PERGJIGJE, Artur Zhejit-Edlira Jorgji Doko
- edlira jorgji doko
- 9 ago 2016
- Tempo di lettura: 2 min

E di, Artur, nuk jam mrekulluar me tematiken qe ke zgjedhur ngaqe me erdhe ne shteg te them ate qe mbaj nga vite, me vete, per vete.
Oh, mos ki frike nuk te shaj.
Ne shqiptaret emigrant perbejme Ajken e Kombit. Vijme ne Shqiperi se na gjakoset shpirti, vijme te shikojme dheun ku lindem.
Na takon. Na perket.
Qe te mesosh ti, nuk vijme duar bosh, por me makinen derdhur ne placka e portofolin plot.
Jemi bujar. Nuk dime te bejme ndryshe.
Ne zoteri, femijeve tane u japim dhe nenshtetesi te tjera.I kemi me te zot nga ata qe pretendojne e vijne ketej duke vjedhur, shitur droge e shpartalluar dhe identitetin e nacionit.
Me c'te drejte?
E megjithate, ne, prap ju mbrojme. Prape ju duam.
Kemi arritur te marrim dipllome ne vend te huaj, ne gjuhe te huaj, duke ruajtur traditat e vendit me dashuri dhe llahtare. Flasim gjuhe te huaja, se jemi te mencur. Mesojme, integrohemi me mire nga ty, e cdo plazme qe perbuz e na ofendon publikisht.
Ne vijme, sidomos ne Gjirokaster e Tirane, ku mblidhen qente, e nuhasin hapat qe te lepijne nje kocke, o te behen ne grup te grabisin patriotin e tyre.
Gjate rruges ka kafshe te pazbutura. Ke frike. Te hedhin fjale, kur nuk i njeh. Me fat nese dalim te gjalle e nuk na dhunojne.
Ne vijme, sidomos kur eshte per tu ndare pasuria. Ashtu te padjallezuar, besojme verberisht duke firmosur letrat fallco qe keni bere.
Per turp. Nam.
Prap ne heshtim. Prap ne ju duam.
Ne vijme, sidomos ne Durres, Vlore e Shkoder te kalojme pushimet. Aty jane ujqrit.
Gjate udhetimit (nese kemi marre makinen tone) policeve u ndricojne syte per dy leke. Gjejne njeqind pretekste.
Po, zoteri. Ne prap urte e bute ikim nga atdheu. Vijme te qeshur e ikim me lot.
Ne nuk bertasim zoteri, kemi kaq mall sa nuk kemi ze, vec lotit. Po ti, Ah ti, nuk e njeh kete ndjenje.
Qe viti 1999. Mbas pese vjetesh emigrim, u ktheva ne atdhe. Kisha mall. Dete me lot. Por ajo qe do mbetet ne kujtese e pavdekshme eshte momenti kur qeni i shpise me njohu. Kur putha prinderit e mi. Pavdekesi eshte shkeputja nga krahet e nenes dhe tufja ne toke. U lava me dhe. Hidhja dhe mbi koke, ne trup.
Cmenduri ! Dashuri! E serish cmenduri!
Po ti zoteri, nuk njeh nje ndjenje te tille.
Cfare dashurie hyjnore dhe fisnike kane shqiptaret e emigruar.
Mos u cudit, e duam me shume nga ty memedheun.
Ti e mban ne xhepat e interesit.
Ne ne zemer.
Po kete ti je i vogel ta kuptosh. Mos u mundo, nuk arrin dot.
VERONA me 9 gusht, 2016 13:28
Comments