ka punuar gjithe jetes, buzagaz e plot jete.Ka nje tip qe te ben per vete, shakaxhi i madh, i hedhur ne bisede dhe ne tavoline kavalier.Eshte kaq i bukur sa qe prezenca e tij te ben te ndihesh rehat, ne sinoret e tua. Une i ngjaj pak. Zakonisht (kur isha e re) punonte me kenge ne goje, ose fershellente lehte, packa se nuk i dilte mire, por nuk e cante koken, ishte padron i vetes. I pelqente vetja. Ka nje natyre te hapur, liridashes, qortues kur duhet por edhe tolerant. Nuk e njeh armikun, edhe ne dite te zeze. Kjo eshte gjeja me e bukur qe kam trasheguar. Merzitet rralle, por kur merzitet do te thote qe ke mbushur kupen. Nje here ne vit, ama per t'u mbajtur ment. Bukuri qe nuk ia vodha dot. Kam marre nga nena.

Babai eshte burre besnik, nuk besoj ta ket tradhetuar ndonjehere nenen, po edhe ajo shkemben kete gjest hyjnor po me te njejtin cmim. Eshte i padjallezuar fare.

Ne jetojme ne jug, dhe jugu ka traditat te forta neper gezime. Ai ulej ne tavoline, me dajallaret e mi qe e donin shume, po ia punonin gjithmone. Ne vend te rakise ata pinin uje, babai raki. E vinte ne nje dore halli ne shpi. Nena e kuptonte dhe e shante disi neper dhembe.E bente te nxirte gjithe ate qe kish ngrene e pire qe te qetesohej. Po babushi eshte frikacaku i madh. Me urdheronte te therrisja xhaxhain qe jetonte perbri hyrjes tone.

Zgjaste ky renkim nja nje ore. Aq sa vellai te ishte prane.

Jorganin(bere nga duart e nenes) e mblidhte rreth kokes, kembet i linte jashte. Sipas tij i zinte frymen. Nuk zinte vend. Here-here, ngrihej neper dhome, por prape me jorganin zvarre. Kishte ethe. Ethe frike.

I mbaj ment si tani fjalet, skenen te tere: - shpejt, moj cupe, po vdes babushi.Oh, oh, i vafri,.. i vafri une...oo..ohh.. -nuk vdes jo,- i pergjigjej nena duke me shkelur syrin.

Une kaloja gardhin, ne pese minuta xhaxhai ish aty. Eh, kur vinte vellai, o zot, o zot kush e mbante. E ngrinte zerin me shume. Renkonte e fillonte nga amanetet: -Andrea, vellai.Vellai po vdes. Kujdes nusen me femite. Po vdes i varfri, i vafri..po vdes... -O vella, do ti therrasesh vetes, apo si ke hallin! Ca jane keto fjale se i tramakse femite. Ca e ben kaq tragjike se nje gode ke pire, po he..! Nuk e mban stomaku yt, pse e pi?,-vazhdonte embelsisht ai. -Opo nuk desha une, o nuk desha...ma ben me hile, ma ben...ma hodhen dhe kesaj here Andea vellai...ohh..po vdes..

Xhaxhi qeshte nen buze. E fillonte terapine me fjale qetesuese. Se aq donte babai, ilaci i tij ish xhaxhi. Fjala e tij sherim. Mendoj ngaqe ishte jetim, vellane e kishte figure prindore. Dhe nene dhe babe. Ndaj kishte fuqi te menjehershme cdo gje qe thonte.

Eshte brishte kjo skene, shume e brishte, si vet babai.Te pik ne zemer, te pik ne shpirt.

Xhaxhai eshte nje burre i bukur, i fisem ne te gjitha dimesionet. Kane karakter te kundert. Te adhurueshem te ty. Ja, keshtu, e qetesonte babane.

Ai falenderonte me minuta te tera: -Andea, vella, me sose jeten. Shpetova se do kisha vdekur. Rrofsh, rrofsh..ta paca hua. -mire, mire,-i pergjigjej bute ai. Ika, tani! Befshit naten e mire e gjume te qete. O nuse, po patet nevoj me beni nje ze. -Te bejme nje ze? -pergjigjej babi vetetimthi ne vend te nenes. Jete i thone kesaj, jo shaka.

Xhaxhi ikte gazplot, duke qeshur gjer tej kangjellave prej druri. Babai nuk e pinte rakine edhe pse e bente vete. Nje raki qe nuk e gjej asgjekundi ne Itali. Raki safi, si thote ustai. Nje gote, ose trazuar me kafene e mengjesit. Neper bankete, ose kur vinte ndonje mik.

Ky eshte dialogu vllazeror e njerezor. Nje kujtim qe e freskoj sa here dua.Me ben te qesh, te qesh me shpirt, shpirt-femije.

E imagjinoj tim ate ne lufte. Gezon titullin kapter. Per koke te zotit, po te mos e dorezonte armen, mos me thencin ne emer. Vdeksha tani po ju genjej. Dukej qe nuk kishte zemer. Ai dhe kur priste gjelin e detit per vitin e ri, na therriste te tereve. Benim mbledhje ju them.Ta preste mos ta preste. Vetem kur ne i thonim mos e prit, merte hov. Edhe kur ja kepuste koken, na urdheronte "trimi" te futeshim ne shpi. Do bente kasaphanen e madhe, de. Ca degjonin, ca shikonin. Ishim gjashte mendje. Nuk ishte shaka. Une isha kureshare, po dhe ajo qe bindej me pak. Rebele.

Ai kthente koken nga ana tjeter dhe kepuste koken shpendit te gjore:

-Na, ja, ku u be dhe kjo punee..,- thoshte me ne fund.

Por edhe kur dehej, (dy a tre here ndodhi) besoj nga frika zemra shkonte ne tilt. Me goden e dyte ishte ful. Cuditerisht kjo ndodh edhe mua, sepse gezimi eshte me i madh nga kenaqesia. Lumturohet zemra. Kemi dashuri te tepruar. Perballojme me mire hidherimin se sa gezimin. Njerez te tille lindin te dehur, te dehur me jete. Jane specie e bukur njerezore. Lindin rralle. Din vetem te japin, pa asgje ne kembim. Durojne dhimbjen qe u japin, kane turp per gjestet e huaja.

