LUFTOJ PER NJE PAKICE HYJNISH-Edlira Jorgji Doko
- edlira jorgji doko
- 12 mar 2016
- Tempo di lettura: 1 min

ABORT POETIK Te varrosesh nje simfoni shpirti nuk eshte kollaj..nuk eshte nje shetitje..nuk eshte zhytje ne det..nje rrokullisje mbi bar..te varrosesh nje simfoni me zera thellezash..me gurgullime kroi qe reshkasin neper damar..eshte vdekje vdekataresh..lot i gjalle..tmerr me sy hapur..te degjosh ulerima endrrash e te jesh pafuqi? me paaftesi reagimi? nje perqafim i fundit eshte tragjedi pafund dhe vuajtje, dhe dhimbje..funeral ..jua them une qe e kam provuar kete abort poetik dhe nuk dua te ndodh me.
LUFTOJ PER NJE PAKICE HYJNISH Luftoj per ate pakice njerezish te shendosh qe kane mbetur..per ata qe kane nje ndergjegje te paster..per ata qe kur flasin mbetesh ne mahni nga sinqeriteti..per ata qe nuk dine te perbuzin te varfrit, nje grua, nje femi, nje te moshuar..per ata qe kane jete dhe dine ta falin..per ata qe duan prinderit, fisin, atdheun..per ata qe dine te mbajne nje sekret..per ata qe dine te shtengojne duart..per ata qe kane paqe me veten..per ata qe kane dinjitet e fisnikeri..per ata qe dine vetem te dashurojne. Luftoj per nje pakice te vogel njerezore..ta shpetoj nga ligesia..luftoj me gjak per njerez me gjak..luftoj, do luftoj sa fymoj ne toke.
Comments