top of page

PO, PO KËSHTU ËSHTË DASHURIA...

  • Immagine del redattore: edlira jorgji doko
    edlira jorgji doko
  • 19 dic 2015
  • Tempo di lettura: 1 min

PO, PO KËSHTU ËSHTË DASHURIA...

Frymë, etje, zjarr, tokë, dhe mbi të gjitha zot! Po, po kështu është dashuria që perënditë nisin nga qielli, një stuhi me dhimbje. Me buzët prej llave, klithmë prej zjarri dhe dy trupat udhëtojnë nëpër pranverë të lumtur, me ëndrra të celura lotësh.. Të gjitha dhimbjet e kanë një emër.. Të gjitha emrat kanë një dhimbje.. Emrin tim, emrin tënd që fluturojnë mbi degë fjalësh mbi petale lulesh,mbi heshtjet e gjalla dhe mbi hapat lozonjare të mbremjës... Të gjitha shikimet e kanë një dashuri Të gjitha dashuritë e kanë një shikim.. Fytyrën time, fytyrën tënde. Nuk ka dashuri pa dhimbje Nuk ka dhimbje pa dashuri Pa ngjyrat e zemrës pa zërat dridhërues të shpirtit pa diellin përvëlues pa ëndrra në fluturim.. Më ndjen?Më dëgjon?dashuri? Të gjitha dhimbjet kanë një emër.. Të gjithë emrat kanë një dhimbje.. Emrin tim, emrin tënd...

18.2.15 11.37


Comments


FOLLOW ME

© 2023 by Samanta Jonse. Proudly created with Wix.com

bottom of page