top of page

Ç' më intereson për emrin tënd?(përktheu:Edlira Jorgji Doko)

  • Aleksandr Sergeevič Puškin
  • 25 dic 2015
  • Tempo di lettura: 1 min

Ç' më intereson për emrin tënd?(përktheu:Edlira Jorgji Doko)

Ç' më intereson për emrin tënd? Ai do vdesë, si zhurma e trishtuar Nga vala, që përplaset kundër një bregu të largët, Si një tingull natë në një pyll të thellë.

Ai në fletën e një albumi Do të lejë një gjurmë të vdekur, të ngjashme Në qëndisjen e një mbishkrimi varri Në një gjuhë të panjohur

Ç'është në këtë emër? Nga kohë harruar Në trazirat e reja dhe rebele, Shpirtin tënd nuk do t'i japë Pastër, kujtimet e brishta

Por në atë ditë të trishtë, të qetë, Bërtit me nostalgji; Thuaj: ka një kujtim për mua, Ka një zemër në botë që unë jetoj ...

Rozë(përktheu:Edlira Jorgji Doko) Ku është roza jonë, Miqtë e mi? Eshtë tharë roza, Bija e agimit Mos thuaj: kështu Zbehet rinia! Mos thuaj: Ja gëzimi i jetës! Thuaji lules: Lamtumirë, më vjen keq! Dhe zambaku na tregon.


Comments


FOLLOW ME

© 2023 by Samanta Jonse. Proudly created with Wix.com

bottom of page