NANNIE, OH-ROBERT BURNS
- ROBERT BURNS
- 1 dic 2015
- Tempo di lettura: 1 min
NANNIE, OH-ROBERT BURNS (përktheu:Edlira Jorgji Doko) Pas atyre kodrave, ku rrjedh Lugar, në mes shumë kënetash dhe shkurresh, oh, dielli i dimrit ka mbyllur ditën dhe unë po shkoj nga Nannie, oh. Era në perëndim fërshëllen e fryn, nata është e errët dhe shirënëse, oh; por marrë mantelin e në fshehtësi po shkoj përtej kodrinave nga Nannie, oh. Nannie është tërheqëse, e ëmbël e re: nuk gënjehet lehtë për ta pasur, oh: të keqen mbledhtë ajo gjuhë lajkatare që do dojë të mashtroj Nannien, oh. Ka fytyrë të bukur, një zemër të sinqertë, të pastër sa është e bukur, oh: margaritka që hapet, lagur me vesë, s'është më e pastër nga Nannie, oh. Një fshatar i ri jam unë, Dhe pak janë ata që më njohin, oh; por çfarë më intereson se sa pak janë ? jam gjithmonë i mirëpritur nga Nannie, oh. Paga një "qindarkë"është e gjitha që kam e duhet mencuri ta shpenzoj,oh; por pasuria e botës nuk më shqetëson: mendimet e mia janë të gjitha për Nannien, oh. Padroni i vjetër është i lumtur kur më sheh shtohen delet e tij e lopët, oh; por aq i lumtur jam unë, që ngas parmendën dhe nuk kam të tjera gezime se Nannien, oh. Qoftë prosperitet apo fatkeqësi s'më intereson, marrë atë që qielli më dërgoi, oh; asnjë qëllim tjetër do kem unë për jetën që të jetoj e të dua Nannien time, oh.

Comments