top of page

LETER E HAPUR-Edlira Jorgji Doko

  • Immagine del redattore: edlira jorgji doko
    edlira jorgji doko
  • 3 set 2016
  • Tempo di lettura: 3 min

I DASHUR AMBASADOR! -DONALD LU -

Ju flas me kaq zell e pasterti, ambasadori im, sa here e marre penen time e shkruaj. Dukeni, kaq simpatik e i mireedukuar qe me lini pafjale. Packa se vini nga nje kontinenti i huaj, packa se vini nga pertej oqeanit, por me ndryshoni humorin kur lexoj deklarata te ulta e tinzare, ku vetem nje burre shteti nuk duhet ta bej. Tjeter eshte ajo bota e politikes, tjeter ajo njerezorja. E besoj ne fene tuaj fisnike me dore ne zemer. Por kur flitet per popullin tim, zoteri i brigjeve te huaja:duhet te numeroni fjalet ne lutje-nje nga nje-ndershmerisht ne cdo situate. Dhe atehere embel e bute si nje luan me kulishet e tij, sepse koha na ka dobesuar e na ka vrare, e na dridhen muret e shpirtit, o thyhen arteriet e zemres. E mos na perbuzni! E mos hapni shtigje zjarrjesh! E mos na perqeshni qe ju shtrijme doren e trupin e endrrat kur kerkojme lemoshe! Jemi njerez abasadori im! E nuk ka nje bukuri tjeter mahnitese!

Ne fjalet e juaja, edhe titulli eshte provokues:“Kam degjuar qe shqiptaret jane te beses, por politikane me te pabese nuk ka bota” Eshte e llogjikshme, nuk do filozofi. Ajo nuk tingellon miresi, kur luani ne erresire, si drita e zbehte, qe vret dyfish shpresen. Ne njeren ane ngrini uren, lumi te kalohet nga te gjithe pertej bregasit, e me pas e bomardoni mesin e saj...pak rendesi ka ku e si mbyten udhetaret, ambasadori im. Ju valviteni flamurin e Amerikes!

Pas titullit e rendesishme eshte llotaria juaj-falenderimi-respektin qe kemi ne per ju nga nje dege ne tjetren si femijet. Dhe nuk mbaron aty, koncepti behet interesant e i pallogjik, kur flitet per "deshiren" e ikjes se shqiptareve nga atdheu, e se BE. e kapi sinjalin, e qe pavaresisht se nje dite nuk do behemi pjese e saj, zemren e kemi ne Amerike. Jam e shokuar! Ju valviteni flamurin e Amerikes!

Vazhdoj leximin-nga qielli ne toke-nga mbreteria ne kasolle-flisni per mbritjen ne vendin tim, si ju shikojme ne drite te syrit e si ju besojme verberisht. E afermoni kete verberi. Sa e veshtire eshte te kuptosh tingullin e fjales! Edhe nje "kunje percarjeje" qe gris qiellin e shkaterron tokat, kur flisni per politikanet tane, cuditerisht populli eshte fisnik e me i mire nga ata. E ne kete kontest, vrituni me njeri-tjetrin, as qe me prishet koha mua, nuk jam gjaku juaj nuk duhet te futem ne mes, nuk eshte detyra ime nuk me hyn ne pjese, beni c'te doni. Ne fund te fundit jeni popull i beses, tani per tani nuk behet, me vone shohim e bejme, mbase nuk ka dale trimi akoma, se keta ne qeveri korruptohen me pak, dijeni ama jane te pabese. Ambasadori Arvizu thote se jeni trima. E kishte pare ne Gerdece trimerine tuaj, kur ju hodhen ne ere, e ju nuk folet, por po te ishte bere gjetke, do kishte reagim. Po ju jeni trima e qepet gojen. Historia ju tregon burra te pushkes te drejte e nuk ju trembet syri, po mua me ben pershtypje si ia mbathni nga syte kembet. Popujt e tjere reagojne ndaj cdo qeverie, ju cuditerisht ikni. Dhe ketu ambasadori im, thirrja eshte e fuqishme per LUFTE CIVILE!

Dhe afermoni se nuk na e ka qefi per drejtesi, por te jemi fitues e per politikanet nuk kemi interes. Po puna juaj kush eshte zoteria im?

Me ne fund ne mbyllje, behemi "te dashur" e "qytetar" sepse eshte interesi i llotarise. Tani kush e mori e mori, kush u dogj u dogj, por merr prape tatepjete biseda e kthen serish tek fyerja. Se jeni te zote ne dokumenta fallco per emigracion klandestin. Po ku ka korrupsion futuni te tere ne burgje, e i beni, rruga eshte e hapur, jeta eshte sfide, sfidoje.

Na uroni dhe vrapim te madh. Ku? Te vritemi me njeri tjetrin? Te lozim llotari amerikane? T'ja mbathim? Te vazhdojme me padrejtesi? Te bombardojme akoma? Te heshtim? Te durojme? Se ne parafund mbyllja behet interesante-duhet te kujtojme se nuk na mungon gje ta bejme vendin. E po, shyqyr! Ja nje e vertete!

E na pushkatoni me dashuri, barbarisht. JAM PA FRYME!

Me respektin me te larte njerezor e shqiptar, ne emer te popullit tim, ju dergoj kete leter te hapur nga Verona e Italise, duke ju uruar te ndryshoni zemer , ambasadori im, se ajo qe keni nuk eshte njerezore. Shendet e begati familjare! Verona me 3 shtator, 2016 12:25


Commenti


FOLLOW ME

© 2023 by Samanta Jonse. Proudly created with Wix.com

bottom of page