top of page

caste-Edlira Jorgji Doko

  • Immagine del redattore: edlira jorgji doko
    edlira jorgji doko
  • 9 ago 2016
  • Tempo di lettura: 3 min

PROFETE..

E perseris fuqishem:me kerko per te ngrene, me kerko per te veshur, me kerko nje mendim me kerko te verteten, me kerko veshke, melci, se nuk hezitoj te jap. Vetem, mos grabit shpirt.

Verona me 9 gusht, 2016 10:28

*

Kam veshur njerez me dashuri, por e pamundur te heqin dore nga vesi.

* Sepse poezia eshte dashuri: qe rritet, ne mitren e zemres e fekondohet nga shpirti si dy trupa te rinj te etur per njeri-tjetrin, gjer ne shperthimin e pranveres, klithmen e qiellit mbarsjen e vjeshtes, lindjen e diellit ne kenge *

ja degjo, o miku im , degjo!

egoja ka dy medalje te them duhet te njohesh gjuhen e tyre: njera eshte fudulle e pavlere e tjetra eshte e vetedijshme.

te dyja i ndesha gjate udhetimit te dyja i desha, asnje nuk braktisa; por e para iku, mbytur ne heshtje dhe e dyta gjelberoi mes lisash.

e tani kur rrahe gjoksin fort e bej nga gezimi, e bej nga lumturia; c'te bej qe nuk mundem dot faj kane perendite, faj ka dashuria.

* Nje poezi nuk shpjegohet me fjale As kritiket nuk i japin ngjyren e forcen qe ka, Te mencur, ata qe e kuptojne e kendojne ne heshtje, me pasion, driten e shpirtin e saj.

(Nje poet i mire njeh veten dhe vlerat.Te tjeret presin komente e like e ese boshe.Ka diference te jesh e te duash te jesh.) *

NGA TY...

Nga ty dua nje dhimbje, e pak vargje me muzike, nje kenge, qe te ndez qiellin, Ta nise une me stuhite..

Per ate veshtrim qe me trondit, per ate zot, nuk ke te share, Oh, per syte e botes pa drite qe vec Zotit s' ke rival.

*

Une nuk shikoj syte e tu, i degjoj. Flas me sy. Aty ku je ti, jam une. Nje barometer ne shpirt, nje pasqyre ku takohemi te dy, gjersa zhiva te thyej retinen, e te filloj lufta, se dashuria divine fitohet me lufte. Verona me 7 gusht, 2016 19:39

*

Une nuk shikoj syte e tu, i degjoj. Flas me sy.Aty ku je ti, jam une. Nje barometer ne shpirt, nje pasqyre ku takohemi te dy, gjersa zhiva te thyej retinen, e te filloj lufta, se e gjithe dashuria hyjnore gjendet ne lufte.

*

Kur me pyet se sa shume me dashuron, une mbyll syte te shikoj qiellin ne pafundesi. Verona me 7 gusht, 2016 18:34

* E dije, une shikoj. Shikoj sy mbyllur. Atehere kur zemra, cmendet ne heshtje, ul qepallet, e te kerkoj ne shpirt. Te flas ne mendimet e medhaja, puth syte e tu, si ne enderr. Si ne enderr.

*

Ibrahimi nje djale shtat lis, bjond me sy deti, ecte kokeulur, pak i krusur, pa pershendetur njeri, mbushte uje ne burim, me nje bidon te vjeter, duke fershellyer nota kenge.

Me kujtohet fshati Beshisht, fshataret, te internuarit vinin e iknin si zogj shtegetar, qe punonin si buajt ne ara pa ngritur koken, dhe ndonje pergjues qe ndiqte me bisht te syrit edhe frymemarrjen, te klithte si lakuriqet ne muzgun e thelle.

Ibrahimi, me i riu nga grupi, si trendafili mes lulesh, mes fluturash, nuk ishte i padukshem para tyre, gjithnje i dashur, mbizoteronte embel e pa frike ne thellesite e shpirtit, perzier nga endrrat, gjer tutje ne ikjen e tij.

Po kush ishte ky engjell? Pse i cmendur?

Nuk e kuptova boten prej flake.

Kam ndjekur cdo hap, permes qiellit gri, mes zerave te tretur, megjithese kane kaluar shume vite, rrjedh nje mendim i qarte, ne ato shtepi perdhese mbi koder, qe u capit ne palce te trurit...

Vshtrimi i tij i brishte, ngulitur drejt horizontit, dhe ato duar te buta, qe u bene gjithe kallo, sot, kushedi nese ka fluturuar larg ererave e egra, ne diell.

Une isha shume e vogel por e mbaj ment, qytetarin delikat, djaloshin e huaj...

Verona me 10 gusht, 2016 21:33 *

Dhimbja eshte e verber te ben te ndihesh fajtor, por flet me gjuhen e zemres. ed I DASHUR Une nuk shikoj syte e tu, -i degjoj, flas me sy, aty ku je ti, jam une, nje barometer ne shpirt, nje pasqyre ku takohemi te dy, gjersa zhiva te thyej retinen, driten e zjarrit, te filloj lufta-dashuria hyjnore gjendet ne lufte... Verona me 7 gusht, 2016 19:39


Comments


FOLLOW ME

© 2023 by Samanta Jonse. Proudly created with Wix.com

bottom of page