TË JESH POET-Florbela Espanca
- Florbela Espanca
- 2 dic 2015
- Tempo di lettura: 1 min

TË JESH POET-Florbela Espanca(përktheu:Edlira Jorgji Doko)
Të jesh poet është të jesh më lartë, është të jesh më i madh nga njerëzit. Kafshon sikur puth! Është të jesh një lypës dhe të japësh ashtu si mbret i mbretërisë, këtu dhe përtej dhimbjes!
Është të kesh shkëlqimin e një mijë dëshirave dhe të mos dish aspak që të dëshirohet!
Është të kesh këtu brënda një yll flakërues, është të kesh kthetrat dhe krahët e shqiponjës!
Është të kesh uri, është të kesh etje për pafundësi! Një përkrenari, mëngjes ari dhe mëndafshi ... Është të konsiderosh botën në një britmë të vetme!
Dhe është të dashurosh kështu çmendurisht ... E që ti të jesh shpirti e gjaku e jeta në mua e thua me këngë të gjithëve!
Comments