TI EJA
- edlira jorgji doko
- 5 dic 2015
- Tempo di lettura: 1 min
TI EJA-Edlira Jorgji Doko

TI EJA
Eja, do vish i dashur, do vish tani që muzgu filloi të tretet, eja, prane meje, eja të rrish e nata në dhimbje të derdhet.
Do vish i dashur, do vish, eja pritja përtej pritjes është e gjatë, eja, pranë meje, mos u trëmb nga jeta syrin tënd, mos e bëj të qaj.
Ç'kuptim do të kishte pa ty pranvera ? Ç'kuptim do të kishte pa ty dimri? Ç'kuptim do të kishte pa ty vera? Ç'kuptim do të kishte pa ty vjeshta? Pa dy yjet brinjë nga brinja?!
Ndaj, eja i dashur, i dashur eja
Commentaires