Perkthime nga Edlira Jorgji Doko
- Peter Handke
- 3 ago 2016
- Tempo di lettura: 2 min

LAVDI FEMIJERISE -Peter Handke
Kur femija ishte femi, ecte me krahet ne rrotullim, donte qe perroi te ishte lume, lumi nje rrjedhe e fuqishme e kete pellg det.
Kur femija ishte femi, nuk dinte qe ishte femi, per te gjithcka kishte nje shpirt e gjithe shpirtrat ishin nje gjith' nje.
Kur femija ishte femi nuk kishte mendime per asgje, nuk kishte zakone ulej gjithmone kembkryq, e papritamas vraponte, kishte nje vorbull mes flokesh e nuk bente poze prej fotografi.
Kur femija ishte femi, ishte epoka e ketyre pyetjeve: pse une jam une, e pse nuk je ti? pse jam ketu, e pse nuk jam atje? kur fillon koha, dhe ku mbaron hapsira? jeta nen diell eshte vetem nje enderr? nuk eshte vetem pamja e nje bote perpara botes ate qe shikoj, degjoj e ndjej ? ekziston e keqja e ekzistojne njerezit e keqinj? si mund te jete qe une, jam une, qe nuk isha para se te behem, e qe, nje here, une, jam une, nuk do jem me ky qe jam?
Kur femija ishte femi, mbytej me spinaq, bizele, oriz me qumesht, e me lulelaker te zier, e tani ha te gjitha, e jo vetem per nevoje.
Kur femija ishte femije, njehere u zgjua ne nje shtrat te huaj, e tani kjo i ndodh perseri dhe perseri. Shume njerez i dukeshin te bukur, e tani i ndodh ne raste te rralla e me fat.
Emagjinonte qarte parajsen, e tani nis disi te dyshoj, nuk mund te perfytyronte hicin, e sot ka frike idene.
Kur nje femije ishte femi, luante me entuziazem, e, tani, eshte zhytur ne te si atehere, por vetem kur kjo eshte puna e tij.
Kur femija ishte femi, per t'u ushyer mjaftonte buke e molle, e eshte perseri keshtu.
Kur femija ishte femi, manaferrat i binin nga duart ashtu si bien manaferrat, e eshte perseri keshtu, arrat e fresketa i irritonin gjuhen, e eshte perseri keshtu, ne cdo mal, ndjente nostalgji per nje mal me te larte, e ne cdo qytet, ndjente nostalgji per nje qytet me te madh, e eshte perseri keshtu, ne majen e nje peme merrte qershite plot eufori, ashtu si sot, kishte frike para te huajve, e vazhdon ta kete, priste deboren e pare, e vazhdon ta pres.
Kur femija ishte femi, leshonte ne peme shkopin si nje shtize, qe ende vazhdon te dridhet.
Comentarios