ALBATROSI-Charles Baudelaire
- Charles Baudelaire
- 3 dic 2015
- Tempo di lettura: 1 min

Charles Baudelaire - ALBATROSI--(përktheu:Edlira Jorgji Doko)
Shpesh, për argëtim, njerëzit e ekuipazhit Kapin albatrosët, zogjtë e mëdhenj të deteve, Që pasojnë, udhëtarët e tjerë të dobët, Në anijen që shkon sipër thellësive.
Dhe aty kanë ven vetëm mbi kuvertë të anijes Që të paaftë dhe të turpshëm, këta mbretër të kaltërsisë Fatkeqësisht bien krahët e mëdhenj e të bardhë, Si rremat e palëvizshme, pranë ijeve të tyre.
Sa i ngathët dhe i vështirë, udhëtari me krahë! Ai, para aq i bukur, sa qesharak dhe i shëmtuar! Dikush, me një pipe, i ngre sqepin, Tjetri, çalë, imiton të burgosurin duke fluturuar!
Poeti ngjan me princin e reve Që jeton në stuhi dhe qesh me shigjetarin; Por mërgon në tokë, në qendër të fyerjes, Nuk mund të ecë pa krahët e gjigantit.
ALBATROSI-Charles Baudelaire (përktheu:Edlira Jorgji Doko)
Shpesh, për argëtim, njerëzit e ekuipazhit Kapin albatrosët, zogjtë e mëdhenj të deteve, Që pasojnë, udhëtarët e tjerë të dobët, Në anijen që shkon sipër thellësive.
Dhe aty kanë vend vetëm mbi kuvertë të anijes Që të paaftë dhe të turpshëm, këta mbretër të kaltërsisë Fatkeqësisht u bien krahët e mëdhenj e të bardhë, Si rremat e palëvizshme, pranë ijeve të tyre.
Sa i ngathët dhe i vështirë, udhëtari me krahë! Ai, para aq i bukur, sa qesharak dhe i shëmtuar! Dikush, me një pipe, i ngre sqepin, Tjetri, çalë, imiton të sëmurin duke fluturuar!
Poeti ngjan me princin e reve Që jeton në stuhi dhe qesh me shigjetarin; Por mërgon në tokë, në zemër të fyerjes, Nuk mund të ecë pa krahët e gjigantit.
Verona më 3 dhjetor 2015
Comments