top of page

FUSHATA POETIKE DHE POETET!-Edlira Jorgji Doko

  • Immagine del redattore: edlira jorgji doko
    edlira jorgji doko
  • 25 mag 2016
  • Tempo di lettura: 2 min

Eshte hyjnore qe disa poezi mbeten ne mendje si nje melodi e nje refren i perditshem, edhe pse mund te jene te koherave te ndryshme.

Sot kendohet e perkthehet ne te gjitha gjuhet e botes dhe cfaqet cdo sekond ne retet sociale qe behet pjese repetori e gjithsecilit nga ne.Sa vjen ky pasion dashuror pasional, adhetar dhe pse jo profesional, behet me i fuqishem nga dita ne dite.

Mbaj ment fare mire recitimet neper festa ne cdo pervjetor o organizime e manifestime te krahines, gjithcka qe prezantonte bukur zonjen e qiellit.

E tani, c'te them? Emocionohem nga gjithe kjo mrekulli.

Poetet nuk ngjajne me njeri-tjetrin dhe vargu ka nje vule personale qe identifikon karakterin, identitetin, autentitetin, traditen e zones, kujtimet feminore dhe paraqitet para lexuesit gjuha e komunikimit.

Me vjen te citoj disa emra poetesh e ti pergezoj e tu them ne sy:Poezia juaj meriton shume me shume!

Po ky mendim nuk vlen per te gjithe.Jo se jam shpirtngushte e kam zili shpirtrat e huaj por eshte i patolerueshem per tipi tim te bej komplimente te tilla.Me shume i demtoj sesa i stimulojne te shkruajne gjate.Ata qe kane frymezim te rregullt, nuk kerkojne lajka e pelqime neper komente.Jane te pasur, te vetedijshem per lartesine ku fluturojne.Per te qene me realist ne kete kontest dhe direkt per ata qe nuk kuptojne u kujtoj momentin kur shkruajne, adrenalina si ngjitet gjaku ne tru, presioni ne vene e si trasformohet vete trupi ne lot gezimi dhe vuajtjesh dhe brengash.KAQ.

Dua te hap dhe nje plage qe dhemb.Konkurset letrare jane fallco dhe kjo sjell nje dem te madh letersise tone, duke privilegjuar artist jo te fjales origjinale dhe njerez jo te talentuar.

Po per fat ky guxim mua nuk me mungon, per hir te vertetes duhet te shprehem.Eshte e pamundur- nuk di te hesht-por shtroj qarte shqetesimin tim.Pavarsisht nga nderhyrja e kolegeve, miqesise, te artit dhe jo, kam denoncuar problemin dhjetra here.Me ben te ndihem faqebardhe, me shpirt te paster qe nuk deshiroj te jetoj ne hipokrizine e botes moderne.E largoj kete ves me gjithe fuqine e shpirtit.

Pyetja mund te qendroje ne fron tamam:a e bejne te gjithe kete gjest nobel e ndergjegjesor?A do mundemi ndonjehere qe te gjejme nje pike takimi (seriozisht)mes te vertetes dhe genjeshtres, mes frymes reale dhe asaj imituese?Nje fjale hodha une.Te tjerat duhet te vijne paqesisht e ne forme natyrale, pa qene te egjer me njeri -tjetrin, por koerent ne te gjitha aspektet.

Me gezojne pa mase, poetet me gjuhe perendie te cilet nxjerrin mjalt te virgjer nga shpirti e thurin kenge te paster e te pakenduar ndonjehere.

Ja, kaq...Ne keto ore te para e te fresketa te mengjesit.Te gjithe flene, mua me kaperceu gjumi.Suferina nisi nga komentet ne faqen e shokut tim ku kishin komentuar dhe Larua dhe Balua (sic thoshte ndjese paste gjyshja ime, Sotira), qe nuk lene radhe te flasin te pagabueshmit.Jane aty te afermojne fajsine e tyre.Me tmerrojne! Shumica ka marre mirenjohje e cmime jo te merituar.

Une e thashe fjalen time.

Sa per mendimin tuaj, eshte e qarte pritja me teper se nje revolucion.

Verona me 25 maj, 2016 3:49


Comments


FOLLOW ME

© 2023 by Samanta Jonse. Proudly created with Wix.com

bottom of page