DASHURI PA DASHURI!-Edlira Jorgji Doko
- edlira jorgji doko
- 26 mag 2016
- Tempo di lettura: 2 min

Dashuri ne fallsitet! Edhe kjo, ndodh ne fluturimet poetike. Duke ndjekur shtegetimet qe vijne si shiu i veres jane te shpeshta ne qiell qe, me gezon shpirti, e bekoj ne pafundesi. Nuk jam "xheloze":Eshte nje kenaqesi e mbinatyrshme, lexoj, edhe ne krahet e vogla.
Por ky ngazellim i parakohshem nuk duron gjate, sepse qe ne faze te pare te nisjes, ne betim, e ne kryqezim te ndjenjave, eshte pabesia mes dy shpirttrave. Ne njeren ane kemi poetet qe kerkojne te pushtojne tokat me cdo kusht nga ana tjeter kemi poetet qe nuk jane koshente per te perballuar gjate dhe hyjnisht lidhjen, e te pergjigjen ne muze.
Koncepti i gabuar ka rrenjet ne fene e gabuar.Shume injorojne faktin, per te pasur nje partner, besojne ne cast, duke mos kuptuar rendesine e lidhjes te nje poezie te vertete gjenia e mardhenies, e fisnikerise dhe rilindjes se zemrave te dy horizonteve qe pagezohen ne nje.
Ne shumicen e rasteve, genjeshtra i posedon; gjithmone duke mos pasur fryme qiellore...
E verteta e fluturimeve poetike eshte nje tragjedi e vertet e heshtur ne menyre brutale, per mardhenie intime, nepermjet fajit qe behet akoma dhe me i madh ne kohe:Nje poet dhe poete e dashuruar (nese jane te dashuruar), fal mrekulline e shekullit ne magjine e kenges.Pastaj ka nje fuqi te papermbajtshme ne rrefimin momental te aktit, puthjes dhe raportit qofte spirituar qofte mishtor qe ne fund kurorezon legjiptimisht dashurine.
Por a ndodh kjo?
Sipas poeteve para nesh, dashuria ishte hyjnore ne qenien e gruas dhe te burrit: besnikeri, ndershmeri, gjithe pasion.Asnje nga poetet e sotem behet skllav i muzes se jo me shume se nje eksperience verore:keshtu ata vjedhin shpirt e lumturi tjeter kund, ato bejne po te njejten veprim o nje hakmarrje pa llogjik.Djallor tregohen shtegetaret e tjere qe shikojne kete shtirje publike; komentojne, ndezin gjakrat, si qenie te vogla, qe nuk mesojne te perballojne realitetin, por fare thjesht gjejne nje qark te shkurter; rrugezgjidhjen e gabuar.
Por poetet e vertet jane krejt ndryshe nga gjenerata e re, kerkonin te pamunduren, pushtet, ne fantazi, ne jete, ne mencuri e ne mrekulline hyjnore qe mbart nje shpirt njerezor.
Te jesh poet i dashuruar nuk vjedh dashuri-eshte muza qe te ushqen me dashuri.
Verona me 26 maj, 2016 11:40
Comments