MONOLOG-Edlira Jorgji Doko
- edlira jorgji doko
- 8 gen 2016
- Tempo di lettura: 1 min

Ah, o zoti im, zot i shqiptareve perse na braktis, perse? Apo mos valle provon shqiptarine qe sa te beses jemi ne?
Shume tregove, shume genjeve, dimrin qellimisht harrove mbi dhè. Qellimisht dergon erera e tufane pastaj qan pse s'bejme lutje, e?
Erresira erdhi papritur, drita derdhi dhimbje pafund. Nje dhimbje qe duron dete, ne tokat tona u be furtune.
Asnje nuk e mbush me hare as pranvera qe erdhi, as pranvera qe shkoi. As zeri i bilbilit, as perulja mbi varre as dallandyshet e marsit, as gurgullima e kroit.
Nuk e permbush dot as dielli nuk e permbush dot as hena. Ne, udhetojme kuturu udhet e qiellit e kthehemi, per nje bekim tek nena.
Atdheu eshte e kaluara, Atdheu eshte e tashmja atdheu qe pret kaloresit e rinj mbi stuhi. Por ti zoti im, zot i shqiptareve mjaft na denove, mjaft mbajte meri.
Dhe prina ashtu si nje komete nje shqiponje lart mbi male: ndiqe dje, e sillna sot e behu kenge, e behu valle.
Ti e di, jemi gjak i vjeter,
fisnikeria e Skenderbeut, krenaria e Ismail Qemalit.
Mos na ngaterro kufinjt ne eter
jemi bijte e lotit, jemi bijte e mallit.
Hesht? qesh? me shan?
Bota eshte e eger, ndershmeria u plak.
Falme ne perendi, qe te hyra ne hak,
m'u thafte gjuha, ne rreze, m'u thafte!
Zoti im, zot i shqiptareve,
perkujdese pak popullin tim.
Bekoje token, bekoje frutin,
bekoje gjith shqiptarine!
Verona me 8 janar, 2016 10:47
Comments