Po po, i kam ngjare ornok, qe paste drite e jetegjatesi.

Dehja ishte nje fare dashurie qe kishin dajallaret per kunatin.

Ai nuk hapej kurre, por bente te tjeret te flisnin me ore. Cfare durimi! Eh, jo, ketu i ngjaj nenes. Une them gjerat e mia. Degjoj e ndihmoj te tjeret, por shikoj hallin tim. Nuk mbaj dot ne bark dhimbje te huaja.

Babi, aleate te mire kishte dhe tezen (motren e nenes). O zot sa duheshin. Nje dashuri qe nuk reshti kurre. Babi eshte i dashur nga natyra. Te ben per vete kurdohere. Mbaj ment kur shkonte, nuk priste ti thonte tezja ca do pish, po i thonte vete cfare donte. Po dhe ajo, pik ne kembe. Eshte nikoqire e madhe. Zonje me te tera hyjnite e gruas. E dua dhe une fort. Nuk kane shkembyer kurre dy fjale me njeri-tjetrin. Babi rrefehej bukur tek ajo. Nje sintoni qe ndodh me shpirtrat e bukur.

Me ben krenare kjo tezja ime, ashtu si edhe xhaxhai. Jane dy figuara te rendesishme ne vogeline time, qe me pas shoqerojne daje Andrea, dhe nusja e kusherit (nga ana e babait) Zilua.

Andrea-dajo, ishte nje burre shtate larte, i bukur, te merte ne qafe. Yll, diell i vertet. Linte koken per babane, por edhe babai per te. Nje lidhje qe e ndau vec mortja. Dajua vdiq i ri fare. La gruan dhe tre femije. Ai vinte sa here ne shpi, vetem te bente shaka me babane. Cfare sintonie! Ende e kam fytyren e tij prezent. I biri (djali i madh) i ngjan komplet. Ndoshta nga ajo vdiq. Thone kur binaja te ngjan shume, te ha koken. Po mua qe me ngjan im bir? po atij qe i ngjan djal i madh. Bah! Eshte nje zakon qe ka dale kot nga zerat e fshatit.

Nejse, dajua dhe babi kishin nga nje emer super qe kishin vene njeri-tjetrit. Dajo e quante " i pa mulle" dhe babai e quante" pecengo". Por nje dite, dajua nuk na gjeti ne shpi. Nuk mbaj ment ku ishim. Po qe te mungonim te tere duket te ket qene sezon i mbledhjes ne arat prane Vjoses.

Vellai i nenes, duke mos pare njeri, shkuajti mbi deren e bardhe mes dy xhamave ne ristelen ndarese me stilolaps te kuq:

"O i pa mull, erdha dhe nuk te gjeta.I pa mull ishte, i pa mull mbete.Po iki.Perqafime Andrea."

Aq, kjo qe ardhja e fundit ne pragun tone.

Kur u kthyem ne shpi, i pari qe e pa dhe e lexoi qe im ate. Dhe nuk pertoi te shfrynte hidhur, zot, sa hidhur! Pastaj leshoi nje klithme:

-oh, malukati, paska kaluar. Degjove ketu o pecengo, degjove...disi i helmuar.

Nuk po kuptoja kete gjest te vogel te babait, po asnje nga ne nuk foli.

Kishim uri, e filluam te hanim me shpejtesi. Tamam si njerezit punetor. Mbaj ment babai nuk hengri per tre dite. Rrinte rrinte dhe thonte vetem keto fjale: -Mos, o Andrea, mos shko!

Babai e ndjeu vdekjen e tij. E kishte ndjere me kohe, ndaj e keshilloi mos te operohej. Dajua vuante nga zemra. Po nuk ishte nje nderhyrje kaq urgjente qe ta bente. Po dajua ngjan me babin, frikacak e zemer bute.

Dajua ishte nisur per ne Tirane. Cdo gje ishte gati. Te gjithe njerezit nga ana e nenes kishin vajtur. Ne nuk mundem, nuk kishim forca ekonomike. Im ate punonte e ime meme gjithashtu. Ishim gjashte femije, e nuk dilte e shkreta rroge. Ja. ashtu, e shynim muajin gjithe sakrifice. Asnje nga ne nuk bente numra. Dihej, kuptohej, cdo gje ne heshtje.

Ata qene kaq te medhenj sa qe te gjitheve na cuan ne shkolle, dhe kete nder nuk e shlyej dot.

Zot sa e vogel ndihem para tyre.

Jane idhuj, pik!

Nga Tirana arriti lajmi qe operacioni kishte dale me sukses. Te gjithe gezuan. Ne tren e ndezen me kenge labe. Sa arriten ne Vlore, vjen nje telegram i mallkuar, qe kengen e ngriu ne buze, dhe syte i mbushi me lot. Dajua kishte vdekur.

Doktorin e kishte paguar me florinj, me gjera fshati plot.

Dajua kishte nje gjendje te mire ekonomike.

BABAI (vazhdim) -.- Babai kishte metoda te buta edukimi sikur te kishte studiuar ne universitetin me lluksoz te Evropes, e i lindur me parime shendosha ose percillte ate ushqim te nevojshem per cdo femije.

Nuk ishte i vetmi ne fshat;nje privilegj te tille e kishin shume koka familjesh po sinqerisht si vinte reforme vetiake e perbashket eshte mister.

Ishte sistemi? Mos kamja? Dukuria e virtyteve? Nuk di te them, nuk jam ne gjendje.

Ne fshat kishte cifte (prinder) te adhurueshem per te cilet ndjen vetem krenari, por edhe bekim.

Flas per Gervenajt, Balliajt, Qirjajt, Koretallaret, Lerajt, Dokajt, cifti Saranxhiu, fise te bollshme e te medha, qe edhe mund te gjeje ndonje difekt siper, disa fjale boshe ku mund te qortosh sot, por e pamundur.

Jetonte, mes nesh, nje respekt reciprok i pervecem, ajo gjuhe e perbashket, nje besim.

