top of page

Po Po-Charles Bukowski

  • Charles Bukowski
  • 18 dic 2015
  • Tempo di lettura: 1 min

Po Po-Charles Bukowski (përktheu:Edlira Jorgji Doko) Kur Zoti krijoi dashurinë nuk na ndihmoi shumë kur Zoti krijoi qentë nuk ka ndihmuar shumë qentë kur Zoti krijoi bimët ishte diçka normale kur Zoti krijoi urrejtjen na dha një gjë normale të dobishme kur Zoti krijoi Mua më krijoi Mua kur Zoti krijoi majmun po flinte kur krijoi gjirafën ishte i dehur kur krijoi narkotikët ishte në qejf dhe kur krijoi vetëvrasjen ishte në tokë Kur krijoi ty shtrirë në shtrat e dinte se çfarë po bënte ishte i dehur dhe në qejf dhe krijoi malet dhe detin dhe zjarrin në të njëjtën kohë Bëri disa gabime por kur krijoi ty shtrirë në shtrat bëri gjithë Universin e Tij të shenjtë.


Comments


FOLLOW ME

© 2023 by Samanta Jonse. Proudly created with Wix.com

bottom of page