top of page

Përkushtimi-Izet Sarajlić

  • Izet Sarajlić
  • 18 dic 2015
  • Tempo di lettura: 1 min

Përkushtimi-Izet Sarajlić (përktheu:Edlira Jorgji Doko)

Të kushtoj sytë e mi, buzët e mia, dhëmbët e mi. Poezitë? Ç'ti bësh poezitë e mia sepse nuk dija të heshtja? Ç'ti bësh poezitë mia që nuk mund të të dashurojnë? Sa bukur është që nuk jemi as zogj as të devotshmit në muzg dhe nuk kemi flatra, por krahë. Gjëja e fundit që pret nuk mund të jetë vdekja jonë, sepse dëshirat e gjakut diku duhet të vazhdojnë. Ti je një grua e vogël, ti je një e vogël grua, dhe një gusht i pavdekshëm që të solli në baladat e mia. Rri me dashurinë time se do të mbijetosh të gjithave dirges pikëlluese, të gjitha transformimet e mia. Rri afër syve të mi. Do mbijetojmë veten, jo vetëm në tumë të varreve tona, sepse e dinim, ne e dinim, butësinë dhe krenarinë, duke ikur nga thika dhe nga granata, duke vrarë engjëjt në ne, duke vazhduar të mbetemi engjëj. Pasardhës, na kërkoni nganjëherë në një fije të kuqe, vetëm kurmet tona ngrijnë poshtë tokës memece, por shkelni lehtë, për mos lënduar buzët tona, dhe për mos shtypur vështrimet tanë të vdekur.


Comments


FOLLOW ME

© 2023 by Samanta Jonse. Proudly created with Wix.com

bottom of page