Duheshin shume pleqte, krijohej, harmonia normale, ne gjeste e perulje, ne fjale e ne peshe, ne heshtje e ne degjim, ne te mesuar gjithe sekretin e jetes tone.

Po prinderit tane, nuk shijuan asnjehere muziken ne diskoteke kur ishin ne kohen e pranveres. . Nje udhetim ne krocere nga ato gjigandet dhe plot njerez, pese dite pushim per clodhje, per semundje, nuk paten kohe, as te ardhura.

Ne ato fytyra, me ajer te cilter disi te lumtur dhe plot gjalleri e entuziazem per jeten, jetonin shpirtra te vuajtur e te munduar;por pa ndaluar rritmin e zemres ndaj pengesave te kohes ne vazhdim.

Me kujtohet, kishim nje makine te madhe ne fshat qe percillte dasmat, duke stolisur te gjitha vajzat dhe djemte per martese, shkonim ne pune afer Vjoses.

Nuk di te tregoj me saktesi sa here e kane shqetesuar shoferin naten per ndonje urgjence, duke e ngritur nga shtrati me ngut si e mernin me e mira.

Nuk kishim Ambulance, ai ishte shpetimtari qe dhuronte miresi me ato mundesi me ate buzeqeshjen e tij si shtojzovalle lulezimesh.

Per te shkuar ne Vlore, duhej te shkonim gjer ne Llakatund ne kembe te merrnim autobuzin, e me kujtohet nena kur bivinte, e kishte blere simite me ate gezim feminor:

- hajdeni, ju befte nena - thoshte e kenaqur. - mblidhuni te hame te gjithe bashke. - nje lutje nuk do ta bejme? per mire, mendoj, o kalamajte e mi, - psheretinte babai.

- sot, mos i mblidh therrimet qe bien ne tavoline, leri ti hedhim jashte, - hidhej motra e madhe nga une. - ajo do behet nikoqire, zonje per shtepi, - gjallerohej babai. - qe aty duket gruaja e mire, qe mbledh mundin e saj, vazhdonte ai.

Isha shume e zene te ktheja pergjigje ne ate vale te uris, e them padjallezi, kisha teorine time ne ngrenie:

- E di qe te ka blere nena sandale? - me ngacmonte nena. - Sandale! - i dua, i dua - nemi! po c'ishte ajo pyetje? une e shkreta ate doja.

Ajo i blinte me ngjyra te ndryshme qe mos te ngaterroheshim njera me tjetren, vetem ti gezonim.

E kam bere nje poezi nga te parat fare, i coja mbi komo, para se te fija, duke me zene gjumi., i laja gjate dites nga pluhuri dhe i fshija me ndonje lecke.

Me lluster i beja qe mos griseshin ngaqe i trajtoja mire, me deshire, kisha pasion.

- o baa, pse u grisen? - thoja gjithe trishtim - une i hoqa kur luajta. - epo te reja nuk do rrine te keqen babai. Edhe, do grisen, se nuk prodhon me fabrika.

Gjithsesi me fjalet qetesuese te babait, une isha e trishte nga kjo situate, dhe ankohesha neper dhembe per punen pa cilesi.

Ky ves i sandaleve, me mbeti dhe sot.

BABAI (vazhdimi)

Por nena kishte dhe nje hob tjeter. Qethjen. Puna e babait nga e nenes ishte dy tre minuta ne kembe. Kur linte punen babai, i dilte para dhe e porosiste te shkonim tek puna e saj se do na priste floket.

Te gjithe shtremberonin turinjte. Une jo. Jo se isha me e mira, po se nena me kishte thene: - ty, t'i pret nena, se nuk te shkojne te gjata. Je esmere. fytyre rrumbullaket. e del ne shesh. - e mire, - i pergjigjesha gjithe entuziazem.

Keshtu, e dorezuar fatit, isha ne marrsh e para, dhe e para qethesha. Naaa, shyt fare.

Edhe delja ishte me e bukur, e nuk mbaron ketu, dhe peshtymen siper mos merrja sy. Koken e coja ne preher, tamam si "cjapi tek kasapi" Nuk prisja oren te mbaronte.

Eh, kur shkoja ne pasyre, o Zot, o Zot me shpifur nuk behej. Shkalle-shkalle.

"karre" , "kaperlon" "djalerisht", "bishtpellumbi"i quante modat nena.

Me mua e kishte zene damari "djalerisht" . Degjoni.. dhe patizanet ne cete e kishin nje cufe me te gjate, une jo. Por nuk qaja.

Edhe vellezerit nuk kishin problem. As motra e madhe , e as e dyta. Ajo, qe vinte kujen, ishte motra e trete. Mjere dhe majat. I kishte te gjata. Kur vinte ne shtepi e shikohej ne pasqyre, me ore duke qare, me ore.

I bente ato balluket ne grusht e nese nuk i shkonin tek gjysma, prerja ishte e keqe. Ja, pse qante: - Pse qan, o Lu , i thoja. - Hee, sa mi ka preree, heee..

E po, kur qante per majat, zemra ime e vogel, po une, c'duhet te beja!?

Nejse, ikja une, te beja detyrat me shoqet nga "berbeliku" E, cfare ajri i paster! Ato lulet ne dritare..kaq te beshme, plot arome. Sa mbaronim, loznim me top, me pandalle, me pafka. Nje miqesi pa intriga, vertete feminore.

Kur kthehesha, babai dhe nena ishin ne shtepi. Gjithmone te zene me pune, o duke pire nje kafe, o duke bere ndonje yckel te vogel.

Sa futesha, nuk me pyeste ku isha, cfare bera, po direkt ne plan te pare: - Oh oh, c'i ke bere cupes? pse ma ke shemtuar keshtu, moj grua! Oh, dor' florirja! ah, ti marte dreqi ato duart, ah! - Mesove si presin gersheret dhe yxhym!? Do ti fsheh, moj do ti fsheh, se ndonje dite do na presesh dhe neve - moj, nuk shikon me ti, moj..

- Shoqe mbi shoqe e ka nena - tpu, sy mos marte, - thoshte, e ikte ne guzhinen e jashtme te gatuante.

