Përkthime nga Edlira Jorgji Doko
- MIRABAI
- 19 lug 2016
- Tempo di lettura: 1 min

MIRABAI (Data e lindjes: 1498 Kudki, IndiaData e vdekjes: vitin 1557 Dwarka, India)
O i dashuri im, lejomë të të shikoj. Nuk është më jetë jeta ime pa ty. Vdes zambaku pa ujë, dhe nata pa hënë është e zbrazët. Mua jeta më braktis nëse ti je larg. Nuk kalon kurrë nata ime e trazuar nga ankthi, dëshira kafshon zemrën time kot. Nuk kam më uri dhe gjume, as nuk di nga goja ime të dal fjala. Për kë? Kush më dëgjon?Jam vetëm. Eja tek unë, o burri im, bashkohu me mua, eja dhe shuaj zjarrin e vuajtjeve. Ti që njeh zemrën time, pse më bën të vuaj? Kthehu dhe largoje dhimbjen në mua shfreno mungesën tënde. Nga jeta në jetë Mira është skllavja jote dhe dashurinë e saj e ka lidhur me ty.
Comments