Gjethet e vdekura- Jacques Prévert (përktheu:Edlira Jorgji Doko)
- Jacques Prévert
- 30 nov 2015
- Tempo di lettura: 1 min
Gjethet e vdekura- Jacques Prévert (përktheu:Edlira Jorgji Doko) Oh! Do doja shumë që ti të kujtoje ditët e lumtura kur ishim miq. Jeta ishte më e bukur. Dielli më përvëlues. Gjethet e vdekura bien në grumbuj ... Shikon: nuk kam harruar. Gjethet e vdekura bien në grumbuj si kujtimet dhe dhimbjet dhe era e veriut i mer me vete në natën e ftohtë të harresës. Shikon: nuk kam harruar këngen që më këndoje. Është një këngë që na ngjan. Ti më dashuroje unë dashuroja ty. Dhe jetonim ne të dy bashkë ti që më dashuroje unë që të dashuroja. Por jeta i ndan ata që duhen ngadalë ngadalë pa bër zhurmë dhe deti fshin mbi rërë hapat e dashnorëve te ndarë. Gjethet e vdekura bien në grumbuj si kujtimet dhe dhimbjet. Por dashuria ime e heshtur e besnike Qesh përsëri e falenderon jetën. Të desha shumë,ishe kaq e bukur. Si mund të harroj. Jeta ishte më e bukur dhe dielli më përvëlues. Ishe mikja ime më e ëmbël ... Por tani nuk kam asgjë veç dhimbjes. Dhe këngen që këndoje gjithmonë, gjithmonë do e dëgjoj. Është një këngë që na ngjan. Ti më dashuroje unë të dashuroja. Dhe jetonim ne të dy bashkë ti që më dashuroje unë që të dashuroja. Por jeta i ndan ata që duhen ngadalë ngadalë pa bër zhurmë dhe deti fshin mbi rërë hapat e dashnorëve te ndarë

Comments