- Pa hajde ketu, moj te keqen babi! me je shemtuar fare! Me perkedhelte si me meshire, ose me mire me dhembshuri.

Por nena kishte dhe nje hob tjeter. Bakllavane dhe kadaifin.

BABAI (vazhdim)

Nena, ne vere, punonte triket e leshit per ne dimer. Ajo bente pune kryqi ne stofe doku per mbulese tavoline, per jastek ne divan, per priken e vajzave, dhe ne thasesh sargji, qe i bashkonte e bente qylima te gjate e te gjere me bollek, kater x kater, e ndare ne kater pjese, e ne fund nje bashkim i copave, ndersa rrugicat kishin permasa te ndryshme: kater metra, tre, dy, o nje meter e fundit qe vendosej ne pragun e deres. Leshin, qe ishte produkt i vendit, e krihte me kreher, e me pas e tjerrte te holle o te trashe sipas punes qe do te bente.

Leshin e lyente vete ne shtepi. E mbaj mend, merrte levozhgat e arres e ca gjethe dhe i zjente per ore te tera. Edhe pellemba e dores merrte ate ngjyre. Nuk kishte doreza.

Te gjitha keto punet e gruas, na mesoi te gjithave.

Gjyshe Sotira(nena e nenes)ishte esnafe. Sa here na shikone kur vinte ne te pare, na pickonte si me shaka, dhe na thoshte ze ulet: Cupani, mos mendoni se burri, ju do per kukulla, - gjithe ironi . Thoshte dhe dicka tjeter me kunje, po nuk kam deshire, ose gjuha ime nuk e lejon.

Ajo na mblidhte sic ishim. Gjente nje vend ku binte dielli, me gersheret, gjilpere, e me fil dhe te gjitha corapet e grisura. I andronte si te reja. Mjeshtre. Une dhe motrat mesuam te tera.

Kishte nje metode fituese, na conte ne gare. Mjeshtre.

Edhe tezja ime, nikoqire me patent, keto punet e shtepise, si:per te gatuar, e per te andruar, ishte bere nje ekspertiste e gruas shtepiake. E them pa ndrojtje: me e mira ne fshat.

Mirpo, babai, keto gjerat e vogla i donte shume. Sidomos fanellen e leshit kur e punonte gjyshja, ai e bente nje histori duke e ngritur lart vjehrren e vet.

Kishte nje raport paqesor, miqesor, si dy shoke lufte qe kujtojne cdo gje nga jeta. Gjyshja, jetonte ne fshatin pertej Shushices. Ne fshatin Armen. Ishte nje grua e vuajtur. Burri i vdiq shpejt. E la ne mes te kater rrugeve vetem e me tete femije. Ndenji fisnike kurores se saj, nuk u martua me.

Pra, babai i nenes vdiq nga minat. C'vendoste minat nga toka mbas luftes. Fatalitet edhe gjyshi i tim shoqi, ka pase nje vdekje te tille. Cfare fati! Ngjan pa behet krushqia, - thote populli.

E shteti? Me dekoroi te gjalle e te vdekur, te shpifur e te bukur, partizane e tradhtar, e harroi kete pakice qe ishin heronj?

Do flasim dhe per kete gjere e gjate, njehere tjeter.

Ja keshtu, babai jetim per nene, nena jetim per babe. Ajo gjente figuren prindore tek babai, babai gjente figuren memore tek nena.

Nderkohe, babai e bente ndonje pune neper shtepi. Nje artixhane jo i kualifikuar, thjesht nga nevoja.

E them me plot bindje:shkolla eshte e vlefshme, por nese jeta te trasporton ku deshiroj ajo, behet detyrimisht nje universitet i dijes.

Babai e kishte kete dhurate, qe rrembente cdo gje te bukur nga te tjeret, pa u bere nje klloun; mesonte shume shpejte. Kete e percolla, edhe femijve te mij.

Bukuria e babait, i ka rrenjet ne shpirt. Eshte i bute dhe le te shkojne gjerat - elastik. Kurse nena, drejt e drejt. Pa kthesa, pa stop, pa vend pushimi. Babai e gjente pa mendje ei fuste ndonje kunj tek-tuk:

- Grua! ndalo, merr fryme. Do ta thyesh zverkun ndonje dite. - Ti, xhan, e ke punen te terezi me te gjithe, - thoshte nena - dhe me e drejte, jam une. - Te mungon takti grua, te mungon - pranoje! - Sa ti vi anes e anes muhabetit une, burre, u ngrys jashte - kam gjashte per te rritur, - vazhdonte nena duke i bere me shenje magjen plot me rroba t'ja ngrite mbi koke. E nena, per te mos ndjere dhimbje nga pesha, nje bluze e bente unaze, dhe e conte poshte magjes.

E beja dhe une kete gjest. Funksiononte perfekt.

Babai ndjente ligesht ne zemer, dhe e ndihmonte. E percillte ne cesem, poshte tek"fusha", por ne mbremje vone, se mos e shikonte ndonje shok dhe e perbuzte.

Eshte dhimshme kjo skene. Per te adhuruar.

Me beri qaj.

BABAI - shenjtorja e panjohur - .......................... - pikerisht ne ate vend. Perendesha e qiellit ecen si engjell mbi toke dhe ne cdo agim derdh lot gjaku te medhaja sa dhimbja e lindjes, te vogla sa tradhtia, dhe historine qe flitet nuk e njoh ne ato sinore, ne ate kembane, kenge nuk degjova. Po ti a beson ne perendi frymen e saj, ne bekimin e qiellit beson? Jam e cilter une besoj nuk praktikoj, kristianizmin mbaj ne shpirt. Kur isha e vogel, kishat i prishi komunizmi, e beri popullin pa fe dhe une pyesja atin tim: - Baba, a ka Zot?, - ai, me gjysem zeri pergjigjej ne fshehtesi: - Oh, moj cupe!- c'me bene pyetje te tilla, sa nje kalamake, se na degjon... ........... 2016 - 2017

BABAI

Babai ishte komunist i kohes si gjithe yjet e qiellit, babai me fjalen tij helmonte nje diktature ne ajer, prangat e shtrengonin, litari e mbyste, babai rebel qe shperthente si nje dige ne gjithesi dhe kur deti s'bente zhurme, babai nje jetim, per nene, per ninull femije, per Zot betohej, per fene e tij, ne varre kur kalonte nuk rendohej, per kishen e prishur, per eshtrat pa emer, per mermeret, ne kodrinen e fshatit ne perendim, per selvite dhe dafinat, te prera, gjithe urrejtje e shikoja te pikelluar diellin ne syte e tij, babai nuk vuri duart ne mekat te lahej, ne kurban, jo e jo, as shiti, koka njerezish, te ngrihej ne detyre.

