top of page

Përkthime nga Edlira Jorgji Doko

  • Elizabeth Barbara De Sanctis
  • 19 lug 2016
  • Tempo di lettura: 1 min

Kam dashuruar - Elizabeth Barbara De Sanctis

Një ditë dikush do më pyes cila ishte gjëja më e mrekullueshme që kam bërë në jetë. "Kam dashuruar!" - do bertas. Dhe cila ishte më e keqja? ... "Kam dashuruar", - do pëshpërisë.

*****

UNE GRUA

Unë Krenare Që jam grua Që di të rri vetëm Që mos kem nevojë Për asgjë e nga askush Sepse kur zgjedh Zgjedh për të ndarë Pjesë nga mua Vetëm per ata që dinë të respektojnë Krenare që duhem Aq shumë sa më mjafton Më tepron Edhe për të dashur jetën Aq shumë sa më mjafton Për të mos u shitur Për dashuri Për përkëdhelje Për seks Për një përqafim Për një fjalë Krenare të jem e bezdisshme Të jem e vështirë Të mos kem rregulla Krenare që njoh Fuqinë e faljes Fuqinë e shpatës Vlerën e miqësisë Krenare për atë që jam Për pikat e mia të forta Për dobësitë e mia Krenare që jam grua Të këndoj Tokës Të kërcej në Hënë Krenare për zgjedhjet e mia Drejtë o gabuar Nga dhëmbja ime Që askush s'mund të gjykojë Nga buzëqeshja ime Që askush s'mund të shuaj Krenare që jam pluhur Që një ditë do të kthehet në Tokë Dhe kush llahtaron të më duaj Them duam tani Duam tani Jo kur s'do jem më Qe është shumë e lehtë Duam tani Që është më e vështirë Që dhëmb Që ka një çmim: Lirinë time


Comments


FOLLOW ME

© 2023 by Samanta Jonse. Proudly created with Wix.com

bottom of page