top of page

DHE ETHET MË ZËNË..-Edlira Jorgji Doko

  • Immagine del redattore: edlira jorgji doko
    edlira jorgji doko
  • 19 mag 2016
  • Tempo di lettura: 1 min

Sa herë të thashë : mos më shiko në sy,

se më merret mendja, e ethet më zënë,

ti, në qerpikët e natës ngre e ul stuhi,

e puthjet e tua më shpien deri në hënë.

Oh, dritë e bardhë, që më rrëmben kur më prek,

mes flakëve të ferrit më shndërron në hyjri,

mes duarve mbaj një diell, që trup e shpirt më djeg,

deri sa shuhem ngadalë, në shkrumb e në hi .


Comentários


FOLLOW ME

© 2023 by Samanta Jonse. Proudly created with Wix.com

bottom of page