Babain nuk e njeh njeri, po une, do ta ngre, ne kup te qiellit: - Ky eshte babai im! babai im ! babai im! Verona me 9 mars, 2017

NJE SHUPLAKE NE KUJTESE

Ne kujtese e gjalle. Jeton nje shuplake ne faqe: per nje leter dashurie ne token prane kroit, prane mullirit te fshatit nga duart e lodhura me kallo, kur genjeva, se po beja detyrat, vapa qe digjte, ne ate fund vere e fillim vjeshte, e dashuria, trokiste ne zemer, bota pushtohej me nje puthje, fryma, nata, mendja, ishin nje vorbull mes furtunash pa fre qe fluturonin drej lirise. Thuaj babai, e kish ndjere, rrymen e flladit nga letrat pertoke, kaq sa nuk mbaj mend numrin, nje fletore, "i dashur... shpirti im... jeta ime... te shkruaj..."

Kur i hap nje nga nje, te tera toka me iku poshte kembeve nuk isha me, kur nje shuplake, beri syte shkendi ne trup nuk pata me gjak, ah, as oksigjen ne tru, ah, as fjale per te thene, vdekja doja te me rrembente ne ate cast, m'u duk sikur e kisha tradhtuar, sikur e kisha vrare, mbajti meri plot nje jete, gati per nje jave; e as syte me hodhi, nga mengjesi ne mbremje, per nje leter, leter dashurie.

Verona me 9 mars, 2017

BABAI

Babai ishte bukedhenes qe therriste cdo udhetar, babai qe kafshaten e ndante me driten e henes , plot bujari te priste, me zemren e madhe, babai kendonte neper shi e bore ku e zinte bresheri nuk fshihej, babai kaq i thjesht, kaq i mire, sa nuk gjendet versniku nuk lind nena nje te dyte, nuk do ndodhe kurre, me ate buzeqeshje, me ate ironi, ate fishkellime, me ato floke te dendura geshtenje ne te zi, me syte e vegjel sa oqeani, me ate grindje sarkaste, ate ciltersi, ate gjalleri nuk lind nena nje te dyte, nuk do ndodhe kurre, babai punonjes gjer ne agimin e pare, si deti ne batice, kaloresi i reve, nje uragan, ate shpirtin ne gjoks, dhe te ngrohte, te gjere.. sa nje parajse...

Babain nuk e njeh njeri, po une, do ta ngre, ne kup te qiellit: - Ky eshte babai im! babai im ! babai im! Verona me 9 mars, 2017

"BABAI

Babai ka fytyren e gjithe poeteve te famshem, babai ka sjelljen nobel te nje gjaku blu, eshte nje artist, eshte i gjithanshem, babai mbart dashuri si nje dishepull ne zemer sa gjithe bota e lakmon, babai kishte oksigjen, per lulet, per trandafilat, pa sosur, pa shkembim te jepte jete, ne cdo stine, ne cdo ngaterim fjalesh e ingranazhe hijesh, ne cdo dhimbje, ne cdo lot, ne paqe, ne dite te veshtira ishte si diell, ne netet e ftohta ishte zjarr, ishte strehe, ishte shprese e ne trishtim si nje yll plot meteorit, babai kishte force te natyres se embel, ne qortim i drejt, me Zot, ashtu si, ne erresisen e thelle, jeton nje fije drite.

Babain nuk e njeh njeri, po une, do ta ngre, ne kup te qiellit: - Ky eshte babai im! babai im ! babai im!

Verona me 9 mars, 2017" BABAI

Babai ka fytyren e gjithe poeteve te famshem, babai ka sjelljen nobel te nje gjaku blu, eshte nje artist, eshte i gjithanshem, babai mbart dashuri si nje dishepull ne zemer sa gjithe bota e lakmon, babai kishte oksigjen, per lulet, per trandafilat, pa sosur, pa shkembim te jepte jete, ne cdo stine, ne cdo ngaterim fjalesh e ingranazhe hijesh, ne cdo dhimbje, ne cdo lot, ne paqe, ne dite te veshtira ishte si diell, ne netet e ftohta ishte zjarr, ishte strehe, ishte shprese e ne trishtim si nje yll plot meteorit, babai kishte force te natyres se embel, ne qortim i drejt, me Zot, ashtu si, ne erresisen e thelle, jeton nje fije drite.

Babain nuk e njeh njeri, po une, do ta ngre, ne kup te qiellit: - Ky eshte babai im! babai im ! babai im!

Verona me 9 mars, 2017

8 marzo 2017 18:20 "BABAI (vazhdim) -.- Sic thashe, isha me e vogla nga vajzat, ashtu sic trajtohen me te vegjelit kur babai kete situate e shfrytezonte, atje ku nuk mund te shkonin te medhajat. E me conte te blija buke, pa leke perkohesisht, se nuk dilnin te shkretat, por kur hynte rroga e re i shlyenim.

Shitsja nje grua e beshme, dhe njihte situaten tone, e jo vetem, kishte shume si ne me tollon. Babai me pregatiste psikologjikisht dhe moralisht perpara. Po ju nuk e dini pse-ne. Zonja kishte bere djem. E babai me fuste xixat te ngecja diku. Ishim kater.

