ASNJE NUK KA TE DREJTE TE ABUZOJ ASNJERIN...Edlira Jorgji Doko
- edlira jorgji doko
- 19 mag 2016
- Tempo di lettura: 3 min

Qe njihen per natyren e tyre rebele disa burra maskilist nuk kemi dyshim, dhe qe asnje mbeshtje nuk do tu japim nese shprehen me kete gjuhe mesikine, serish nuk kemi dyshim. Mes nesh ka artist te nje rangu te ulet njerezor, qe nuk jane ne gjendje te permbahen para se keqes edhe kur kane te drejt. E drejta nuk zgjidhet me sharje publike, aq me teper pjesen me te dobet dhe delikate te shoqerise sic eshte gruaja. Ku qendon fitorja ketu? Cdo ndodhte nese te gjithe ne ndjekim kete veprim? Artisti, pergjithesisht, para se te jete artist, eshte komunikues i pergjegjshem, eshte njeri dhe krijese e paster, qe per etike duhet te ruaj gjakftohtesine ne plan te pare dhe edukaten ne plan te dyte.
ASNJE NUK KA TE DREJTE TE ABUZOJ ASNJERIN... Te gjitha GRATE gezojne autoritet, indipendence e liri.. dhe nje burre i edukuar me klase nuk bie ne vulgaritet. Kurre. Kushdo qofte arsyea. Per ligj... Shumica i kaperdisin rreguallat. Nuk permbahen. Natyre e eger...
-.-
Eshte e vertete, ne vendin tone arti tashme behet nen banak, qe po shkakton dita dites nje dem esencial te pandreqshem, e qe krijon nje imazh tjeter talentit. Si ne te gjitha deget dhe ne letersi qarkullon i njejti fjalekalim:"c'me jep qe te jap". Ka vajza te reja, plot jete e alegri qe shendrohen ne hiena nate. Te liga ne shpirt, te shpifura ne gjak. Per cfare? Njecik fame. Po fama do fytyre dhe talent, e ato kete dhunti nuk e gezojne, prandaj humbasin si hija gjate kohes. Eshte e dhimbshme gjeri diku, dhe eshte per te luftuar ashper e gjeri ne fund, kjo monster qe quhet plagjiature.
Brenda nesh jeton engjelli dhe djalli, dita dhe nata, e mira dhe e keqja, budallalleku dhe mencuria, gjithmone dy.. jemi ne tentacion nga ligesia, por, jemi ne, dhe vetem ne, qe zgjedhim per jeten tone. Ligesia mund te kete fuqi po asnjehere sa miresia.
E kam ngritur zerin ne kupe te qiellit qindra e mijera here. E kam share kete bande me trafike shpirtrash e zemrash, por e mblodha veten. Nuk duhet te bie poshte ne asnje menyre nga degradimi i disave. Gjithmone, kontestoj e luftoj pa rreshtur. Rruga eshte e gjate dhe nuk duhet te humb drite e shpirt kur te tjeret deshirojne ose kane bere zgjedhje te gabuara personale.
Eshte urgjente te ndalohet abuzimi i mendimit, fjales, vargut te leshuar me pare nga nje autor dhe te pervetesohet e te stolistet nga shpirtrat e vdekur. Nje mjerim i tille nuk u be as ne fillim te lindjes se poezise, nuk be as gjate luftrave, nuk be dhe kur rane semundjet e pasherueshme, nuk u be as ne emegracion nga nje toke ne token tjeter, nuk eshte bere as ne burg.
Vjedhjen e shpirtit?! E konsideroj mjerimin me te madh te shekullit.. E konsideroj nje gjest cinik dhe jo-njerezor... E konsideroj varferine me te madhe nga varferia biologjike...
Per kete, i kerkoj ndihmen e qeverise te shtoj nje ligj per korrupcion dhe abuzim te identitetit.Masat duhet te jene te rrepta, te rregullta e ne funksion. Kufoma te gjalla ecin neper trotuare, parqe e lulishte.Puthin e ndukin e peshtyjne.Nuk kane ndjenja. Nuk kane dashuri qelizat e semura.Ne trurin e zbrazur nuk gjendet filli. Molusket mbeten moluske dhe shushunjat shushunja.
Kujdes! Qarkullojne edhe shkrime te tilla ne giro.Po jane fallco.Nje autor qe ka redaktuar libra fallco, qe ka bere ese fallco, qe deklaruar genjeshtren, qe ka marre mirenjohje kot, e qe e qe pafund...nuk ka me lirine e fjales.Ajo u takon vetem shpirtrave te pashitur e te ndershem, sepse vetem ata thone te verteten!
Ju faleminderit! Verona me 18 maj, 2016
留言