UNË E TI…
- edlira jorgji doko
- 4 dic 2015
- Tempo di lettura: 1 min

UNË E TI…-Edlira Jorgji Doko
Unë jam lule që jeton në shkretëtirë, me ty e ndaj dhe një bulëz vese, unë jam vena që gurgullon gjak, ti je pulsi që brënda meje rreh..
Unë jam dallga që përplasem aty mbi shkëmb, ti je llava që shpirtin më ngroh në acar, unë jam përkëdhelja që në gjumë të ve, netëve më mbulon me ninullë të bardhë...
Unë jam ëndrra që tek ti vezulloj, ti mëngjesi, zogu i paqes në qiell, unë jam nata që driten lëshoj, ti diell, në udhën time, me diejt...
コメント