Oh, o Zot, krekosesha mire dhe yxhym. Rradha behej e madhe ne dreke, dhe punetoret vinin nga puna, e kisha nje cik pisk punen. Ah, kisha turp. Rrija nga fundi. Ajo si mencme qe ishte dhe eshte, bertiste:

-e shypet vajzen, e shtypet vajzen - Eda? sa buke do? Sa xhan?- pyeste plot dashuri. Ngrohesha, me vinte cerja sa degjoja"xhan". - dy! pergjigjesha gjithe kenaqesi duke ngritur dhe doren , dhe me ate ngazellimin nga brenda kaq te coroditur, po e lumtur, se ne fund te fundit kishim buke ne tavoline. Rrugen gjer ne shtepi e beja me fryme. E picoja fort. Haja nje gac plot me uri. Nje magji e tille nuk me ndodh sot. -.- Ka qene nje cam i mire shume. Ne fund te fshatit. Ai punonte ne ferme. Babi e shkembente kete nder duke i bere ndonje tavoline ose divane me nje cmim me te aryeshem. Dhe cami nuk lodh asnjehere ti thonte babait se sa here qe kishim nevoje te shkoja. Xhanan njeri.

- sa te porositi babi? - me pyeste pa me cuar ne siklet. - 100,- i thoja, me ze te dridhur. Nderkohe qe shkonte brenda, ne te dyja anet e rrugices ishte plot kumbulla, hemm, cfare lengu kerciste nga goja. Nuk mund te enderroja aspak ta provoja nje. Kisha vajtur per hall.

Vonohej nja ca minuta. Dhe keshtu, une, sa beja hapin e pare, me thirrte nje te dyte: - hajde ketu, moj vajze! na te jap xhaxhi kumbulla. Kumbulla zemerkuqe, vishnje te mbyllur e te verdha. Per zemerkuqet me shkonte ne cack, i haja shume. I mbushja xhepat e fustanit sa s'mbanin me edhe gjer ne shtepi kisha korritur disa. Nepsi, uria, rinia, benin te veten. Oh, c'kenaqesi qe e rrefeva. -.- Babai bente korniza. Une me vellane e madh conim porosine ne vend. Mblidhnim lule ne vere. Kur mbaronte kooperativa sezonin e fasules, o patates, shkonim me shat te gjenim te mbeturat. Asgje nuk shkonte dem. -.- Babi po te donte i kishte cuar vajzet ne pune. Ishin kater krahe, plus dy ata, beheshin gjashte. Nje ushtri. Nje banke me leke behej. Posi kishte vuajtur vete, e nuk shkoji dot ne shkolle per doktorature, ishte betuar se do na ndiqte te gjitha kapriciot. Ne fakt motra e madhe vazhdoi industrialen ne Vlore. Motra e dyte gjimnasin me burse ne Himare. Motra e trete dhe une ne Llakatund. Vellai i madh shkollen e piktures ne Vlore, nga ku dhe une, bera konkurs per kanto, nuk fitova, AH!. Fitoi nje vajze nga Llakatundi.

Peng mbeti vellai i vogel. Ishte me dhjeta. Vinte duke qare per nje nente: - He..he..hee..., o baaa, mesuesja ma beri me hilee, me coi nentee. - E te keqen babi, nuk ka gje! nuk ka gje! Heres tjeter merr dhjete. - o ba, - hidhesha une - une sot mora tete. - e tu befte babi, po te gjithe te mecur nuk do dilni. Ku ka shume femije ca jane te cakes , e ca te ngordhjes. oH, cfare kunje! :)

Nejse, e hajde ta pushoje me te voglin se. Zheniu i familjes, e kapte dore, e do ta conte me se s'ben te ndryshohej nota. Nga klasa e pare e gjer ne teten, mesataren e kishte DHJETE. Ishte, dhe eshte ndertuar mjaft bukur. E zuri demokracia. Peng e kam, peng! - TE GJITHE. -.-" BABAI (vazhdim) -.- Sic thashe, isha me e vogla nga vajzat, ashtu sic trajtohen me te vegjelit kur babai kete situate e shfrytezonte, atje ku nuk mund te shkonin te medhajat. E me conte te blija buke, pa leke perkohesisht, se nuk dilnin te shkretat, por kur hynte rroga e re i shlyenim.

Shitsja nje grua e beshme, dhe njihte situaten tone, e jo vetem, kishte shume si ne me tollon. Babai me pregatiste psikologjikisht dhe moralisht perpara. Po ju nuk e dini pse-ne. Zonja kishte bere djem. E babai me fuste xixat te ngecja diku. Ishim kater.

Oh, o Zot, krekosesha mire dhe yxhym. Rradha behej e madhe ne dreke, dhe punetoret vinin nga puna, e kisha nje cik pisk punen. Ah, kisha turp. Rrija nga fundi. Ajo si mencme qe ishte dhe eshte, bertiste:

-e shypet vajzen, e shtypet vajzen - Eda? sa buke do? Sa xhan?- pyeste plot dashuri. Ngrohesha, me vinte cerja sa degjoja"xhan". - dy! pergjigjesha gjithe kenaqesi duke ngritur dhe doren , dhe me ate ngazellimin nga brenda kaq te coroditur, po e lumtur, se ne fund te fundit kishim buke ne tavoline. Rrugen gjer ne shtepi e beja me fryme. E picoja fort. Haja nje gac plot me uri. Nje magji e tille nuk me ndodh sot. -.- Ka qene nje cam i mire shume. Ne fund te fshatit. Ai punonte ne ferme. Babi e shkembente kete nder duke i bere ndonje tavoline ose divane me nje cmim me te aryeshem. Dhe cami nuk lodh asnjehere ti thonte babait se sa here qe kishim nevoje te shkoja. Xhanan njeri.

- sa te porositi babi? - me pyeste pa me cuar ne siklet. - 100,- i thoja, me ze te dridhur. Nderkohe qe shkonte brenda, ne te dyja anet e rrugices ishte plot kumbulla, hemm, cfare lengu kerciste nga goja. Nuk mund te enderroja aspak ta provoja nje. Kisha vajtur per hall.

