NJE DOZE LIRI NGA ALI ASLLANI - Edlira Jorgji Doko
- Edlira JorgjiDoko
- 5 mar 2017
- Tempo di lettura: 3 min

- DUKE NDJEKUR PULSIN POETIK TE AUTORIT ALI ASLLANI -
-.-
SHPIRTI. SHPIRTI REVOLUCIONAR
Nga gjithe poetet shqiptar, Ali Asllani, kishte nje fuqi magjike te ngrite ne revolucion perendite e tokes dhe te qiellit; e dominonte kaq sa Gjergj Kastrioti udhehoqi luften kunder turkut. E me te njejtin intesitet dhe vendosmeri te plakut te perjetshem Ismail Qemali. Korrist fitoresh ne cdo sintoni ne epope te lavdise perconte drejtesia dhe mllefi, krijuar e stazhonuar, me kaq dashuri sa vera ne qilar, e nje shpirt uragan Adriatikas e Jon qe cajne cipen e ajrit, per te ngjallur dhe kufomat e plakura ne kohe. Magjik ne trasmetim. Dashuror ne percjellje!
-.-
NE GJUHEN SEKRETE TE KOMUNIKIMIT
Ky profet, me gjak te paster, brez pas brezi, me nje "hakerrim" njerezor jashtetokesor, bente thirrje popullit te tij nga jugu ne veri: jepte denime metaforike brilante, sikunder eshte veshtiresia e jetes. Perdorte nje gjuhe te tejskajshme ne komunikim. Cdo fjale te gjuhes meme: shante, vriste, priste, shartonte, perbuzte qeniet e vogla, nuk falte asnje tradhtar, asnje sharlatan qe shiste e vidhte atdheun. Edhe grushtin e qartesonte, edhe plumbin e mbante gati. Roberine nuk e duronte ..roberit i perzinte nga letargu fetar e politik. Nuk mungojne pyetjet; e nuk mungon predha e pikcuditjeve.
-.-
PSIKOLOGJIA DHE INTEGRITETI PASIONAL
Para pregatitja mendore e popullit, para luftes, nuk eshte detyre e pushtetareve: asnje pervec autoreve gjigand, nuk mund ta bej. Ndertimi i shpirtit te shendosh, percjell shendet. Dhe kjo, ishte nje dhunti adhuruese e Ali Asllanit. Ligjerimi i truallit Arberor, eshte shenje e dashurise fisnike karshi atdheut. E thoshte, dhe e pretendonte, nga te gjithe shqiptaret. Udheheqja mendore, krijon shprese, jep liri, moral te fort. Dhe kjo ishte dhunti e Ali Asllanit. Idete i kishte te qarta, nuk ndante kufij, as pasuri, por e simbolizionte vendin te bashkuar. Lotet e dhembur, i trasformonte te pjekur, drejtesine te hekurt. Dhe kjo ishte dhuntia e Ali Asllanit.
-.-
IMPULSIVITETI. IMPULSIVITETI VLONJAT
Eshte themelore, dhe teper e rendesishme, per te theksuar se poeti kishte rrenjet ne Vlore, dhe kjo i jepte mundesine e shprehjes nudo dhe origjinalitetit vlonjat. Me kenaqet shpirti ta lexoj, ta zberthej behet kenaqesi. Krenarine per Vloren, qytetin e lindjes, ku derdh shpirtin dhe gjithe talentin e tij eshte poezia" VLORA, VLORA!"
Poeti impulsiv shkruan nje gjuhe te fuqishme, pa hile, ashtu si rakia e ballkazanit, qe pi e dehesh nga vreshti i ri, kupa lumturie pihen me dolli, gjer ne piken e fundit. Edhe poezia e vlonjatit dok, te mbush zemren me dashuri per jete, plot optimizem, plot gjalleri.
-.-
PATRIOTIZMI. PATRIOTIZMI I SHENJTE Poeti nuk perqafonte nacionalizmin, ne asnje poezi te lexuar nga une, por e shprehte hapur detyren e patriotit. Patriotizmi nuk eshte nje lule qe sjell pranvera. Ajo duron cdo dimri, cdo vjeshte; nuk plaket, as vdes. Teoria e poetit ishte ndertuese per shoqerine e atehershme, qe shoqeron edhe ditet e sotme. Poezi te shkruara ne luften e dyte boterore, por percjellja vjen kaq e fresket dhe aktuale. Sikur te kishim, jo me shume, po nja njezet poet si Ali Asllani, rrymat politike do kishin kthyer rruge nga varrosja ditore. Varferia shpirterore dhe shitja e saj, solli vetem varferi e mjerim ne te gjitha aspektet e jetes. Mungon patriotizmi dinjitoz. Mungon liria e shprehjes ne demokraci.
-.-
DASHURIA. DASHURIA E PASTER
Dashuria e poetit, ishte enderruese ishte fluturuese ishte pranverore. Vallezonte lehtas si nje bilbil, ne cdo stine, qe nuk kane nje simetri te rregullt, e luante me katervargsh, pesevargsh e gjashtevargsh. Do te thoja, nje stil lozonjar, te ngjajshme me lirikat Lasgushjane: komponimi mendor artistik, te con ne vende te mrekullueshme. Per tu pasur zili, sikunder te kesh qene vete ne ate parajse rrefyese. Ishte fisnik ne dashuri. Nuk kishte nje tjeter luhatje, madje madje, e ndiqte henen nga qielli, e quante "ziliqare". Kjo kurorezon ate dashuri qe pak poet dine ta cmojne e ta thurin.
-.-
KRIJIMTARIA. KRIJIMTARIA NE SHUMES
Nga c'ndoqa me perkujdesje, renia e krijimtarise eshte e dukshme. Clirimi i vendit ka krijuar nje black out (nuk di arsyen), qe autori nuk e ka marre me veten. C'ka ngjare? Nuk e di. Ka te bej komunizmi? Nuk e di. Ishte i persekutuar o kishte frike? nuk e di, nuk e di. Di qe, eshte bere nje mekat i madh. Di qe, kemi humbur nje pjese te jetes se tij, dhe vlere te madhe ne letersine shqiptare.
Verona me 5 mars, 2017
Comments