top of page

Përkthime nga Edlira Jorgji Doko

  • Forugh Farrokhzad
  • 2 ago 2016
  • Tempo di lettura: 1 min

E PËRSHËNDES PËRSËRI DIELLIN

E përshëndes përsëri diellin, dhe përroin që më derdhej në gjoks, dhe përshëndes retë e mendimeve të mia të gjata dhe rritjen e dhimbshme të plepave në kopsht që me mua kanë udhëtuar stinët e thata.

Përshëndes kopetë e korbave që në mbrëmje me sillnin për ofertë erën e fushave të natës.

Përshëndes nënën time, që jetonte në një pasqyrë dhe kishte fytyrën time të pleqërisë. Dhe përshëndes tokën, dëshirën e saj përvëluese që përsërit e mbush me fara të gjelbra mitrën e saj të përflakur, po, e përshëndes e përshëndes përsëri.

Erdha, erdha, erdha, me flokët e mi, aromën që është nën tokë, dhe me sytë e mi, përvojën e errësirës së dendur. Me shkurret që grisa pyjet prapa murit.

Erdha, erdha, erdha, dhe pragu tejmbushet me dashuri dhe unë duke pritur ata që dashurojnë dhe vajza që ende është aty, në pragun tejmbushur me dashuri, unë e përshëndes përsëri.


Comments


FOLLOW ME

© 2023 by Samanta Jonse. Proudly created with Wix.com

bottom of page