Vonohej nja ca minuta. Dhe keshtu, une, sa beja hapin e pare, me thirrte nje te dyte: - hajde ketu, moj vajze! na te jap xhaxhi kumbulla. Kumbulla zemerkuqe, vishnje te mbyllur e te verdha. Per zemerkuqet me shkonte ne cack, i haja shume. I mbushja xhepat e fustanit sa s'mbanin me edhe gjer ne shtepi kisha korritur disa. Nepsi, uria, rinia, benin te veten. Oh, c'kenaqesi qe e rrefeva. -.- Babai bente korniza. Une me vellane e madh conim porosine ne vend. Mblidhnim lule ne vere. Kur mbaronte kooperativa sezonin e fasules, o patates, shkonim me shat te gjenim te mbeturat. Asgje nuk shkonte dem. -.- Babi po te donte i kishte cuar vajzet ne pune. Ishin kater krahe, plus dy ata, beheshin gjashte. Nje ushtri. Nje banke me leke behej. Posi kishte vuajtur vete, e nuk shkoji dot ne shkolle per doktorature, ishte betuar se do na ndiqte te gjitha kapriciot. Ne fakt motra e madhe vazhdoi industrialen ne Vlore. Motra e dyte gjimnasin me burse ne Himare. Motra e trete dhe une ne Llakatund. Vellai i madh shkollen e piktures ne Vlore, nga ku dhe une, bera konkurs per kanto, nuk fitova, AH!. Fitoi nje vajze nga Llakatundi.

Peng mbeti vellai i vogel. Ishte me dhjeta. Vinte duke qare per nje nente: - He..he..hee..., o baaa, mesuesja ma beri me hilee, me coi nentee. - E te keqen babi, nuk ka gje! nuk ka gje! Heres tjeter merr dhjete. - o ba, - hidhesha une - une sot mora tete. - e tu befte babi, po te gjithe te mecur nuk do dilni. Ku ka shume femije ca jane te cakes , e ca te ngordhjes. oH, cfare kunje! :)

Nejse, e hajde ta pushoje me te voglin se. Zheniu i familjes, e kapte dore, e do ta conte me se s'ben te ndryshohej nota. Nga klasa e pare e gjer ne teten, mesataren e kishte DHJETE. Ishte, dhe eshte ndertuar mjaft bukur. E zuri demokracia. Peng e kam, peng! - TE GJITHE. -.-

BABAI (vazhdim)

Babai ishte kryetar fronti. Kishte teser kominsti. Ishte komunist. Ai nuk dakordonte me sistemin, ruante koken, emrin e familjes, fisit, e cila ishte me e rendesishme se cdo ngritje ne nivel shoqeror.

Me kujtohet, isha postjere. Mblidhja taksen e shtetit tek te gjithe abonuesit, disa i jepnin, disa jo, pastaj ishte normale se paga e atehershme nuk ishte kushedise cfare.

Kur shkoja ne shtepi i dorezoja te tera, monedha me shume qe i lija ne tavoline, se dhe rrogen e muajit e mbanim ne dollap pa celes, ngaqe asnje nga femijet nuk kishte dore, e kete u mesova dhe femijeve te mi.

Babai, edhe pse kishim nevoje per ndonje te holle s'i ngacmoi kurre ato. I quante "lek te mallkuara", qe me te drejt, pak halle kishin fshataret do jepin dhe qindarka!?

Ai ikte me nje kafe ne mengjes te shoqeruar me pak raki dhe kthehej ne dreke, me interval te shkurter.

Gjella ishte si gjithe te tjeret:gjelle patate, fasule, gjelle me qepe, byrek, kishte raste peris, buke me sheqer, o me krip mes vahtesh, e ajo qe mungonte kurre ishte spora, buka e mistrit. Mungonte mishi. Vetem neper festa;

- Fshatar e mos kesh pula? Fshatar e mos kesh nje liter qumesht? Fashatar te mbjellesh grur e miser e te hash buke misri?- thoshte neper dhembe babai nenes, - koministe shokeni, komunist te internuar.

Une isha me vogla nga kater vajzat. Por pas meje shoqeroronin dy vellezerit e mbyllet cikli i femijeve si nje qiell me gjashte yje, dielli dhe hena. Plot shyqyr.

Babi shkonte ne mbledhje partie, gjithmone me ironin gati, por gazmor, i perqendruar dhe shakaxhi sa kapte veshi biseden e pare ishte gati, te fliste kunder gjithckaje, por duke e ditur se shoket nuk do te merrnin masa qe fliste hapur e drejt per drejt.

Duke e kapur per xhakete, iu luta njehere te veja me te ne mbledhje. Oh, heren e pare rrefuzoi. Te dyten pranoi.

Salla ishte ne mos gaboj, nja njezet metro e gjate dhe dhjete e gjere, "vater kulture" emerohej. Aty shikonim filma, teater, skece, kenge dhe vallezimet e mbremjes.

Mbushej me te rinj, e perfytyroj si tani. (mua nuk ma varte asnje nga djemte, ngaqe motrat ishin me te medhaja, per mua priste radha.)

Isha e lumtur, jo se shkoja ne mbledhje (ku dija une), ah, kuriozitet femije. Isha me babane.

Kryetari nje burre i mencur fliste dhe babai pergojonte nga avash shokeve djathtas e majtas, e degjohej nje e qeshur ne grup.

Dhe ne fakt asnje ne fshat, nje ndergjegje te mykur, nuk do ta perqafonin kurre.

Neve jemi fis i lire. Nuk hyjme ne mekat. Shteti na gjakosi. Na trajtoi keq, pothuaj ishim shtresa e fundit e shoqerise, e megjithate nuk mungonte dashuria per jeten.

E cuditshme. E adhurueshme gjer ne palce.

E dini?! Kur lexoja autore te medhenj nga vendi e te huaj, une kisha turp per fshatin, e thoja: - c'te shkuaj!? Partizane te famshem nuk kemi. Autore te medhenj nuk kemi. Artiste nuk kemi. Te genjej? Nuk mundem , -thoja.

E nuk fsheh brishtesine e perlotur sot. Pertyp shtellunga lotesh, se ndihem ne faj. Kam hyre ne hak.

Si thashe nuk kishim partizane? E ata qe shkonin me barkun bosh ne pune, e me rroba te vjetra e cisme te grisura, -fare ishin? Po doktoret dhe infermjeret, mamite, cfare ishin? Djemte tane qe veshi shteti te gjithe me uniforme, cfare ishin? Partizane? heronj? artist?

