Shtate dite e shtate nete
- edlira jorgji doko
- 5 dic 2015
- Tempo di lettura: 1 min

Shtate dite e shtate nete-Edlira Jorgji Doko
Po une ?e mbyta kengen e vjeter, Naten e groposa nen dhè te gjalle, Dhe klithmat renkuan ne eter Pranvera me zuri nje lule-acar.
Atje ku erresira ish me erret Ne vende djerr permbi gjemba E vetem udhetoja varret e ftohta Qiellin me drite sec e shemba.
Ditet fluturonin para syve Netet digjeshin ne terr te zi Me heshtje dhe hic te dremitur Zemra u mbush vrer e pikellim.
Kur u zgjova nga endrra Permbi dhimbjen e shkrete Binte shi i imet, gjak i kuq Nga petalet pa jete.
Pastaj, kalova erera te forta Pa krahe, pa sy, kufome e thermuar Oh, pa engjej , pa zota Pertej botes se trishtuar.
Por, brenda meje rritej me hov Me nje hap gjigand,befasues Besimi hyri porsi foshnje Plot perendi dhe frymezues.
Por ja,kujtoj nje peshqesh Kur vargun e pare e skalite ti Dhe gezimet dhe hidherimet Me ngazellim e me shkelqim.
Me duhet te te kthej borxhin Me fryme e gjethe ne peme Aq sa zoti krijoi token Per shtate dite e shtate nete.
Mos e mbyt agimin me shprese Nuk behet , e di dhe vete Ke kohe te arratisesh Qabese Te riperteritesh dhe njehere.
Pasandaj, gjej lule e thelleza Kenga ne kupe te qiellit te gjemoj Kenge qe te mbetet ne breza Dhe i madh dhe vogel te kendoj.
Aq, e me pas do vallezoj, vallezoj...
Commenti