Përkthime nga Edlira Jorgji Doko
- Leonard Cohen
- 6 gen 2016
- Tempo di lettura: 1 min
Dashuria e vërtetë nuk lë gjurmë-Leonard Cohen (përktheu:Edlira Jorgji Doko)
Ashtu si mjegulla nuk lë plagë Mbi hijen e gjelbërt të kodrës Kështu trupi im nuk lë plagë Mbi ty dhe nuk do ta bëj kurrë
Përtej dritareve në errësirë Fëmijët vijnë, fëmijët shkojnë Si shigjeta pa objektiv Si prangat bërë me borë
Dashuria e vërtetë nuk lë gjurmë Nëse ti e unë jemi një gjë e vetme Humbet në përqafimet tona Si yjet kundër diellit Si një gjethe e rënë mund të mbetet Një moment në ajër Ashtu si koka jote në gjoksin tim Ashtu si dora ime në flokët tua
Dhe shumë netë durojnë Pa një hënë, pa një yll Kështu durojmë ne Kur një nga të dy është ikur, larg
Comments