top of page

Ulkonja plake - Edlira Jorgji Doko

  • Immagine del redattore: edlira jorgji doko
    edlira jorgji doko
  • 12 set 2017
  • Tempo di lettura: 2 min

Ra vjeshte. Qielli filloi te vishet ne akuarel ngjyrash. Gjethet e pjekura keputen nga deget dhe vallezojne valsin e fundit si nje perqafim mes te dashuruarve kur ndahen per pak kohe me dhimbjesh dhe me lot, rrokullisen, ne krahet e eres, bien ngadale ne asfaltin e lagur, ne kopshtin tim, ku shfletoj ndonje flete romani te Marc Levy. E megjithese bie shi, e megjithese eshte gri, filarmonia ne shpirt me jep nje kenaqesi enderruese, ne nje tunike te argjende, te shkurter sa eshte kurmi im, te gjate gjer ne fund te thembres, por nuk me le ulerima e nje ulkonje te plakur.- Aouuu! aouuu! aouuu! Ti nuk je zonje! Ti nuk je zonje! Gjithe kohes. Vjen nga malet e vdekura, nga rrepirat e humbura, sa per bela, shkon andej nga mulliri, dhe kuvendon me skifter e me sorra. Sorra te vogla. Skifter pa pende. Cudi? Ulkonja, merr yjet e qiellit, e kapa me presh ne duar, kenget e mia, fjalet e mia thote, nuk ka tjeter, eshte e mjere. E megjithe, e quan veten zonje. E drejta e saj. Por une nuk kam zili zonja te tilla. Une matem me hyjnite. Ulkonja plak eshte si e terbuar. Bishe e eger. Nuk zbutet me asgje, me asnje. Dhe ne faj, dhe pa pyll, dhe pa turp. E shkreta !

- Kaq mbush, kaq thote - kaq di, kaq bene. Nuk ke c'ben me kungulleshe te papjekur! - te turperon para mikut ose te trashet gjuha, - degjohej zeri i babait nga porta e hyrjes mbasi kishte mbaruar se foluri me kryeplakun e fshatit.

Vazhdoj te qendroj ne fleten qe kisha palosur. Eshte nje roman teper i bukur. Ia vlen te zhytem ne thellesite e mrekullise mjeshterore te jetes reale.

Verona 12 shtator, 2017


 
 
 

Comments


FOLLOW ME

© 2023 by Samanta Jonse. Proudly created with Wix.com

bottom of page