Përkthime nga Edlira Jorgji Doko
- autorë te huaj
- 28 lug 2016
- Tempo di lettura: 2 min

TRENDAFILAT E SAADIUT-Marceline Desbordes Valmore
Doja te te sillja trendafila kete mengjes Po nuk kisha mbledhur kaq shume ne korsene time Dhe nyjet shume te ngushta nuk munden ti permbanin.
Nyjet shperthyen. trendafilat iken fluturuan Ne ere dhe ne det, te gjitha arriten... Ndoqen ujin per te mos u kthyer kurre;
Dallga u shfaq e kuqe, si ne flake. Sonte fustani im eshte prape parfumosur. Frymojne mbi mua aromat e kujteses.
NE HESHTJE-Rosita Ramirez
Hesht!Mos fol bashkoi duart e tua me te miat hesht! E shikome fiksuar ne syte e mi hesht! mos fol e ndaje heshtjen tende me timen.
MOS KENDO, E DASHUR-Aleksandr Sergeevič Puškin
Mos kendo, e dashur, para meje Kenget e tua te trishta Gjiorgjane: Me kujtojne, ato kenge Nje tjeter jete e nje breg te larget.
Mjerisht, me kujtojne, Melodite e tua te ashpra, Dhe pllajat, dhe naten, nen driten e henes Tiparet e nje vajze te varfer, te larget...
Fantazmen e shtrenjte, fatale Une, shikoj ty, harroj; Po ti kendo-para meje Ate fantazem prap shikoj.
Mos kendo, e dashur, para meje Kenget e tua te trishta gjiorgjane: Me kujtojne, ato kenge Nje tjeter jete e nje breg te larget.
Ol'ga Aleksandrovna Sedakova
"Dhe e perseris:nuk jam flauti juaj, nuk jam nje loder, nuk jam nje melci as shpretke, as zemer, as tru."
*****
William Shakespeare
Nese lexon keto vargje harroje doren qe i shkruajti: te dua aq shume qe nuk dua te mbetem ne mendimet e tua te embla, dhe se te menduarit per mua te ben te vuash.
*****
Rabindranath Tagore
Keputa lulen tuaj, oh qiell! E shtrengova ne zemer e gjembi me cepoi. Kur dita u zhduk u be erresire zbulova se lulja ishte thare dhe dhimbja mbeti. Te tjera lule do vijne tek ty, me parfum e shkelqim, oh qiell! Po per mua eshte e kohe e shkuar te mbledh lule; ne naten e erret s'kam me rozen time vetem dhimbja ka mbetur.
*****
Lili Emmet
Pa dashurine time une jam nje gjethe e thate ne toke ne rruget e vjeshtes, pa jete, e shuar, dhe pa asnje shprese te kthehem te jetoj. lot te hidhur derdhen ne faqe kur ti, largohesh e me heq frymemarrjen! c'eshte nje njeri pa ndjenja? cfare eshte nje nene pa foshnjen e saj? cfare jam une pa ty, dashuri? nje gjethe e thare ne toke ne rruget e vjeshtes...
*****
Paul Verlaine
Fluturo, kenge, agjerim para saj e thuaji qe, ne zemren time te ndershme, gezueshem ka bere drite nje rreze, shperndahet, drite e shenjte, erresira e dashurise:frika, mosbesimi dhe pasiguria. Dhe ja dita e madhe! Mbetur gjate ne heshtje e turpshme-e degjon? - gezimi kendoi si nje laureshe e gjalle ne qiell te ndricuar. Fluturo, kenge e pafajshme, dhe ji e mirepritur pa pendim ajo dhome qe ne fund kthehet.
*****
Gaio Valerio Catullo Urrej e dashuroj.Ti me pyet arsyen? Nuk e di, keshtu ndodh dhe torturohem.
Comments