Te gjitha i kishin, te gjitha. Ata ishin me partizane nga partizanet, me heronj nga heronjte, me artist nga artistet; oh, qava, oh...

Ishte nje sintoni mes nesh, nuk di ta shpjegoj me fjale, kuptoheshim ne sy: - asnje nuk do ta turperoj fshatin! Fjalkalim nga brezi ne brez.

E cuditshme. E adhurueshme gjer ne palce.

BABAI (vazhdimi)

Kur vinin frymezimet ne dyqan, dhe nena (dore shthurur sic e quante babai), shkonte te blinte kabash uji, o vere, bere prej qelqi, nje beze per carcafe te qepte me duart e saj, po ndonje fustan neve, perparese per guzhine. Mirpo, sa e shikonte ne dere, babai, fillonte e renkonte: - oh, moj cupe, i ka prishur te tera leket. - me drejtohej mua e me pas nenes. - moj grua, moj dore cpuar, pse moj te ka bere Zoti keshtu? c'fat pata une i ziu? Opo po, i vafri, i vafri une, - e ngrihej e fliste me vete neper oborr, ose ikte e qante hallin nga tezja.

E kam parasysh fytyren e nenes. oO, si i ndisnin ato syte e bukur, ato floket e gjata sa te mijat i kishin kaq hije, kaq e embel, kaq grua. I hapte gjerat dhe thoshte: - po ja, moj cupe, dhe kjo duhet ne shtepi, dhe kjo duhet .. ku di burri punet e gruas ne shtepi!?

Pastaj, merte gersheret dhe i futej punes plot entuziazem. Dhe i qepte me dore. Makine qepse, ju them. Nga mesi i punes kthehej babai, efekti i fjaleve te tezes ishte terapi: - po i prishe te tera te tera, moj ??

(Nena quhet Ollga. Po babai nuk e thirri kurre ne emer. Nuk i therriste, dhe aty prane. Ishim ndermjetes. Besoj nga emri. Kishte nje turp te pashpjegueshem.)

-shiko, - ia bente nena - c'kabash te bukur. - s'ke faj, kur i lashe sheshit, mire bere - pa ardhur akoma i preve? Edhe gersheret do ti fsheh une, mbaje mend! pse moj prefsh koken , pse i preve,- vazhdonte, sikur te kishte gjynah per bezen. - Aman, o Xhoxhi, -nena - te tera shoqet atje ishin , asnje burre nuk futet ne punet e gruas, vetem ti. - grua, mblidh mendjen, te them! Ti kur vete ne dyqan, nuk shikon me as majtas as djathtas, i do te tera. Punoj une, ndaj.

Mes kesaj klime, une merrja kabashet e trembura dhe i thoja babait: - o ba, ti mbush me uje ne cesem? - po ik, tani u be drecka. u prish leku. Shkoja zbathur, se nuk me zinte rradha mua per shapka. Kisha nje lumturi impresionuse. Tamam si Aidi ne karton.

Por kur i mbushja, nuk shikoja nga jashte po nga brenda, kudi une c'shejtan me mesonte. Xhami me uje zvogelonte retinen time, e shtyeja kabashin me force me poshte. Me ngelej bishti ne dore. Dhe me te dytin, bishti tjeter.

Nuk ju tregoj te qaren. Edhe hunda e shkrete kullonte, beni hesap. Me dy bishtat shkoja ne shtepi.

- oh, oh, - degjohej zeri i babait sa hyja ne oborr - mos e diskuto fare! - i ka thyer - e shikon moj grua sa ters- ja ja,si iken leket iken, i varfri, i varfri, - prap nena e kishte fajin e shkreta. - ti ke faj, - ngrite ze nena - tersus!

Une qaja me denese, se vertete nuk doja. Ai me mblidhte fort ne kraharor: - hajde, moj cupe, mos qaj me. iku , cu be u be - po dhe ti prej druri i ke te shkretat? malukate!

Kishte nje grindje te bukur babai. Nena po ashtu.

KESHILLAT E BABAIT ("BABAI") Perhere im ate perseriste: "-kur te mos kem as kembe e as duar nuk dua te jem barre e asnjerit prej jush, e mos flisni ndersa nga goja ime del qortimi e ju flas. Keto i ngulitni ne tru sa ju them ose i fusni ne xhep. Nje dite, do t'ju duhen. E bej per te miren tuaj, nje dite mos hiqni ne zemer me ahhh. Une nuk do ndihem mire." Kaluan vite, o baba, sot, e perseris femijve te mi. Te njejtin ritem, te njejtat fjale. ed

ETHET E PLAKJES

Me kujtohet im ate kur me thoshte: (vjecet ishin pak a a shume sa kam tani.) "nuk dua te behem shume i madh ne moshe te hiqem zvarr e te rroj ne kurrizin e femijve dhe te rendoj dita dites ne jete." Une e shikoja me nje dhembshuri te qarte duke lotuar me denese e me lemze, te qortoja ate cfare kishte thene dhe se isha nje femije, s'mund te mbaja kaq peshe. Kaluan vitet, si era ne pranvere perseris te njejten gje brinjes time. Nuk kishte faj babai mendoj sot eshte frikja nga plakja, ethet e moshes. Paskam ngjare nga ai dhe ca nga nena. Verona me 2 nentor, 2016 3:49

Kur shkoj te blej corape burrash sot (firmate dhe jo,) mua me vjen ndermend gjyshja ime kur vinte ne te pare e na radhiste te katertat te anderonim sepse sipas saj dhe nuk do na ndiqte Zoti yne nga shtepia. Me vjen te qesh, me vjen te qaj; te qesh, se nuk eshte e nevojshme te qaj, se humbi gruaja ne mua. Edhe pse jane te modes, te bukura, e te mendafshta kembet nuk i mbajne ngrohte, grisen shpejte. Me mungojne ne sirtari nje pale corape te andruara. Verona me 2 nentor, 2016

_________VAZHDON__________________


Comments


FOLLOW ME

© 2023 by Samanta Jonse. Proudly created with Wix.com

bottom of page