top of page

William Shakespeare

  • William Shakespeare
  • 18 dic 2015
  • Tempo di lettura: 1 min

William Shakespeare(përktheu:Edlira Jorgji Doko)

Jo, mos thuaj kurrë që zemra ime ishte e rreme edhe pse në mungesë dukej e zvogëluar flaka; si nuk është e lehtë qe të lodhem nga vetja, kështu është shpirti im që jeton brënda teje: aty është streha e dashurisë time; nëse kam humbur si udhëtaret, përsëri aty kthehem besnikërisht, pa ndryshuar nga ngjarjet, Kaq saqë çoj vetë ujë mëkateteve të mia. Mos beso kurrë, edhe pse në mua mbretërojnë të gjitha dobësitë që tresin mishin, që të njollosem në mënyrë absurde të humbas për asgjë shumën e virtyteve të tua: sepse asgjë e quaj këtë univers të madh përveç teje, roza ime; në të ti je gjithësia ime.

*****

Kur dashuria ime betohet se është gjithë besnikëri unë dua ta besoj, edhe pse e di që gënjen, sepse mund të më mendoj një djalë të papjekur se bota injoron artin delikatë të imagjinatës . Kështu kot duke kujtuar të besoj se jam i ri, edhe pse e di se më mirë në mua është perëndimi, sinqerisht pranoj gjuhën e saj gënjeshtare - dhe kështu nga të dy e vërteta është e pashprehur. Po pse ajo nuk thotë që është e pabesë? E përse dhe unë nuk i them jam plak? Jo, dashuria vishet bukur simulon besimin dhe mosha në dashuri nuk i njeh vitet. Për këtë me të gënjej e ajo gënjen me mua, dhe në gabimet tona hijshëm gënjejmë.

*****

William Shakespeare

Nga sytë e grave rrjedh doktrina ime: ato shkëlqejnë ende zjarrin e vërtetë të Prometeut, janë libra, art, akademi, që tregojnë, përmbajnë dhe ushqejnë botën.


Comments


FOLLOW ME

© 2023 by Samanta Jonse. Proudly created with Wix.com

bottom of page