PA PENDIM…
- Edkira Jorgji Doko
- 30 nov 2015
- Tempo di lettura: 1 min
PA PENDIM… Në shtigje resh, ku filtron vetëm drita, mbi faqet e hënës fjalë argjendi mbolla, një copë qielli kësaj nate për ty e grabita, për të mbjellë në lëndinën e yjeve një botë me përralla, puthje, ëndrra... Kur të vijë pranvera si flutur të endem, duke kënduar t'i mbledh në prehër të vajzërisë, pastaj t' i fsheh tek ti,ku askush mos t' i prekë e gjoksit të të gjëmojnë epshet e djalërisë. Atëherë, unë do zgjoj nga kafazi i shpirtit, atë kanarinë endacake, nëpër stinë e humbur, ngatërruar si merimanga në rrjetën e kohës, të gjej udhën e erës, horizontin e duhur. Të dëgjosh këngën e lumturisë nga sqepi i saj, të lozësh me telat e zemrës dridhur nga drithërima, si dukur, edhe një herë prap të çmendurohem, aty,në kupën e parajsës të mësoj ç'është flakërima, dhe.. pa u penduar të nesërmen…pa.

Comments