top of page

AREMENE II - Edlira Jorgji Doko

  • Immagine del redattore: edlira jorgji doko
    edlira jorgji doko
  • 21 giu 2017
  • Tempo di lettura: 3 min

Ne aremenet jemi nje popull i lashte si pellazget e ndare me fise, e me veshje te ndryshme, edhe gjuha ndryshon mes nesh. Sikunder, ndryshon ajo e arvaniteseve, ajo e arberesheve, e nga kjo buke kemi brum ne mish e gjak. Nje popull i masakruar ne shekuj, nje popull qe duhet te mbrohet nga UNESKO, sepse NJE POPULL KAQ LIRI-DASHES NUK GJENDET NE BOTE. Nje popull qe dhe tani nuk na japin nje dinjitet, alfabetin autentik e te vjedhur qe te mesoj brezi i ri. Identitetin tone as sot nuk e gezojme ne dokumentat tona, e ende ky popull kaq i paster vuan nga gjykimet rraciste po gjeri kur? Verona, 21 qershor 2017

VESHJA JONE

Nje veshje etnike shekull pas shekulli ka shoqeruar udhetimin me Krishtin ne sup.

malet e gjelbra me delet ne kullote e familja ne fusha me perendi e Zot.

Verona, 21 qershor 2017

TE ISHTE SE NUK KISHIM ZOT

Te ishte se nuk kishim Zot, brenda nesh qe kembanat e Tij bien cdo mengjes, cdo mbremje,

nga nje toke ne tjetren si emigrant pa bere asnje krim qe denimi te justifikoj ne qiell,

eshtrat te preheshin ne paqe poshte dafinave e nerenxave qe mos qajme me,

per te gjitha vrasjet e pafajshme, vuajtjen dhe dhimbjen e ngarkuar,

nuk do ishim, nje kenge e vjeter

qe fal dezertoret e hershem gjithe heshtjen moderne. Verona, 21 qershor 2017

NUK GENJEJ KUR THEM SE...

Ka shqiptare sot qe nuk na njohin, as mesuan gjuhen tone as mesuan traditen tone, nje injorance e pa fund sundon. Ka shqiptare sot, jetojne, te verber e pa deshire per te mesuar historine dhimbjen e aremeneve.

Te tjere bejne pyetje

vend e pa vend,

sikur te zbresin nga qielli

dhe neve nga Marsi.

Qesharak kur hedhin kunja,

o ironizojne si hienat

se ashtu e shkuan jeten e tyre,

pa kaluar kufirin jashte retines.

Verona, 21 qershor 2017

LOTET E BABAIT

Kur isha nje vogelushe flitej dy gjuhe ne shtepi por njeren e mesova ne shkolle (shqipen e paster moderne) tjetren jo ne fshehtesi na fliste nena (limba armeneshti) mungonte kisha ne koder e prishen harbutet e diktatures atje hapen nje varr te madh nuk kam per te harruar lotet e babait ne heshtje

ne revolte bente nje lutje: Zoti paste meshire per edepseset.

Verona, 21 qershor 2017

Ligjet dhe kanunet tona kalojne nga brezi ne brez normalisht, pavarsisht nga vendi ku ndodhemi, ato percillen si nje stafet e me shume dashuri. Te gjitha jane te verteta ne kete program kaq te bukur, krijuar nga aremenet me banim ne Greqi(vllehet me banim ne Greqi)Une psh qe isha "revolucionare" nuk pata asnje djalosh nga fisi te vinte te me kerkonte doren, sepse shikoja djemte jashte qarkut tone, shqiptar. Deshiroja te ika zakoneve tona. Sot jam me gjak te trazuar qe as femijet e mi nuk e mesuan dot gjuhen, e nuk njohin aspak rrenjet e mia per shkak te emigrimit. Ja nje nga arsyet themerore qe me fliste babai, jo ishte kunder vendimeve te mia, por se nje dite do humbisja veten. Ne fakt une shuhem si aremene, qe eshte kaq e dhimbshme, por me nje shprese se djemte e mi martojne doren tone e merr perseri ringjallja. Pakez e veshtire, por jo e pamundur. Djaloshi qe me martoi mua, eshte diell i vertete, ka deshiruar ta mesoj gjuhen, me kerkonte e pyeste gjithmone, po eh..po nuk ishe ne ambjent....


Comments


FOLLOW ME

© 2023 by Samanta Jonse. Proudly created with Wix.com

bottom of page