SHTYPI, REDAKTORET DHE AUTORET-Edlira Jorgji Doko
- edlira jorgji doko
- 25 mag 2016
- Tempo di lettura: 2 min

Civilizimi eshte nje forme e lart ne jeten e cdo individi.Sidomos ne kete kohe kerkon perkujdesje me sy hapur.Gjate rrugetimit, njerezimi ka pesuar nje neglizhence dhe trasformim ne menyren e te prezantuarit ne shoqeri dhe familje. Duke ndjekur mendimet tuaja, ngacmimi i reacionit eshte te gjej fjalet per nje pergjigje te sakt.Sipas redaktoreve, faji me i madh dhe pergjegjesia e letersise nuk eshte e autoreve qe krijojne kete konfuzion, por e shtepive botuese.
Gjithmone kam hedhur statuese private nga ku thoja:
-NUK ESHTE FAJI I SHTYPIT Asnjehere mos akuzoni nje ndermarrje te deklaruar ne shtet.Nuk jane fajtor per kete situate te rendomte dhe ne e dime mese miri.Qartesoni mendimet, pastaj fajesoni te tjere.
- MOS SHKARKONI PERGJEGJESINE TUAJ Nga redaktimet e shumta qe lexoj kam hasur ne nje anomali monstruoze, qe shfaq, redaktorin genjeshtar dhe autorin me tapi te huaj. Dhe kete fakt okular evident, e kam denoncuar publikisht, jo per tu dukur per te fituar nje pozicion social, por per te dhene nje shans dhe rikthim hapave te gabuar.
-PLAGJIATURA ESHTE KRIM Bekuar ai poet qe shkruan me gjakun e tij.Te vjen ta lexosh, ta besh idhull, nje hero, pavarsisht nga gjuha, kufiri dhe flamuri.Mekat qe nuk rrespektohet ky kod dhe mrekulli nga te gjithe.Plagjiatura duhet ndershkuar, dhe eshte detyra jone ta debojme nga Olimpi. Gjaku blu i qiellit nuk e lejon kete masaker makabre, perkundrazi nje gje te tille e ndershkon ashper.
-MBANI RRETH JUSH KRIJESA HYJNORE Shume poet lidhen ngaqe kane deshire te rrine bashke dhe harrojne te diskutojne faktet primare, per shkak te "mirenjohjes".Nje gje e tille te fut ne cark.Te mbyll syte me bendena hipokrizie.Nuk te le te lire te shprehesh qe sa vjen, tkurresh ne mendje dhe shpirt.
-KESHILLE PER SHTEPITE BOTUESE Te kesh pune eshte bereqet, dhe krijon pushtet me aftesite dhe kapacitetin intelektual.Por te besosh eshte mire, te mos besosh eshte perkujdesje per pronen, dhe kjo eshte akoma me e mire.Sipas ligjit, duhet te marrin nje firme redaktoreve qe malli i publikuar eshte vetem i autorit ne ceshtje.Kaq, e kjo firme duhet te ruhet ne kasaforte.Prove e mosfajsesise, korrekteses. Heret a vone ky ligj do hyj ne Shqiperi.
Te duash te tjeret eshte mire, te duash vetem akoma me mire. Verona me 25 maj, 2016 19:34
Comments