Përkthime nga Edlira Jorgji Doko
- Edgar Allan Poe
- 6 gen 2016
- Tempo di lettura: 1 min
Një ëndërr brenda një ëndrre-Edgar Allan Poe
Këtë puthjen time mirëprite mbi ballë! Dhe, nga ty tani të ndahem, lërmë që unë të them se nuk gabon që mendon se ishin një ëndërr ditët e mia; e, megjithatë, shpresa fluturoi larg në një natë o në një ditë, në një vegim o në asgjë, është për këtë ndoshta pak venitur? Gjithçka që shohim, atë që dukemi nuk është vetëm një ëndërr brenda një ëndrre.
Jam në përplasje të një bregu torturuar nga dallget, shtrëngoj në një dorë kokrrat e rërës së artë. Vetëm disa! Çudi si rrëshkasin tutje, nëpër gishtat e mi, dhe ribien në det! Dhe unë qaj - unë qaj! O Zot! Nuk mund ti mbaj me një shtrëngim më të fortë? O Zot! Do mundem ndonjëherë të shpëtojë të paktën një, nga dallga e pamëshirshme? Gjithçka që shohim, atë që dukemi nuk është veçse një ëndërr brenda një ëndrre?
Magjitë e mia
Magjitë e mia janë thyer. Pena më bie, pafuqi, nga dora e dridhur. Nëse libri im është emri yt i shtrenjtë, përsa më lutesh, nuk mund të shkruaj. Nuk mund të mendoj, as të flas, mjerisht nuk mund të dëgjojë asgjë, sepse nuk është një emocion, kjo ngrirje ndalet mbi ngjyrëar pragu i portës hapet ëndrrave, ndezur në ekstazë pamje e mrekullueshme, dhe ngjethëse në të parë, në të djathtë e në të majtë, dhe për gjithë rrugës, mes avujve purpurt, larg ku mbaron panorama asgjë tjeter se ty.

Commentaires